MPB ka njoftuar se me datë 02.10.2024 në ora 11:00 në NJPGrupçin, personi E.K (34) nga një fshat i Tetovës ka raportuar se rreth orës 09:00 para shtëpisë së fqinjëve të saj ka vërejtur se fëmijët e tyre kanë mbetur jashtë dhe në një bisedë me të, fqinja i ka kërkuar që të telefonojë Qendrën për Çështje Sociale për t’u kujdesur për fëmijët. Fëmijët janë pranuar dhe përkujdesur nga ekipi i Qendrës për ndihmë sociale në Tetovë. Është kryer këqyrja dhe po merren masat për zbardhjen e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka iniciuar procedurë kundër një 29 vjeçari nga fshati Cerovë i cili dyshohet se ka kryer vepër penale ndaj të mituriës të lindur në vitin 2007, keqpërdorimi i të dhënave personale nga neni 144 paragrafi 2, si dhe ngacmimi seksual nga neni 190a paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Në disa raste, përmes një rrjeti social, e ka kontaktuar viktimën, ka publikuar fotot e saj të shoqëruara me tekst me përmbajtje vulgare dhe të pahijshme, ka dërguar mesazhe të turpshme që i kanë dëmtuar nderin dhe reputacionin e saj dhe i kanë shkaktuar ndjenjën…
Deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska thotë se nuk do të heq dorë nga ligji për “branitellat”. Ajo në një intervistë për Alsat u shpreh e bindur se ky ligj do të kalojë. Petrovska si propozuese, thotë se në këtë ligj, nuk mund të përfshihen pjesëtarët e UÇK-së, pasi ligji është ekskluzivisht për të drejtat e forcave të sigurisë së shtetit. “Sepse ky ligj vetë me vete e tregon përmbajtjen, I përfshin të drejtat e pjesëtarëve të forcave të sigurisë. Ky ligj nuk është vetëm për konfliktin e vitit 2001, Nuk bëhet fjalë për të drejtë të re, unë tani nuk…
MPB ka njoftuar se me datë02.10.2024, në ora 15:30, në Bogovinë të Tetovës, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Kamnjanit arrestuan E.B. (37) nga Bogovina, i cili kërkohej me urdhër-arrest për vuajtje të dënimit me burg. Personi u dërgua në Institucionin Penalo-Korrektues të Burgut të Tetovës për të vuajtur dënimin.
Anëtarja e NATO-s, Rumania, i ka dhuruar Ukrainës një sistem të mbrojtjes ajrore, Patriot më 3 tetor, thanë zyrtarët e të dyja shteteve fqinje. “E falënderoj çdo shtet që na ndihmon ne me mbrojtje ajrore. Një falënderim të veçantë për Rumaninë për sistemin Patriot. Së bashku mund të arrijmë efikasitet më të madh, ne mund t’i japim fund terrorit rus, duke rrëzuar bashkërisht dronët Shahed dhe raketat”, shkroi në X presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ndërkaq, Ministria rumune e Mbrojtjes konfirmoi për Radion Evropa e Lirës e sistemi Patriot është dërguar në Ukrainë. “Mund të konfirmojmë se sistemi Patriot është dërguar…
Ministri i Drejtësisë Igor Filkov ka zhvilluar takim me ambasadorin e Francës Christof Le Rigoller, ku është biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e drejtësisë, projektet dhe agjendën e reformave, transmeton Portalb.mk. Nga atje thonë se ambasadori Rigoller përshëndeti planet e ministrit për reforma dhe shprehu gatishmërinë e Francës për të ndihmuar në të gjitha proceset me asistencë të ndryshme, përfshirë asistencën e ekspertëve, në mënyrë që të përgatitet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, ministri Filkov informoi se nga 16 shtatori ka filluar angazhimi i ekspertes franceze, Cecilia Maronier, e cila ka përvojë të madhe…
Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi sot se viti i ardhshëm do të jetë sfidues në pjesën e energjetikës sepse pret rritje të çmimit të energjisë elektrike në bursat në Evropë për shkak të ngjarjeve në Ukrainë. Thotë se si shtet jemi të gatshëm dhe do të përgjigjemi në të gjitha sfidat “Kam ndjenjën se ky dimër do të jetë mjaft sfidues jo për shkak të temperaturave, por për shkak të situatës që po ndodh në Ukrainë ku sistemi elektrik është shkatërruar plotësisht dhe Ukraina po merr energji nga Evropa që do të thotë se do të rrisë çmimin e energjisë…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka hedhur poshtë zërat se kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka braktisur Frontin Europian. Sipas tij Menduh Thaçi nuk ishte dje prezent në konferencën e Frontit Europian për shkak të angazhimeve të tjera, shkruan Alsat. “Ka pas angazhime të tjera, kam fol edhe para takimit, edhe mbas takimit. Zoti Thaçi është në linjë me Frontin Evropian, nuk ka asnjë dilemë. Po tani për të plotësuar humbjet, dështimet pjesa qeveritare kapen pas gjerave terciare, nuk ka asgjë”, tha Ahmeti. /Alsat.mk
Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet diskutimi publik për kërkesën e liderit të partisë E Majta, Dimitar Apasiev për diskriminim në bazë të përkatësisë politike nga ish kryeparlamentari i Kuvendit Talat Xhaferi, pasi ka hedhur poshtë kërkesën e tij që qytetarët të deklarohen në referendum për propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë në rrugën Evropiane. Kërkesa është dorëzuar në dhjetor të vitit 2022. Apasiev, në fjalën para gjykatës tha se Xhaferi e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar dhe e ka penguar që ta realizojë të drejtën e garantuar kushtetuese të veprimit politik. Xhaferi nga ana tjetër tha se…
-Ta provojmë humorin se si do të dalë, tha Ali Ahmeti në përgjigje ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili thirrjet e Ahmetit për veting i cilësoi si “humor i mirë”, përcjell TV21. Ahmeti tha se ligji është propozuar para 4 vjetëve, dhe bëri thirrje që vetingu të bëhet me pjesëmarrje të Brukselit dhe Uashingtonit. “Ta shohim humorin se si do të shkojë. Filma të Hollivudit nuk bëjë unë këtu, dhe nuk jam skenarist i Hollivudit. Le të urdhërojnë, i bëjmë të gjitha”, tha mes tjerash Ahmeti, i cili përveç vetingut, kërkon që të hetohet edhe privatizimi që nga…
Në fund të shtatorit, forcat ukrainase rimorën uzinën kimike Volchansky në Vovchansk, në rajonin e Kharkiv, një vend strategjik i përdorur më parë nga trupat ruse për operacione taktike përgjatë lumit Vovça. Vovchansk është një qytet i sulmuar rreth 60 kilometra (37 milje) në verilindje të Kharkivit që ka parë beteja të rënda që kur Rusia nisi një ofensivë të re në këtë zonë në maj. Ndërkohë që fillimisht po fitonte terren, ofensiva ruse në rajonin verior të Kharkiv-it është bllokuar shpejt , me trupat ruse që thuhet se kanë pësuar humbje të mëdha. Dhe siç ndodh zakonisht, një humbje…
Një kometë tjetër i shtohet listës së objekteve ndriçuese në qiell në muajin Tetor. E zbuluar para disa ditësh dhe ende jo e zyrtarizuar, A11bP71 duket se do të japë spektakël në qiell, ndoshta me të njëjtin shkëlqim që ndriçoi LoveJoy në Krishtlindjen 2011. Sikurse kjo e fundit, edhe kometa A11 i përket së njëjtës familje të kometave Kreutz, që kanë lindur nga fragmentimi i një komete mëmë rreth 1000 vjet më parë. Këto pjesëza here pas here i afrohen Diellit, dhe ato që nuk digjen në afërsi të tij, ruajnë shkëlqimin dhe spektakël në qiejt e Tokës. Aktualisht ndodhet…

