Parlamenti Evropian është duke vazhduar procedurat e themelimit të komisioneve, delegacioneve dhe strukturave tjera që janë të domosdoshme për punën e tij. Mandati i ri i PE-së nisi në verë, pas zgjedhjeve të fundit evropiane që u mbajtën në qershor. Në kuadër të procesit të konstituimit janë krijuar tashmë edhe delegacionet parlamentare për raporte me vendet jashtë BE-së, me të cilat ekziston një kornizë për bashkëpunim. Gjatë muajit shtator ka përfunduar procesi i themelimit të delegacioneve përkatëse për raportet me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Këto delegacione do të jenë përgjegjëse edhe për bashkëpunimin me vendet e këtij rajoni…
Author: Hamdi Kumanova
Vitin e kaluar në Maqedoni kanë lindur 16.737 foshnja, që është rreth 7.000 fëmijë më pak se numri i të porsalindurve në vitin 2014 – 23.596, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetërore të Statistikave. Shifrat tregojnë se që nga viti 2014 numri i të porsalindurve në Maqedoni është vazhdimisht në rënie. Në vitin 2016, kjo shifër ishte 23.002, në vitin 2018 – 21.333 fëmijë dhe në vitin 2020 lindën 19.033 fëmijë. Rënia më e madhe është vërejtur vitin e kaluar, kur krahasuar me vitin 2022, numri i të porsalindurve është ulur me 1336 fëmijë. Shumica e të porsalindurve…
Reshjet intensive, të cilat prekën pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës, shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut, duke marrë jetë njerëzish dhe dëme të mëdha materiale. Më shumë se 20 zona banimi janë shkatërruar plotësisht dhe jeta dhe shëndeti i qindra familjeve janë në rrezik të madh. Sipas informacioneve të deritanishme janë humbur 24 jetë dhe një numër i madh i të zhdukurve. Kryqi i Kuq i Bosnjës dhe Hercegovinës aktivizoi të gjitha kapacitetet në dispozicion për të parandaluar dhe lehtësuar vuajtjet njerëzore dhe për të mbrojtur jetën, shëndetin dhe dinjitetin njerëzor. Sipas shkallës dhe intensitetit të fatkeqësisë nevojitet ndihmë dhe…
Ideja për kthimin në shërbimin e detyrueshëm ushtarak është shumë e mirë për ta menduar, por në këtë moment nuk po e konsiderojmë si Qeveri, thotë ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, duke theksuar se duhet të merren parasysh të gjitha sfidat e sigurisë dhe të bëhet një analizë e veçantë bërë nga Shtabi i Përgjithshëm dhe më pas të mendohej për një pyetje të tillë. I pyetur nëse mund të mendojnë për kthimin në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, sipas shembullit të disa vendeve fqinje, Misajllovski tha se nëse pyetet personalisht, “çdo i ri duhet të kalojë një pjesë të jetës…
Kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi se do të analizojë propozimin e liderit të LSDM-së, Venko Filipçe për mbajtjen e seancës së mbyllur për hapat e ardhshëm për procesin e eurointegrimeve dhe se së shpejti nga sot do të japë qëndrim konkret lidhur me këtë propozim. “Patjetër dhe Venko Filipçe diçka të thotë. Tani ai zgjodhi ta thoshte. Ne rregull është, do ta analizojmë këtë propozim të Filipçes dhe së shpejti nga sot do të japim një qëndrim konkret lidhur me këtë propozim të tij”, deklaroi Mickoski. Ndryshe, kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, dje i ka bërë thirrje kryeministrit Mickoski që të…
Nevojiten tetë ditë për plotësimin e gjithë dokumentacionit nga ekspertiza, e cila duhet të konstatojë nëse ka pasur lëshime gjatë lindjes së lehonës 31-vjeçarenë spitalin e Kumanovës. I porsalinduri është ende në respirator në Klinikën e Fëmijëve në Shkup dhe ekzaminimet neurologjike janë në vazhdim. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, megjithëse paralajmëroi se raporti mund të pritet sot, në konferencën e sotme për shtyp në të cilën kishte llogaridhënie për punën e 100 ditëve të para të Qeverisë, tha se kjo do të jetë më së voni deri të martën ose të mërkurën javën e ardhshme. Duke iu përgjigjur pyetjeve…
Arbana Pasholli nga Fronti Europian tha se, Qeveria ka rritur çmimin e e energjisë elektrike në mënyrë të fshehtë për 65 për qind, që siç tha, kjo rritje ka ndikuar në kompanitë mikro dhe të vogla. Pasholli shtoi se, nga shtatori, ESM ka blerë energji elektrike për 40 për qind më shtrenjtë se çmimi në bursa.
