Author: Hamdi Kumanova

Iniciativa O2, reagon ndaj propozimit të Ministrisë së Transportit për ndryshimin e Ligjit për Planifikim Urbanistik, i cili është vendosur në seancë kuvendore për të hënën, me procedurë të shkurtuar Sipas njoftimit të ministrisë me të cilën udhëheqë Aleksandar Nikolloski, qëllimi kryesor i ligjit është që të thjeshtëzohen procedurat e miratimit të planeve urbanistike për ndërtimin e objekteve me interes publik siç janë çerdhet, shkollat, spitalet, objektet tjera për mbrojtje sociale dhe shëndetësore, por edhe garazhet në kate. “Vlerësojmë se është e pa tolerueshme për shkak të mungesës së kornizës ligjore, komunat dhe shteti të mos jenë në mundësi…

Lexo më Shumë

Më datë 10.08.2024, në ora 04:45, personi M.S. (38) nga Gostivari ka raportuar se në një objekt hotelierik përgjatë magjistrales Tetovë – Gostivar në afërsi të kryqëzimit të Negotinës, personi R.A. nga Haraçina e Shkupit, i cili ishte i shoqëruar nga një grua dhe ishin mysafirë në lokal, në një moment kanë dalë në oborr dhe më pas është kthyer dhe i ka kanosur me armë të pranishmit, me çka është larguar nga vendi i ngjarjes. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS

Lexo më Shumë

Një grua ka raportuar se një person e ka dhunuar nën kërcënimin e armës. Rasti sipas raportit të policisë raportohet të ketë ndodhur më 5-6 gusht. Hetimet nga policia për këtë rast kanë filluar. “Më datë 09.08.2024 viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, nën kërcënimin e armës e kishte dhunuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexo më Shumë

Në një paraqitje në emisionin “Vesti Plus” (Lajme Plus) në televizionin Kanal 5, Petrit Saraçini nga Instituti për Media dhe Analitikë IMA iu referua deklaratave të kryeministrit Mickoski lidhur me kërcënimet e pretenduara për destabilizimin e vendit. “Këto deklarata të kryeministrit, të përsëritura disa herë, se BDI planifikon të destabilizojë vendin, janë vërtet brengosëse. Por nëse është vërtet kështu, çfarë po bëjnë institucionet për këtë?… Nga zyra e presidentes, apo jo, kanë lëshuan kumtesë se ajo nuk ka ndërmend të mbledhë Këshillin e Sigurimit, opozita akuzoi se Këshilli i Sigurimit ishte nuk është formuar fare. Çfarë po bëjnë institucionet për…

Lexo më Shumë

Nga LSDM përmes një njoftimi thonë se Mickoski më çdo kusht është e vendosur që t’i vendosë njerëz të afër në funksione dhe kur kuptojnë se këto nuk kalojnë në opinion, i tërheqin emrat. “Falë presionit të LSDM-së dhe opinionit, edhe një kuadër si Afrona Vervizolli do të tërhiqet. Mickoski nuk do të heq dorë nga emërimi i këtyre kuadrove”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se për partinë e Mickoskit më e rëndësishme është përkatësia partiake dhe dëgjueshmëria se sa kualifikimet. “Kjo politikë i dekurajon qytetarët dhe profesionstët të cilët humbin besimin tek institucionet dhe kërkojnë punë jashtë vendit”, thonë…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski theksoi se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani patjetër duhej ti kalonte të gjitha procedurat e sigurisë në Aeroportin e Shkupit, pasi që po udhëtonte me një aeroplan komercial. “Është fakt se ka pasur një situatë edhe më parë ku presidentja e Kosovës ka reaguar se pse është dashur të kalojë kontrollin e sigurisë. Mirëpo, në atë moment askush nuk ndërmori asnjë iniciativë përveçse të tregonte se procedurat e sigurisë duhej të kalonin dhe kjo ishte e kryer. Ajo presidente gjatë çdo udhëtimi në aeroportin e Shkup nuk u la kurrë pa…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja e cila nuk e mbështet propozimin e BDI-së për veting ndërkombëtar pasi e vlerëson si manovër për ikje nga përgjegjësia, nuk e mbështet as iniciativën e partnerit qeveritar VLEN për amendamentin kushtetutës me të cilin do të parashikohej që veprat eventuale penale të kryera gjatë ushtrimit të detyrës të mos vjetërsohen kurrë. Sipas deputetit Bojan Stojanovski, në vend ekzistojnë mekanizma për luftimin e korrupsionit, por në të kaluarën nuk ka pasur vullnet politik. “Qëndrimi ynë është se me rregullativat ligjore ekzistuese dhe me kryqëzimin e bazave të të dhënave mund të luftohet kundër korrupsionit. Ajo që deri më tani…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski shprehet se si Qeveri fillimisht po e stabilizojnë shtetin dhe më pas të fillojnë ta zhvillojnë. “Kur do të mbyllen të gjitha birat ku dikush me vite ka vjedhur popullin, kur institucionet do të fillojnë të funksionojnë dhe kur krimi do ulet, atëherë të hyrat në shtet do të rriten”, shprehet Mickoski. Mickoski shtoi se Drejtoria e Doganave në muajin qershor ka shënuar rekord me 12 miliardë denarë. “Këto para do të investohen në çerdhe,rrugë dhe shëndetësi të mirëfilltë. Shumë lehtë mund të konkluohet se këto para kanë përfunduar në xhepat priva gjatë viteve të…

Lexo më Shumë

Më 09.08.2024, në orën 23:12, në SPB Manastir është raportuar se në rrugën rajonale Makedonski Brod – Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti të tipit “BMW” me targa të huaja, i drejtuar nga M.K. (23) nga Kërçova dhe një automjeti tjetër “Audi”, i drejtuar nga Gj.I. (40) nga Kërçova, si dhe katër automjete të parkuara: “BMW”, “Audi”, “Volkswagen Sharan” dhe “Opel”. Në aksident ka humbur jetën M.K., dhe vdekja është konstatuar në Spitalin e Qytetit të Kërçovës, ndërsa drejtuesi tjetër i “Audit” Gj.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ashtu si edhe katër pasagjerë të tjerë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes një brifingu me media bën të ditur se do të shkarkoj nga detyra të sapoemruaren Afrona Vërzivolli në pozitën e auditorit të fondeve IPA. Siç thuhet nga Qeveria shkarkimi do bëhet gjatë ditës së nesërme. “Gjithashtu theksojmë se është e nevojshme të drejtohet vëmendja ndaj abuzimeve të hapura të parave dhe fondeve të BE-së të vëna në dispozicion, të cilat kanë qenë të pranishme në periudhën e kaluar, dhe për të cilat ka një gjurmë dhe njoftim me shkrim nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF). të cilat për shkak të operacioneve të…

Lexo më Shumë