Deputeti nga radhët e LSDM-së, Ljupço Nikollovski thekson se Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni nuk kanë prezantuar asnjë masë të re për zhvillimin e bujqësisë në 100 ditët e para, nuk ka çmime të garantuara të blerjes dhe nuk paguhen rregullisht subvencionet. “Mungojnë idetë, nuk ka masa të reja, nuk ka çmime të garantuara për blerje, ka subvencione të parregullta, d.m.th. subvencionet nuk paguhen dhe kjo na kujton një kohë tjetër kur bëheshin lista dhe përzgjedhje partiake”, tha Nikollovski për “Sitel”. Në të njëjtën kohë Nikollovski theksoi se stafi i VMRO-DPMNE-së në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, tani ka…
Author: Hamdi Kumanova
MPB e Maqedonisë së Veriut njofton se dje (30.09.2024), në ora 09:55, në SPB Manastir është raportuar se në një shtëpi në fshatin Poeshevo, Manastir, është gjetur i vdekur S.K (75) nga Australia. “Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave të Manastirit, ndërsa grupi hetimor i Manastir ka kryer hetime. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet në njoftim.
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë i është përgjigjur menjëherë kërkesës së autoriteteve greke për ndihmë në shuarjen e zjarreve, që vijojnë prej tre ditësh në Xilocastro, Peloponez. Nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi do të angazhohen 30 zjarrfikës dhe 5 automjete zjarrfikëse nga Shqipëria. Efektivët zjarrfikës nga Shqipëria do të angazhohen në bazë të nevojave të paraqitura nga vendi fqinj dhe do të qëndrojnë aty deri në stabilizimin e situatës. Shqipëria, si anëtare e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile është përherë e gatshme të ndihmojë…
Shkollat , restorantet dhe dyqanet u mbyllën, dhjetëra mijëra ushtarë janë në gatishmëri dhe dhjetëra fluturime u anuluan ndërsa Tajvani po përgatitet për mbërritjen e super Tajfunit Krathon në bregdetin e tij perëndimor. Tajfuni, ekuivalent me një stuhi të kategorisë 4 me erëra të qëndrueshme prej 198 km ndodhet 236 kilometra në jug-juglindje të Kaohsiung, ku pritet të bjerë në tokë ditën e sotme. Rrezja e madhe e stuhisë prej 220 kilometrash do të thotë se skaji i saj i jashtëm ka prekur tashmë Pingtung, Taitung dhe Kaohsiung, me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta që godasin vijën bregdetare.…
Veriu i Shqipërisë bashkë me Rajonin e Vanit në Turqi rezultojnë të jenë më të varfrit në Europë, bazuar në treguesin e të ardhurave për frymë i matur nga fuqia blerëse në raport me mesataren e BE, referon Vjetari rajonal 2024 i Eurostat. Sipas Eurostat, fuqia blerëse në Rajonin e Veriut të Shqipërisë (Durrës, Dibër, Kukës, Lezhë dhe Shkodër) është sa 25% e mesatares së BE-së, duke lënë pas vetën Rajonin lindor të Vanit në Turqi me 24% të mesatares së BE. Konvergjencën më të madhe me nivelin ekonomik të BE e ka rajoni i Qendrës së vendit me qarqet…
Rastet e mashtrimeve me qëllim përfitimin e dobisë pasurore nuk janë të rralla në vendin tonë. Shumë herë kosovarët kanë rënë pre mashtruesve, të cilët u kanë premtuar ndihmë për t’i zgjidhur problemet e tyre. Për pasojë, japin qindra e mijëra euro, por në fund rezulton se janë vënë në lajthitje. Për një rast të tillë, Prokuroria Themelore në Prizren, kishte nisur hetimet pasi i dyshuari ishte denoncuar në janar për mashtrim. Media ka mësuar se i njëjti të martën është ndaluar me urdhër të Prokurorit, pasi në janar ishte arrestuar dhe pastaj ishte liruar. Që nga atëherë kishte një…
Rreth 341 mijë pensionistë nga sot pensionet do t’i marrin me 2.500 denarë rritje. Pensionistët vlerësojnë se kjo rritje për ata që kanë pensione të ulëta është e pamjaftueshme. Shteti, sipas tyre, duhet ta ndjek rritjen e çmimeve dhe në bazë të saj të bëjë rritjen e pensioneve. “Nuk e kam menduar, nuk e di, mund të jetë e mjaftueshme mund të mos jetë. Varet nga baza mbi të cilën është bërë rritja. Por, gjithsesi mendoj se duhet të jenë më të larta”, tha një qytetare. “Nuk është e mjaftueshme pasi inflacioni është i lartë. Nuk mund të blejë barna.…
Demokrati Tim Walz dhe republikani JD Vance, me pikëpamje thellësisht të kundërta për çështjet që e shqetësojnë Amerikën, shtrënguan duart mbrëmjen e së martës në debatin e vetëm të kandidatëve për postin e nënpresidentit ndërsa afrojnë zgjedhjet e 5 nëntorit. Demokrati Tim Walz dhe republikani JD Vance shprehën mospajtimet e tyre për krizën në Lindjen e Mesme, imigracionin, taksat, ndryshimet klimatike dhe energjinë. Gjysma e parë e debatit u shoqërua nga kundërshtitë politike dhe sulme të lehta personale. 60-vjeçari Tim Walz, guvernator i Minesotës dhe ish mësues i shkollës së mesme shprehu argumentet e tij përballë kundërshtarit republikan, 40-vjeçarit JD…
Të paktën tetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga sulmet ruse mbi rajonet ukrainase të Hersonit, Zaporizhjas dhe Sumyt më 1 tetor, kur Ukraina shënoi Ditën e Mbrojtësve mes një situate gjithnjë e më të vështirë në fushëbetejë në pjesën lindore të vendit, ku ofensiva e Moskës po bën përparime graduale. “Një sulm rus në Herson, pikërisht në qendër të qytetit. Deri tani, janë konfirmuar gjashtë vdekje”, shkroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në X, duke shtuar se gjashtë persona të tjerë u plagosën. Vdekjet u shkaktuan kur predhat ruse goditën një treg në qendër të…
Me datë 30.09.2024, në ora 15:40 në fshatin Vrapçisht të Gostivarit, punonjësit e policisë, kanë privuar nga liria personat Gj.M.(61), E.M.(30), M.M.(35), Xh.M.(56), N.M.(61), të gjithë nga fshati Vrapçisht, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të B.I.(41) gjykatës në Gjykatën Themelore në Gostivar, se rreth orës 15:00 në fshatin Vrapçisht të Gostivarit kanë penguar zyrtarët e gjykatës gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe i kanë sulmuar fizikisht.
Për dhjetë vitet e fundit numri i studentëve në vendin tonë është zvogëluar për 7.043, ose për 12 %, thuhet në hulumtimin e Qendrës për Komunikime Qytetare (QKQ). Rënie më të madhe prej 11.150 studentësh, pra për 22 %, ka në universitetet shtetërore. Për dallim nga kjo, ka 4.054 ose 56 % më shumë shumë studentë në universitetet private. Në institucionet e arsimit të lartë fetar ka 53 ose 20% më shumë studentë, transmeton Portalb.mk nga SDK. Numri i studentëve në vendin tonë ka arritur nivelin më të ulët në pandeminë e vitit 2020/21, në vetëm pak më shumë se…
Me datë 30.09.2024, në ora 21:00, në parkingun në rrugën ,,180” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin Gj.S.(37) nga Tetova për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse sipas nenit 80 të ligjit për armët.