Për të ecur përpara duhet të kemi informacione për të kaluarën, ose më saktë se çfarë na ka lënë qeveria e LSDM-së, thonë nga VMRO-DPMNE. “Kryetari aktual i LSD-së, Venko Filipçe, në kohën e ministrisë së tij, përveç shqetësimit për ngritjen e tenderëve, nuk bëri asgjë për qytetarët, asnjë përmirësim në shëndetësi. Filipçe dhe shefi i kompanisë “Braco”, Koço Angjushev pak a shumë i injoruan akuzat dhe indikacionet se ata ishin fajtorë për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku u dogjën të gjallë 14 persona. Filipçe nuk është përgjigjur se si është kryer tenderi i diskutueshëm apo pse është…
Një i burgosur i kushton shtetit rreth 2.100 denarë në ditë ose mbi 10.000 euro në vit, varësisht nga burgu. Aktualisht në vend janë 2400 të burgosur dhe po kaq presin të hyjnë në burgjet, deklaroi drejtori i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov. Ulja e numrit të të burgosurve, theksoi Pandov, mund të bëhet në tri mënyra – përmes lirimit me kusht, mbikëqyrjes elektronike dhe risocializimit më të mirë të të dënuarve, sepse 60 për qind janë të kthyer. “Fatkeqësisht, Maqedonia deri më tani është dashur të ketë një burg krejtësisht të ri në Idrizovë, por përveç fazës…
Deputeti Ziadin Sela i cili është pjesë e Frontit Evropian dhe lider i njërit nga krahu i Aleancës për Shqiptarët konsideron se ish kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka ndikuar dhe ka kontribuar që lideri i VMRO-DPMNE-së kundërshtare dhe kryeministër aktual Hristian Mickoski të arrijë fitore absolute në zgjedhjet e dyfishta. Në intervistën për javoren “Fokus”, Sela thekson se “mban tezën se VMRO-ja u ndihmua për të arritur pushtet absolut”, ndërsa, siç potencoi, fatkeqësisht mbështetësit dhe anëtarësia e LSDM-së në këtë rast janë viktima. Pikërisht pas nismave të bashkëpunimit midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, shton ai, “biznesmeni dhe ish…
Për mbi 40 për qind u rrit totali i transportit ajror kargo në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit gjatë tetë muajve të kaluar, njofton TAV Maqedoni, operatori i dy aeroporteve të Maqedonisë së Veriut. “Në periudhën nga janari deri në gusht të këtij viti, Qendra e kargos e cila punon në kuadër të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit ka punuar 41,9 për qind më shumë dërgesa kargo për transport ajror. Rritja mbresëlënëse ose 3.062.736 tonë të transportuara përmes aeroportit ajror dhe shërbimeve me kamion nga janari deri në gusht të vitit 2024, e thekson rolin e rritur të Qendrës së kargos në…
Nuk ka nevojë për miratim të Ligjit për amnisti me një qëllim të vetëm që të ulet mbingarkesa në burgje, por nevojitet zbatim më i madh i pushimit me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse. Të gjithë këtë si zgjidhje ligjore e kemi dhe duhet të zbatohet më shpesh, deklaroi gjykatësja në Gjykatën Themelore Penale Shkup, Biljana Kocevska para fillimit të punëtorisë “Sfidat për tejkalimin e mbingarkesës në burgje”. Gjykatësit, Sipas Kocevskës, duhet të inkurajohen që të shqiptojnë pushime më të mëdha me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse, si dhe zbatim të mbikëqyrjes elektronike për shkak se, siç theksoi, disa ligje për amnisti…

