Ish-deputeti nga radhët e `Të Gjelbërve` në Parlamentin Evropian (PE), Reinhard Butikofer, ka kritikuar qasjen e shteteve perëndimore ndaj Kosovës. Ai i ka cilësuar gabim veprimet e tyre ndaj Kosovës. Bütikofer ka vlerësuar inkurajuese pjesëmarrjen e Kurtit në Forumin Varshavës me temë ‘Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian’. “Për të ftuar Albin Kurtin për adresim ishte një hap i mirë, i guximshëm dhe i domosdoshëm, duke sinjalizuar qartë se sa gabim është Quint në ostracizmin e tyre ndaj Kosovës”, ka shkruar ai në ‘X’.
Author: Hamdi Kumanova
Aksioni simbolik i cili ishte paraparë të zhvillohet sot në përkrahje të punëtorëve teknike të Kuvendit, të cilat janë në grevë me kërkesën për rritje pagash, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist është bojkotuar nga mediat që ishin prezente, kjo për shkak të sjelljes së kolektivit me Policinë e Kosovës, po ashtu edhe për shkak të mos përkrahjes së këtij aksioni nga Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat ndaj këtij aksionit. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një diskutim me një nga pjesëtaret e Kolektivit u shpreh se ‘nuk mund të mbështetësh…
Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama është paraqitur këtë të enjte në ambientet e QSUT, ku raportohet se i është nënshtruar një operacioni në hernie, një problem që kryeministri e ka raportuar edhe më herët. Mësohet se Rama po operohet nga doktori Arben Gjata, teksa disa kohë më parë kreu i qeverisë iu nënshtrua një tjetër operacioni për heqjen e apendicitit. Rama paralajmëroi në fund të gushtit se do të operohet sërish për shkak të një problemi shëndetësor. Gjatë një vizite në QSUT, ku u përurua spitali ditor, Rama tha se do të paraqitet sërish si pacient, pasi duhet…
Në një tjetër “listë të zezë” të Moskës zyrtare u gjet Maqedonia e Veriutsë bashku me 47 vende të tjera, për shkak të të ashtuquajturave “qëndrime shkatërruese që kundërshtojnë vlerat shpirtërore dhe morale ruse”. Analistët vendas nuk janë të befasuar nga politika e Kremlinit, shkruan Zëri i Amerikës, transmeton Portalb.mk. Bëhet fjalë për të njëjtat vende që Kremlini i shpalli armiqësore dy vjet më parë. Të gjithë këta janë anëtarë të NATO-s dhe BE-së, me përjashtim të Turqisë, Hungarisë dhe Sllovakisë. “Bëhet fjalë për një listë me të cilën rusët duan të mbrojnë vlerat e tyre, vlerat e tyre shpirtërore…
“Kryetari aktual i LSDM-së, Venko Filipçe, në kohën kur ishte ministër i Shëndetësisë, nuk bëri asgjë përveç fatkeqësive. Kjo ishte veçanërisht e dukshme në epideminë e koronës kur ai ishte i interesuar vetëm për tenderë”, thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas partisë në pushtet, Filipçe gjatë mandatit të tij ka qenë vazhdimisht i interesuar vetëm për tenderë. “Nuk kishte asgjë për ministrinë e tij përveç tenderëve të dyshimtë, korrupsionit dhe krimit. Që kur Filipçe u ul në karrigen ministrore më 25 dhjetor 2017, nga Ministria e Shëndetësisë janë transferuar 7 milionë euro dhe objektet shëndetësore në Maqedoni kanë përfunduar në llogarinë e…
Policia ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dytë i dyshuar për dhunimin e një të miture në Suharekë më 26 shtator. Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin e dytë. Kurse i dyshuari i parë ishte arrestuar menjëherë. “Me 02.10.2024 lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Zjarri që ka rënë mëngjesin e djeshëm në një objekt banesor në Çair është ende aktiv, njofton QMK. Lufta e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit në dhomat e bodrumit ka zgjatur gjatë gjithë natës. Në ndihmë është thirrur edhe një automjet special zjarrfikës i Ushtrisë. Shuarja e zjarrit ka qenë e vështirë për shkak të sasisë së madhe të tymit dhe temperaturës së lartë në bodrumet ku ruhej një sasi e madhe materialesh të ndezshme. Shtretër, kova, pjata plastike, gota, lodra, tenxhere, të gjitha vetëm një pjesë e sendeve që ndodheshin në magazinë e përfshirë nga flakët. Plastika e…
