Partia opozitare e LSDM-s, thotë se në 100 ditët e para të qeverisë paga mesatare është ulur për 1000 denarë. Sipas kësaj partie, ky është rezultat i politikës së gabuar ekonomike të qeverisë aktuale të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së. “Qeveria nuk e realizoi as premtimin për pagën minimale, duke treguar se nuk i intereson për punëtorët. Mësimdhënësit dhe edukatorët, kanë marrë rritje vetëm prej 0.7 për qind në vend të 12 për qind. Kjo tregon një degradim të plotë të punëtorëve dhe dinjitetit të tyre. Qeveria e Mickoskit nuk arriti t’i mbrojë qytetarët nga çmimet e larta. Masat janë të vonuara dhe pa efekt, ndërsa interesi i tregtarëve duket se është më i rëndësishëm se interesi i qytetarëve” thuhet në reagimin e LSDM-së. /Alsat.mk
Data 07.10.2026
Aktuale
- Bashkëpunoi me SPAK kundër Ballukut/ Flet Babai i zyrtares së Ministrisë së Infrastrukturës: Presione dhe kërcënime pas dëshmisë në Prokurori, vjet i vrau veten burri
- Thirrje për drejtësi: Organizatori i protestave kërkon lirimin e veteranëve të arrestuar
- Një presidenteshe me katër fëmijë: Zbuloni anët e panjohura të Justina Shiroka Pulës
- Kërcënime me jetë nga të fortët, dëshmia e vartëses që “nxin” Belinda Ballukun
- Presidentja e Maqedonisë së Veriut pranon kredencialet e ambasadorit të ri të Turqisë në Shkup
- Rreziku i sulmeve kibernetike: Të dhënat e 850 mijë anëtarëve të kishave në Korenë e Jugut në rrezik
- Krijimi i institucioneve të Kosovës: Një hap përpara pas inaugurimit të presidentes
- Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi ribalancin e ri të buxhetit për vitin 2026



