Author: Hamdi Kumanova

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot iu drejtua Forumit Ekonomik të Gruas – Ballkan 2024, i cili organizohet nga Asociacioni i grave menaxhere ELIT. Presidentja në fjalimin e saj theksoi se edhe pse progresi është evident, nuk duhet të jemi të kënaqur me atë që është arritur në fushën e barazisë gjinore. “Ne jemi të detyruar të vazhdojmë me përkushtimin për barazi të të drejtave jo vetëm de jure, por edhe de fakto, sepse të drejtat e grave janë të drejta të njeriut dhe shkalla e demokracisë vlerësohet përmes realizimit të tyre. Është veçanërisht e rëndësishme që të eliminohen barrierat për…

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se me datë 01.10.2024, në ora 15:10, në një objekt hoteliere në rrugën rajonale Tetovë-Zhelinë, punonjësit e policisë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personat N.L.(53),A.K.(50) të dy nga Kumanova dhe J.E. (37) nga Tetova. Ata në orën 14.00 në SPB Tetovë, kanë qenë të raportuar nga një 67 vjeçar nga Tetova se duke e kërcënuar atë dhe të afërmit e tij kanë tentuar t’i zhvatin paratë që goja se i kishte borxh. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Fronti Europian sot ka nisur fushatën opozitare me konferencën: 100 ditë skandale, nënçmime, poshtërsime, dështime. Kryetari i Lëvizjes Populli – pjesë e Frontit Europian Skender Rexhepi Zejdi tha se kjo qeveri ka deshqiptarizuar institucionet. “I pritshëm, sepse kjo qeveri nuk merret me çështje të rëndësishme, por po prek cështjet shqiptare, prek balacuesin I cili ka realizuar mbi 30 mijë punësime shqiptare në shtet, larguan qindra shqiptarë nga puna, deshqiptarizuan institucionet, penguan Korridorin 8, largaun drejtorët ekonomike nëpër institucionet shëndetësore, e tashme merren edhe me gjuhën shqipe në Gjykatën Kushetetuese. VLEN po e jetëson këtë rregullore të VMRO-se, u futën në…

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në konferencën e sotme për shtyp bëri të ditur se Fronti Europian nuk është i interesuar që të jetë pjesë e kësaj qeverie, sepse siç u shpreh ai, Fronti Europian nuk është gomë rezervë e askujt. Ahmeti madje tha se shqiptarët dhe komunitetet tjera nuk e meritojnë të jenë të nënçmuar dhe të përbuzur, shkruan Alsat. “Shqiptarët në RMV janë subjekt dhe jo objekt. Për të qenë më të hapur dhe më të kuptueshëm për të gjithë qytetarët që na dëgjojnë e na vëzhgojnë, shqiptarët janë subjekt sepse janë të organizuar përfaqësojnë me ndërgjegje dhe…

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se me datë 01.10.2024 në SPB Tetovë,personi A.B. (54) nga fshati Simnicë eGostivarit, ka raportuar se nga oborri i pronës së tij, i është marrë kali me të cilin kishin bartur dru, pas së cilës e kanë kthyer në vendin e mëparshëm në gjendje shumë të keqe dhe me lëndime trupore.  Me autorizim të prokurorit publik, ekipi inspektues nga DPB Gostivar dhe një veteriner i autorizuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë Gostivar kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Arijanit Hoxha tha mes tjerash se koalicioni VLEN ministrinë që duhej të kujdesej për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit e kanë lënë në dorë të Stoillkoviçit. “Më e keqja nga të gjitha, lejuan që ministrinë e vetme që duhej të kujdesej për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit e lanë në dorë të Stoillkoviçit, me ideologji putiniste dhe me deklarime të hapura anti-shqiptare. Janë me mijëra gabime që i këto i kanë bërë në këto 100 ditë, por çka është më e keqja me vazalitetin e tyre po burrërojnë nacionalizmin maqedonas që po lejon deshqiptarizimin e institucioneve shtetërore”, tha Arjanit Hoxha…

Lexo më Shumë

Deputetja e koalicionit VLEN në një dalje për media foli edhe për procesin e mbylljes së kazinove online. Imeri tha se tani për tani në proces është mbyllja e kazinove online, por shtoi se së shpejti do të ketë veprim edhe për kreditë e shpejta. “Në proces të tanishëm janë mbyllja e kazinove online, kurse për kreditë e shpejta, edhe për ato do të kemi së shpejti veprim”, tha Saranda Imer nga koalicioni VLEN.

