Hatixhe Topalli nga shkolla fillore “Petar Zdravkovski-Penko”-Shkup është zgjedhur mësuesja më e mirë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Dekoratat për mësuesit dhe arsimtarët më të mirë janë ndarë nga ministrja e arsimit, Vesna Janevska, shkruan portali Lideri.mk. Mësimdhënësit do të marrin pagat e merituara më të larta, do të kenë mundësi më të mëdha për zhvillim të karrierës dhe përmirësimi i kushteve në të cilat punojnë është ndër prioritetet e kësaj Qeverie. Kështu ka theksuar ministri i Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në ndarjen e çmimeve të arsimtarëve më të mirë në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm…
Author: Hamdi Kumanova
Pas përmbytjeve në Bosnjë ku deri më tash raportohet për 21 viktima dhe qindra të vdekur, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se solidarizohet me popullin boshnjak, ndërkohë që u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave. “Pamjet dhe lajmet nga Bosnja dhe Hercegovina, por edhe Shqipëria dhe vendet tjera, si pasojë e përmbytjeve, janë zemërthyese. Ngushëllime familjeve të viktimave në Bosnje, solidarizohem me popullin boshnjak dhe me përpjekjet e shpëtimtarëve në këto ditë të vështira në përballje me përmbytjet vrastare dhe devastuese”, ka shkruar Ahmeti.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në një dalje për media foli edhe për vendosjen e kamerave të sigurisë, përcjell TV21. Toshkovski tha një nga arsyet kryesore për instalimin e kamerave është siguria. “Një nga arsyet kryesore për instalimin e kamerave është siguria. Shifrat e viktimave janë alarmante. Kjo është arsyeja pse ne instalojmë kamerat, për të shpëtuar jetë. Dhe mbi të gjitha viktimat janë të rinjtë. Dhe një arsye tjetër është se nuk mund të telefononi më askënd për t’ju hequr dënimin. Nuk keni se ku të telefononi. Është kompjuter, duhet të telefonosh kompjuterin”, tha ministri i Brendshëm…
MPB ka njoftuar se me datë 04.10.2024 në ora 19:40 në fshatin Poroj të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin E.M.(27) nga Republika e Kosovës, pasi që i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka marrë veturën e pasagjerëve ,,Golf” me targa të Tetovës, pronë e një personi nga fshati Xhepçishtë i Tetovës. E.M. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës, ndërsa automjeti i sekuestruar i është kthyer pronarit.
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka akuzuar Serbinë se qëndron prapa sulmit terrorist në Banjskë. Ai gjatë konferencës së Federatës së Paqes Universale, ku po diskutohet për “Paqen, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, tha se sulmi i 24 shtatorit të vitit të kaluar ka dëshmuar se Serbia synon destabilizimin e rajonit. Moisiu: Më shumë janë interesuar të tjerët për stabilitet sesa ne ballkanasit “Ende situatat nuk ka pësuar ndonjë përmirësim të dukshëm, vihet re se kohë pas kohe në disa raste ka pasur përkeqësime shqetësuese siç ishte sulmi në Banjskë. Të cilat dihet botërisht se janë të organizuara…
Një foshnjë e gjinisë femërore 14 muajshe ka ndërruar jetë herët në mëngjes sot në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Siç bëjnë të ditur burime që punojnë në Klinikë, foshnjës disa herë i është refuzuar shtrimi në spital, edhe pse prindërit e kanë dërguar në spital vazhdimisht. Prindërit, duke parë se iu refuzua trajtimi spitalor, e dërguan në Klinikën e Kozles, nga ku gjendja e foshnjes u përkeqësua dhe vetëm më pas u shtrua në reanimacionin e Klinikës së Fëmijëve. Këtë për “Slloboden Peçat”, përveç disa punonjësve, e ka konfirmuar edhe babai i…
