Author: Hamdi Kumanova

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale në Gostivar ka ngritur padi penale kundër M.E. (29) nga fshati Negotinë dhe B. Sh. (30) nga fshati Debresh, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “dhunë”. “Më 12 gusht, në një qendër tregtare në Gostivar, pas një përplasjeje të mëparshme, të paditurit e kanë sulmuar fizikisht A.A. (36) ndërsa ai mbante djalin e tij dhjetëmuajsh në krahë, duke shkaktuar lëndime edhe tek fëmija,” informon MPB.

Lexo më Shumë

Si arrestimi dhe shqiptimi i masës së paraburgimit, njejtë edhe informacioni për arratisjen e ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadanit, u përcoll me shumë reagime, kritika dhe akuza. Për këtë çështje ka reaguar edhe Fari Hiseni, zëdhënës i VLEN, i cili thotë: “BDI qenka hidhëru sepse nuk arriti ta ekstradoj Blerim Ramadanin në Sërbi! Funksionarët e BDI-së nuk mund ta fshehin zhgënjimin për planin e dështuar, sipas të cilit, me urdhër të prokurorit të tyre të njohur duhej të kthehej në paraburgim ish ushtari i UÇK-s, Blerim Ramadani që më pas po me ndihmën e tij të ekstradohet në Sërbi.…

Lexo më Shumë

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani është arratisur gjatë së enjtes nga “arresti shtëpiak” në Shkup pas vendimit të Gjykatës kompetente për rikthim të tij në paraburgim dhe për mundësi të ekstradimit në Serbi. Ndërsa, në lidhje me këtë është deklaruar deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ku thotë: “Kur Ali Ahmeti ishte në pushtet dhe BDI menaxhonte me institucionet, ish ushtarët e UÇK-së liroheshin nga burgu dhe priteshin në zemër të Shkupit në Hotel “Stone Bridge” si me rastin e Gafur Dugollit i cili është në fotografi. Ndërsa tani dua ta përkujtoj Izet Mexhitin dhe Arben Taravarin të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE në një kumtesë për media thotë se Naqe Georgiev dhe Ixhet Memeti janë shembull se pse është e nevojshme shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë. Nga partia në pushtet, thonë se “Naqe Georgiev ka keqpërdorur pozitën e tij dhe është futur në vjedhjen e vendimeve gjyqësore. “Ixhet Memeti ka qenë nënkryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë gjatë LSDM-së dhe BDI-së, ai ka ndihmuar Naqe Georgiev që të marrë dënim më të lehtë për Boro Marlboro. Edhe Naqe Georgiev edhe Ixhet Memeti vendosën për gjyqtarë dhe prokurorë, të avancuar dhe të sanksionuar. Cilat janë procedurat që kanë…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar në Prishtinë për sulm seksual. I dyshuari është dërguar në mbajtje. Policia po e heton rastin, ndërsa nuk ka dhënë informacione të tjera rreth tij. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./21Media

Lexo më Shumë

Në pikën kufitare Tabanoc ka frekuencë të shtuar të automjeteve për dalje dhe hyrje, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nga ana e RMV-së nuk ka pritje të gjata. LAMM njofton se ka rritje të intensitetit të trafikut edhe në rrugët jashtë zonave urbane. Qarkullimi në pjesën tjetër të rrugëve shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Lexo më Shumë

Jan Koum, miliarderi dhe themeluesi i WhatsApp-it, ka mbërritur në Kroaci. Superjahti i tij 100 metra i gjatë është fotografuar midis ishujve Lopud dhe Šipan, raporton Dubrovnik Times. Koum, pasuria e të cilit vlerësohet në 13 miliardë dollarë, po shijon pushimet në jahtin luksoz që ka një vlerë prej 200 milionë dollarësh, ose rreth 182 milionë euro. Jahti luksoz është i pajisur me jacuzzi dhe helikopter, dhe mund të strehojë 15 mysafirë në tetë kabina. Përveç jahtit, miliarderi zotëron edhe një aeroplan privat dhe prona të tjera luksoze. Foto: Index Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Koum po…

Lexo më Shumë

Paetongtarn Shinauatra, vajza e ish-kryeministrit miliarder Thaksin Shinauatra, është miratuar si kryeministre e ardhshme e Tajlandës, pasi ka siguruar mbështetje të mjaftueshme nga ligjvënësit. Paetongtarn, 37 vjeçe, do të jetë kryeministrja më e re që do të udhëheqë vendin. Emërimi i saj të premten pasoi 24 orë negociata të furishme të shkaktuara nga një vendim gjykate që rrëzoi ish-kryeministren Srettha Thavisin. Ajo është më e vogla nga tre fëmijët e lindur të Thaksin Shinavatra. Babai i saj u rrëzua në një grusht shteti në vitin 2006, por mbetet jashtëzakonisht me ndikim. Paetongtarn është anëtari i katërt i familjes Shinauatra që…

Lexo më Shumë

Në vend të “Dolçe vita”, “C’est la vie”. Në vend të Këshillit Kombëtar Serb, pastiçeria “Missini”. Në vend të mishtores “Laziq”, supermareketi “Meridian”. Në qendër të Mitrovicës së Veriut, ditëve të fundit vërehet një pamje ndryshe nga dy dekadat e kaluara. Ky ndryshim ka të bëjë me hapjen e supermarketeve, restoranteve, pastiçerive dhe kafeneve që janë në pronësi të biznesmenëve kosovarë, biznese këto që gjenden në mbarë Kosovën, në jug të Ibrit. Këto kompani kryesisht udhëhiqen nga shqiptarë të Kosovës. Kafenetë në sheshin kryesor në Mitrovicë të Veriut. Foto galeri Deri vonë, lokalet ku po hapen bizneset e reja,…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan Joe Biden të enjten u duk se mbështeti mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Venezuelë, pasi presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva gjithashtu hodhi idenë zgjedhjeve të reja, pavarësisht kundërshtimeve nga partia në pushtet e Venezuelës dhe opozita e saj, të cilat të dyja pretendojnë fitoren në zgjedhjet e 28 korrikut. Presidenti Biden foli me gazetarët në vazhdën e sugjerimit të zotit Lula da Silva se udhëheqësi venezuelian Nicolas Maduro mund të organizonte zgjedhje të reja me praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë si një zgjidhje të mundshme për krizën politike në vend. Shtetet e Bashkuara nuk kanë pranuar…

Lexo më Shumë

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Shkodër. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Gocaj. Siç shihet nga pamjet, një automjet tip Golf është përplasur me barrierat metalike të rrugës dhe më pas me një mjet tjetër. Teksa nuk dihet gjendja e shoferit, apo nëse ka pasur dhe pasagjerë në mjet, duket se goditja ka qenë shumë e fortë, pasi mjeti është shkatërruar thuajse fare në pjesën e tij të parme. Si pasojë e aksidentit në këtë aks është bllokuar qarkullimi i mjeteve, duke sjellë trafik. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton mbi shkaqet.

Lexo më Shumë