Lexo më Shumë

Abdush Demiri do të jetë nënkryetar i ri i Komisionit Shtëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Kuvendi sot e zgjodhi atë me shumicë votash prej 74 votash në pozitën e nënkryetarit. Përbërja e re KSHZ ndryshoi pas rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare, ndërsa Demiri ishte anëtar i KSHZ si përfaqësues i koalicionit VLEN. Demiri në të kaluarën ka ushtruar detyrën edhe të drejtorit të Agjencisë për punësim.(INA)

Lexo më Shumë

Fronti Europian sot ka mbajtur konferencë për shtyp, në të cilën siç theksuan, kanë shpalosur dështimet në 100 ditët e para të qeverisë së re. Kryetari i ASH-së që është pjesë e këtij koalicioni, Ziadin Sela, në fjalimin e tij tha se koalicioni VLEN është vendosur në shërbim të OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoski. Ai theksoi se Fronti Europian do të mbrojë demokracinë e vendit, duke shtuar “protestat nuk janë destabilizim, por mjet demokratik”. “Nëse do t’i konsideronim kundërshtarë politik, do t’iu gëzoheshim dështimeve të tyre, por i konsiderojmë njerëz të një gjuhe dhe gjaku dhe nuk mund t’iu gëzohemi dështimeve…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor zhvillon seancë me gjashtë pika të rendit të ditës. Anëtarët e Këshillit Gjyqësor fillimisht do të vendosin për kërkesën për dërgim të përkohshëm të gjykatësit për të kryer funksionin gjyqësor në gjykatë tjetër dhe më pas si pikë e dytë e rendit të ditës është shqyrtimi i raportit të Entit Shtetëror të Revizionit. Në seancën e sotme do të debatohet për miratimin e ndryshimit të rregullores së këshillit gjyqësor dhe do të vendoset pas njoftimit të Komisionit për gjendjen faktike të konstatuar pas kërkesës për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësit, përkatësisht kryetarit të gjykatës. Si pikë e pestë…

Lexo më Shumë

Partia opozitare e LSDM-s, thotë se në 100 ditët e para të qeverisë paga mesatare është ulur për 1000 denarë. Sipas kësaj partie, ky është rezultat i politikës së gabuar ekonomike të qeverisë aktuale të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së. “Qeveria nuk e realizoi as premtimin për pagën minimale, duke treguar se nuk i intereson për punëtorët. Mësimdhënësit dhe edukatorët, kanë marrë rritje vetëm prej 0.7 për qind në vend të 12 për qind. Kjo tregon një degradim të plotë të punëtorëve dhe dinjitetit të tyre. Qeveria e Mickoskit nuk arriti t’i mbrojë qytetarët nga çmimet e larta. Masat janë të vonuara…

Lexo më Shumë

Partitë e Frontit Evropian sot po mbajnë takim në Shkup për 100 ditëshin e qeverisjes nën moton “100 ditë, dështime, skandale dhe nënçmime”. Ndërkohë Rafis Aliti nga BDI mbrëmë në Alsat kritikoi ashpër qasjen e qeverisë së re VMRO-DPMNE-VLEN. Aliti, tha se ata janë të gatshëm që me gjithçka ta mbrojnë legjitimitetin e shqiptarëve. I pyetur se çfarë nënkuptoj me gjithçka. Aliti tha se nuk përjashtohen protestat apo padëgjueshmëria qytetare. /Alsat.mk

Lexo më Shumë