Salla e sportelit të djegur në objektin qendror të Postës së Maqedonisë në Shkup do të rinovohet dhe do të ketë qëllim multifunksional. Këtë e bëri të ditur dje ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov. Këtë vendim e ka marrë Qeveria në kuadër të përgatitjes për nevojat e Shkupit – “Kryeqyteti i Kulturës Evropiane” për vitin 2028, transmeton Portalb.mk. Renovimi dhe ripërdorimi i kësaj pjese të ndërtesës së Postës, siç tha Lutkov, është diskutuar në disa raste me ish-ambasadorin evropian David Geer para largimit të tij nga detyra. “Kemi folur disa herë, sepse për shtatë vite ka pasur tendencë…
Kur BDI dhe satelitët e saj flasin për folklorizëm dhe patriotizëm të rrejshëm, gjithmonë është e vërteta ajo që i godet në fytyrë, thuhet në komunikatën e VLEN-it. Sipas tyre, e vërteta është një! “Ramiz Merko, nga listat e zeza amerikane si mik dhe veteran i klikës së BDI-së, ia kujton Ali Ahmetit dhe Zijadin Selës se korrupsioni ishte shtylla e qeverisjes së tyre 22-vjeçare. Kur Ahmeti flet për vetingun, ia kujtojmë se kuadri i tij shumëvjeçar, Ixhet Memeti, është pikërisht ai që i bëri veting partisë së tij përmes marrëveshjes me prokurorinë abaziane. Kur flet për gjuhën shqipe, ia…
Aksidenti ka ndodhur në një përplasje të drejtpërdrejtë në mes të një automjeti të udhëtarëve “Toyota” me targa të Prilepit që ka qenë duke lëvizur në drejtim të Manastirit dhe një kamion që ka qenë në drejtim të Prilepit. Ekipet e Zjarrfikëses janë ende në përpjekje për të shuar zjarrin, pasi automjetet kanë marrë flakë gjatë përplasjes. Sipas informacioneve fillestare nga shefi i Mjekësisë Emergjente nga Prilepi, për aksidentin e kanë pranuar rreth orës 07:45 dhe në vendngjarje është konstatuar vdekja e dy personave nga Prilepi, ndërsa shoferi i kamioni është plagosur. Ekipet e policisë dhe prokurorisë themelore publike ende…
29 vjet më parë më 3 tetor u bë atentati ndaj presidentit të parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, Kiro Gligorov, i cili mbijetoi me lëndime të rënda në kokë. Në vendin e atentatit humbi jetën shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa truproja e Gligorovit, Ilço Teovski u plagos. Si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën edhe kalimtari Hristo Hristomanov, ndërsa të lënduar kanë mbetur edhe Klime Korobar dhe Jovan Atanasovski. Nga hetimet u konstatua se atentati ishte i përgatitur dhe i organizuar mirë. Nuk dihet se kush qëndron pas atentatit, ndërsa procedura hetimore ndaj një autori të panjohur…
Mbrojtja ajrore ukrainase mëngjesin e 3 tetorit ka rrëzuar rreth 15 dronë rusë mbi Kiev, tha Serhiy Poko, kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas. Copëzat e dronëve të rrëzuan ranë në një qark të Kievit, por sipas Popko, nuk shkaktuan viktima apo dëme materiale. Sulmet ruse ndaj Kievit zgjatën të paktën pesë orë, sipas autoriteteve ukrainase. Ndaras, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kanë neutralizuar dronë rusë edhe në rajonet e Çernihivit, Poltavës, Çerkasit, Sumit dhe Vinitsjas. Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërkaq, tha se 113 dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës mbi rajonet e Belgorodit, Voronezhit, Kurskut dhe…

