Author: Hamdi Kumanova

Një incident zjarri ka ndodhur në afërsi të Aeroportit të Prishtinës gjatë mesnate. Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Gashi tha se nga ky zjarr, janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi. Në këtë rast, është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. “Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi. Në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet…

Lexo më Shumë

Në panel diskutimin e mbajtur sot, në shënimin e ditës së nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, organizatori dhe nikoqiri Izet Mexhiti në cilësinë e zv Kryeministrit të parë mes tjerash tha: “Një tjetër problem i rëndësishëm i decentralizimit është arsimi. Përskaj faktit se është një nga kompetencat më të decentralizuara, rezultatet nga matjet që bëjnë organizatat relevante për cilësinë në arsim nuk janë shpresëdhënëse. Matjet e fundit të PISA-s flasin për ngecje të nxënësve në lexim, matematikë si dhe në kreacion dhe inovacion, krahasuar me mesataren e vendeve të OECD-s. Ky është një alarm që seriozisht duhet të meret në…

Lexo më Shumë

Me datë 12.08.2024, në ora 14:00 në Veles, punonjësit e policisë së Sektorit për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve në SPB Veles, i kanë hequr lirinë H.M (47) dhe Z.B. Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në banesën ku banonte H.M dhe në të cilën u gjetën edhe Z.B., u gjetën dhe u konfiskuan 31 pako me lëndë pluhuri. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse.

Lexo më Shumë

Ne nuk mund të rrimë duke u marrë vesh pafundësisht, ka ardhur koha që marrëveshjet e arritura të kthehen në bazë për modernizimin dhe europianizimin e shtetit, këtë e tha mes tjerash sot zv/kryeministri Izet Mexhiti në panel diskutimin për 23-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Mexhiti thotë se ditëve të fundit është ringjallur tema e MO-së, për siç thotë ai, instrument për manipulimin e opinionit. “Marrëveshja e Ohrit është marrëveshje për shtetin, nuk është marrëveshje për pjesëmarrjen në pushtet të një partie politike përjetësisht. Periudha para nesh do të jetë periudhë që do të hapim një etap të re të…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj vëllait të tij si dhe ka shkaktuar dëme materiale në shtëpi. I dyshuari po ashtu thuhet se është përdorues i substancave narkotike. “Pejë 11.08.2024 – NN. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar, që është përdorues i substancave narkotike vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij si dhe ka shkaktuar dëme nëpër shtëpi”, thuhet në njoftim. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Një qytetar që punon si kamarier në një lokal në Gjirin e Shën Andreut në Shqipëri, ka ndarë një histori që i ka bërë shumë përshtypje. Sot në mëngjes, ai gjeti një letër të shkruar nga një klient nga Kosova, i cili kishte marrë pije nga frigoriferi i lokalit, kur e gjeti atë të mbyllur, njofton JOQ Albania. Klienti ka lënë pagesën 100 euro së bashku me një letër falënderimi për ambientin e këndshëm. Kamarieri, i prekur nga ky gjest, kërkon të gjejë personin që e ka lënë këtë mesazh për t’i shprehur mirënjohjen e tij. Download Nulled WordPress ThemesDownload…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje (12.08.2024) në ora 21:00 në fshatin Kanatlarci, Prilep, është arrestuar personi H.M, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës “shkaktim i zjarrit pyjor”. “Ai dyshohet se rreth orës 19:00 në vendin e quajtur “Koria” në hyrjen e fshatit Kanatlarci ka shkaktuar zjarr. Zjarri është shuar nga ekuipazhi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes Prilep dhe nuk ka persona të lënduar”. “Personi është ndaluar në stacionin policor dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk ka publikuar video nga ndërtimi i autostradës së shpejtë Gradsko – Drenovë dhe paralajmëroi përfundimin e saj deri në fund të këtij viti. “Me këtë video nga rruga Gradsko – Drenovë po fusim një dinamikë të re pune. Me punë dhe organizim të mirë deri në Vitin e Ri do të mundësohet vozitja në këtë rrugë ekspres e cila do të shkurtojë udhëtimin nga Manastiri dhe Prilepi për në Shkup, Gjevgjeli dhe Selanik”, paralajmëroi ministri Nikoloski.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsej 37 zjarre në ambiente të hapura në të gjithë vendin. Prej tyre 10 janë aktive, gjashtë nën kontroll dhe 21 janë shuar, njoftoi paraditen e sotme Qendra për Menaxhimin e Krizave (QKK). Sipas njoftimit, zjarr aktiv ka në komunën e Makedonski Brodit, ku digjet një pyll me pisha. Në komunën e Pehçevës, në territorin e fshatit Negrevë, digjet pyll i përzier, ndërsa në komunën e Novacit po digjet bimësi e ulët. Nga zjarret që janë vënë nën kontroll, njëri është në TEC “Negotinë”, ku digjet bar i thatë, si dhe zjarret në disa…

Lexo më Shumë

Në Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollksi” në Shkup sot në solemnitet do të promovohen ofiicerë dhe nënoficerë në Armatën e Maqedonisë së Veriut. “Në solemnitet do të promovohen klasa e 24-të e kadetëve në gradën nëntoger, dëgjues të Kursit për oficerë të shërbimeve në aktin fillestar të oficerit dhe dëgjues të kursit themelor për nënoficerë në gradën rreshter”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Siç paralajmëroi, fjalim në ngjarje do të kenë presidentja e shtetit dhe komandante supreme e Armatës, Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe dekani i Akademisë ushtarake, nënkoloneli mitko Bogdanovski. Në ceremoni do të marrin pjesë shefi…

Lexo më Shumë

Niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta mbetet aktiv edhe sot dhe nesër ku nën ndikimin e masës ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, moti do të jetë veçanërisht i nxehtë dhe temperaturat ditore do të tejkalojnë 40 gradë. Në Shkup temperatura maksimale do të arrijë deri në 41 gradë Celsius. Sipas parashikimit të DPHM, moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 23 gradë, ndërsa…

Lexo më Shumë