Ditën e sotme në Gjykatën e Korçës u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 45-vjeçarit Bledar Trëndafili, i cili u arrestua vetëm dy ditë më parë pasi dogji bashkëshorten e tij. Trëndafili u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar në mungesë nga gjykata e Korçës pas ngjarjes së rëndë. Rreth orës 17:00 të pasdites së 31 gusht, teksa bashkëshortja e tij ka qenë duke u kthyer nga puna, Trëndafili ka hedhur benzinë drejt saj dhe më pasi i ka vënë flakën. 31-vjeçarja u ndalua nga bashkëshorti me të cilin ishte në…
Aktivistja Evi Kokalari është e shokuar nga thirrjet e Sali Berishës, për mosbindje civile në protestën e 7 tetorit. “I pergjerohem demokrateve – dhuna nuk eshte pergjigje. Do hapni probleme per veten tuaj, por ju e dini shume mire qe nuk do zgjidhni gje. Mos bini viktime. Jam e shokuar qe nje ish-president, ish- kryeminister i Shqiperise ben thirrje per mosbindje civile! Jam e turperuar se sa verberisht e kam mbeshtetur kete njeri qe sot theret per dhune ndaj popullit te tij. Sigurisht qe duhen zgjedhje te lira, por e besoni vertet Berishen kur asnje nga zgjedhjet ne PD nuk…
Thirrja publike e qeverisë drejtuar linjave ajrore për të nisur linjat e reja drejt aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit në këmbim të subvencioneve pritet të ketë “ndikim të madh” në trafikun ajror në vend gjatë sezonit veror të vitit të ardhshëm dhe dimrit 2025/26. Tenderi është i hapur deri të hënën, ndërsa qeveria maqedonase deklaron se thirrja do të rezultojë me fillimin e të paktën dhjetë linjave të reja. “Subvencionet e reja janë pritur shumë mirë dhe presim që të kenë ndikim të madh në aeroporte gjatë sezonit të ardhshëm veror dhe dimëror. Besojmë se shumë kompani ajrore janë të…
Në vitet e fundit, Maqedonia ka qenë dëshmitare e një sërë mashtrimesh financiare në internet, por pak mashtrime kanë shkaktuar aq tronditje sa platforma Conti. Lajmi se platforma po mbyllej u përhap me zjarr në rrjetet sociale, të ndjekur nga komente mosbesimi. Conti u krijua si një mënyrë për të fituar para të shpejta dhe ishte një platformë mashtrimi edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Nëse duhet besuar, grupi Telegram Konti Maqedoni ka mbi 14 mijë anëtarë, nëse me një logjikë të gjithë kanë investuar në platformë dhe nëse mesatarja e mjeteve të investuara është 300 dollarë (edhe pse…
Ka shumë gjasa që çmimi i energjisë elektrike këtë dimër të rritet, sidomos nëse nuk përmirësohet “gjendja katastrofale” në kapacitetin më të madh energjetik në vend, termocentralin shtetëror REK Manastiri, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk. Sipas ekspertëve të energjetikës me të cilët biseduam, këto goditje financiare për amvisëritë mund të shmangen vetëm nëse REK Manastiri funksionon me kapacitet të plotë gjatë sezonit të ngrohjes me të tre blloqet në funksion, por edhe nëse janë siguruar sasi të mjaftueshme të qymyrit. Por, nuk dihet nëse do të jetë kështu, me qenë se Qeveria aktuale akuzon se nga ajo paraprake…
“Për të vlerësuar nëse jemi të kënaqur, duhet të dimë se çfarë kemi gjetur, për të ecur përpara duhet të dimë se çfarë na ka lënë qeveria”, thonë në komunikatën e lëshuar për media nga VMRO-DPMNE. Në qeverinë e udhëhequr nga LSDM, shëndetësia ishte temë e veçantë falë ministrit të atëhershëm të Shëndetësisë Venko Filipçe, tani kryetar i LSDM-së. Një specialitet i veçantë i Filipçes ishte manipulimi i tenderëve. Ai u njoh për një sërë tenderash të diskutueshëm. Me tender, Filipçe ka dashur ta shesë sterilizimin ose përgjegjësinë për sterilizimin në të gjitha institucionet shëndetësore t’ia japë një kompanie kontroverse.…

