Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Author: Hamdi Kumanova
Oda Ekonomike dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore nuk kanë kurrëfarë detajesh për atë se si do të shpërndahen 250 milionë eurot e paralajmëruara nga Qeveria si kredi nga Hungaria, e që do të dedikohen për zhvillimin e bizneseve. Jozyrtarisht nga Odat thonë se ende nuk i dinë kriteret dhe as nëse do të jenë kredi për kompanitë apo diçka tjetër. Ata presin të informohen dhe më pas do të vendosin nëse do të aplikojnë, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk. Më 17 shtator të vitit 2024 Kuvendi e miratoi Ligjin për huamarrje nga ana Republikës së Maqedonisë së…
Zv.ministrini i kulturës ka njoftuar se sapo janë shpallur konkurset për mbeshtetje të projekteve për vitin 2025. “Të dashur punonjës dhe organizata kulturore, me kënaqësi ju njoftojmë se Ministria e Kulturës ka shpallur Konkurset Vjetore për projekte të interesit nacional për vitin 2025. I ftojmë të gjithë ata që punojnë në fushën e kulturës dhe artit të përfitojnë nga këto mundësi për financimin e projekteve tuaja dhe të kontribuoni në pasurimin e trashëgimisë sonë kulturore. Detajet për konkurset mund t’i gjeni në faqen tonë të internetit, në seksionin “Konkurse”. Presim me padurim idetë dhe projektet tuaja që do të pasurojnë…
“KORNIZA NEGOCIUESE PËR RMV DO TË MBETET E NJËJTË” Korniza e vetme negociuese evropiane për Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk do të prishet, sado që Viktor Orbán të ofrojë shërbimet e tij”, ka theksuar me vendosmëri eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev me rastin e ndarjes së Maqedonisë nga Shqipëria në rrugën për integrimin në BE. Ai përkujtoi se ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ka ikur në Hungari, dhe një pjesë e madhe e medias maqedonase “VMRO-DPMNE është në duart e hungarezëve dhe nuk është aspak miqësore ndaj Bullgarisë dhe nuk ka frymën e fqinjësisë së mirë”. Me rastin e propozimit të…
Ministria e Administratës Publike dha udhëzime për veprimet e institucioneve nga sektori publik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngrirjen e mjetit “balancues” gjatë punësimit në administratën publike “Në lidhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut U.Nr. 90/24, të datës 18 shtator 2024, Ministria e Administratës Publike dha udhëzime për veprimet e institucioneve të sektorit publik, të parashikuara në pikën 1 të këtij Vendimi, kumtuan sot nga Ministria. Nga aty theksojnë se procedura e nisur tashmë për punësim në institucionet e sektorit publik ndërpritet, nëse shpallja publike për punësim në një institucion të sektorit publik…
Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot u takua me ambasadoren e Kroacisë në Maqedoninë e Veriut, Nives Tigan Në takim, siç informon Ministria e Çështjeve Evropoiane, ata riafirmuan miqësinë e gjatë dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, poashtu shqyrtuan mundësitë e ardhshme për bashkëpunim dy palësh. “Të dyja palët theksuan rëndësinë e thellimit të partneritetit, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesë. Ministri Murtezani nënvizoi rolin e Kroacisë si partner kyç në zhvillimin e projekteve të përbashkëta dypalëshe, me theks të veçantë në negociatat e aderimit. Ai…
Analizat e fundit kanë treguar se Uji në Banjën e Tetovës është i pijshëm. Analizat janë bërë para 15 ditëve dhe nga Qendra për Shëndet Publik bëjnë të ditur se qytetarët mund të konsumojnë ujin për pije, por jo në sasi të madhe, respektivisht maksimum një deri në dy gota brenda ditës. Mjekët thonë se uji mineral nuk është zëvendësim në organizëm për ujin tjetër normal. “Udhëzimet tona janë se uji mineral nuk është zëvendësim në organizëm për ujin tjetër që e shfrytëzojmë çdo ditë. Kur uji mineral është në gjendje normale me të gjitha parametrat, rekomandimet tona janë se…
Komisioni Rregullator i Energjetikës Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,19 % në raport me vendimin e datës 23.9.2024. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 0,50 den/litër, ndërsa çmimi i Мazutit М-1 SU ulet për 0,155 den/kg dhe do të jetë 41,672 den/kg. Nga data 1.10.2024,…
Policia e Tetovës e ka vënë në pranga 28 vjeçarin L.J. i dyshuar se ditë më parë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi të mitur duke tentuar ta vrasë atë. Ngjarja ka ndodhur në një objekt biznesi familjar i të miturit në Reçicë. “Më datë 28 shator, pjesëtarë të policisë së SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin L.J. 28 vjeç nga Tetova, i cili paraprakisht, pra dy ditë më parë, është raportuar nga një i mitur se në punëtorinë e tij, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore me një mjet të mprehtë dhe në bazë…
Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se gjatë kontrollove të kryera javën e fundit, në një rast janë gjetur 5 celularë Iphone 16. Telefonat u kapën te një shtetas i RMV-së, që po kthehej me fluturimin nga Stambolli. “Janë kapur 5 telefona celularë Iphone 16 , të zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të bagazheve të udhëtimit të një shtetasi të Maqedonisë, i cili ka ardhur me fluturimin nga Stambolli. I pyetur nga doganierët nëse kishte diçka për të denoncuar për kontroll doganor, pasagjeri, i cili u paraqit për hyrje në vend në terminalin VIP, u përgjigj se po…
Pothuajse 200 trupa nga Forcat e reja Aleate të Reagimit (ARF) do të dislokohen në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, nga 30 shtatori deri më 16 tetor, për stërvitje që synojnë “gatishmërinë e tyre dhe mbështetje për KFOR-in”, shkruan REL/RFE. Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të dislokohen, që kur kjo forcë u krijua në korrik të vitit 2024. Në Kosovë do të dislokohen 50 trupa të Ekipit Operacional të Ndërlidhjes dhe Zbulimit (OLRT) të ARF-së, ndërkaq 150 të tjerë në Maqedoninë e Veriut. “Personeli i…
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, me një fjalim përshëndetës e hapi sot punëtorinë me temë: “Forcimi i mëtejmë i kapaciteteve për zbatimin efektiv të acquis-it në fushën e ndotjes industriale”. “Industria është një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik, por për fat të keq ajo lë pasoja të rënda në mjedis. Ndotja nga instalimet e mëdha industriale ndikon në ajrin që thithim, ujin që pimë dhe tokën që na ushqen. Prandaj, është detyra jonë t’i kontrollojmë këto ndikime dhe të promovojmë praktika më të pastra dhe më të qëndrueshme”, thekësoi…

