Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në Breaking në Top News, u ndal te debatet në Kosovë për hapjen e urës mbi Ibër. Ai thotë se Kurti me vendimin për ta hapur urën po merr përsipër një vendim të rrezikshëm politik, ku sipas tij ose do të ikë si kryeministër, ose do të fitojë në mënyrë brilante. “Fakti që Uashington e konsideron si acaruese, Kurti dihej të tërhiqej. Tani kryeministri si i pavarur merr një akt, që quhet i rrezikshëm në politikë, që rrjedhin dy forma të asaj që do ndodhin. Ose do ikë kryeministri, ose do fitojë kryeministri në mënyrë…
Author: Hamdi Kumanova
Sot mbushen dhjetë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSH-së në Maqedoni, Arbër Xhaferi në moshën 64-vjeçare. Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika. Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi me dy dhoma në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet. Është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Arbër Xhaferi u lind…
Edhe nesër do të mbajë mot shumë i ngrohtë me temperatura maksimale mbi 40 gradë dhe do të jetë aktive faza portokalli për rrezik nga temperaturat e larta, njofton DPHM-ja. Nga nesër dhe në ditët në vijim në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë jostabilitet të lokalizuar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe stuhi të shkurtër. Sipas DPHM-së, gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të jetë mot i paqëndrueshëm, lokalisht në formë stuhie me reshje të dendura shiu, bubullima, erëra të forta dhe breshër.
Kryeministri Hristijan Mickoski me ministrin e Punëve të Jashtme, Timco Mucunski takoi sot ish-drejtorin e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Richard Grenell. “Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku u theksua rëndësia e ruajtjes së paqes, sigurisë, stabilitetit dhe thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve në këtë pjesë të Evropës. Theks i veçantë u vu në marrëdhëniet me SHBA-të, si dhe në mundësitë për forcimin e tyre të mëtejshëm. Ne kemi analizuar mundësitë për shfrytëzimin e potencialit për investime të përbashkëta në të ardhmen në projekte të rëndësishme për rajonin. Në këtë kontekst u…
Qindra persona në vend me vite janë në pritje të transplantimit të organeve. Rreth njëzet persona janë në listë për transplantim të zemrës, pesëmbëdhjetë për mëlçi kurse 47 për veshkë. Mes tyre ka shumë pacientë të rinj. “Ka edhe 16, 17 vjeçarë. Ishin dy vajza, tashmë të rritura me siguri, ishin nën 14 vjeç dhe që tani hyjnë në atë grupmoshë për transplantim. Numri i njerëzve që presin është i madh, por numri i njerëzve është i vogël dhe kudo në botë ka mungesë të organeve”, tha Maja Mojsova-ish koordinatore për transplantim. Rreth dhjetë njerëz me mbështetje mekanike të zemrës…
I qëndrojë deri në fund cdo fjale që kam thënë rreth presionit për të larguar shqiptarët me kontratë nga puna, ka deklaruar sot tanimë ish drejtori i qendrës së dijalizës në Strugë Berat Lena. Kjo deklarat e tij për Klan Maqedoni vjen pas reagimit të kabinetit të ministrit Arben Taravari I cili mohoi deklarat e Lenës dhe se ai ka kërkuar largimin e shqiptarëve me kontrat. Nëse ka guxim ministri apo kushdo tjetër jam i gatshëm të ballafaqohem me ta në cdo moment dhe ku të kenë dëshire ka deklaruar Lena. “I qëndroj pikë për pike të gjitha asaj që…
Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu thotë se gati dy vjet nuk kanë asnjë komunikim me kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, përcjell TV21. Ganiu thotë se në këtë pjesë të qytetit nuk ka angazhim të ndërmarrjeve publike në kompetenca të Qytetit të Shkupit. “Në kohën e fundit aspak nuk komunikojmë. Ne më shumë se dy vjet nuk kemi koordinim me Qytetin e Shkupit, faktikisht me të gjithë kryetarët e komunave mund ta konfirmojnë se kjo ishte e obligueshme që të kemi koordinim, dy vjet me kryetaren aktuale nuk kemi komunikim, nuk kemi as komunikim personal si kolegë,…
Ligji i ri për kulturë i cili është më procedurë kuvendore, parasheh që punonjësit e kulturës, sidomos ata me kontratë të përkohshme të punës të marrin vendime pune, shkruan Alsat. Sipas zv.ministri të Kulturës Sedat Sulejmani gatishmëri për dhënien e pëlqimit për punësimin e një numri të madh të artistëve ka shfaqur edhe Ministria e Financave. “Ne veçmë procedurën e kemi filluar në Parlament ku edhe e mbrojta propozim Ligjin që e dha edhe ministria e Kulturës, dhe tashmë ka nisur procedura shpresojmë për një afat të shkurtër në zgjidhjen e këtij problemi, me çka edhe artistët që janë me…
Me afrimin e vitit të ri akademik, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) njofton se aplikimet janë të hapura deri më 31 gusht! Ky është shansi juaj i fundit për t’u bashkuar me një nga universitetet më të mira në rajon, i njohur për komunitetin e tij të larmishëm ndërkombëtar, objektet më të avancuara dhe jetën e gjallë të kampusit. Pse të zgjidhni IBU? · Kuota e kufizuar – Mos e humbisni, regjistrohu tani! Me një numër të kufizuar vendesh në dispozicion, tani është koha për të ndërmarrë veprime dhe për të siguruar të ardhmen tuaj në IBU. · Studimi në Universitetin…
Me datë 13.08.2024 në SPB Kumanovë, një grua 29 vjeçare nga Kumanova ka raportuar se me datë 12.08.2024 rreth orës 16:00, kunati i saj A.K. e ka kanosur me send të mprehtë dhe e ka sulmuar fizikisht vjehrrin dhe vajzën e saj të mitur, njofton SPB Kumanovë. Nga aty shtojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit.
Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thotë se shënimi i Marrëveshjes së Ohrit nga qeveria e RMV-së kaloi nën hijen, pasi sipas tyre, u organizua nga putinisti i përbetuar, Ivan Stoilkoviq. “Të vetmit mysafirë në shënimin monoetnik sa për sy e faqe ishin vazalët puthadorë të cilët nuk kanë qenë as vrima e fundit e kavallit në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe që i kanë okupuar institucionet e shtetit si humbës të zgjedhjeve, pa legjitimitetin e votuesit shqiptar, por me para-pëlqim të OBRM-PDUKM-së si në kohërat e Rrahman Morinës”. “Ky poshtërim i shqiptarëve nga hyzmeqarët e…
Të hënën në SPB Shkup është raportuar se në hyrje të një objekti banesor në zonën e Qendrës është gjetur i vdekur i 22 vjeçari me iniciale I.S. Një mjek i Urgjencës Mjekësore, transmeton Lideri.mk, ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune të dukshme. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

