Është identifikuar personi i cili dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në bodrumin e Komunës së Tetovës. Policia është vënë ne kërkim të personit i cili shkaktoi zjarr një pjesë të arkivit, ku u dogjën një pjesë e dokumenteve të arkivit komunal si dhe materiali zgjedhor i viteve 2017-2019. Në këto momente shpalosen detaje më të hollësishme për zjarrin dhe qëllimin.
Author: Hamdi Kumanova
Shkruan: Hamzi Ibraimi Në një shoqëri ku diversiteti kulturor dhe fetar duhej të ishte një pasuri shumë e çmuar, për fat të keq po ndodh e kundërta. Siç e dimë, në disa shtete të Ballkanit, veçanërisht në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, këto vende po përballen me përhapjen e shpejtë të islamofobisë dhe turkofobisë. Për fat të keq, këto forma të urrejtjes, të kamufluara pas justifikimeve ideologjike, nuk synojnë asgjë tjetër përveçse përçarje mes komuniteteve. Këto veprime, për fat të keq, po krijojnë një të ardhme të rrezikshme për rajonin. Çdokush prej nesh duhet t’i bëjë vetes një pyetje:…
Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të marrë vendim përfundimtar nëse do të shfuqizohet ose jo balancuesi- instrumenti që garanton përfaqësim të drejtë të nëpër institucione shtetërore. Momentalisht, balancuesi është i pezulluar dhe gjatë punësimeve nuk mbahet llogari për përkatësinë etnike të kandidatëve. Kushtetuesja, më 18 shtator vendosi të nisë procedurë në lidhje me nismën e përbërjes së kaluar të Antikorrupsionit që kontestonte kushtetutshmërinë e dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me përfaqësimin e drejtë në institucione. Në arsyetim janë përmendur mbipopullimi i institucioneve dhe administratës, përfshirë edhe deklarimin e rrejshëm të përkatësisë etnike, përkatësisht keqpërdorimin e instrumentit. Kryeministri Hristijan Mickoski…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se uji që vjen nga ujësjellësi i Gostivarit, për momentin është i ndaluar për pije, pasi ka sasi të madhe të manganit, përcjell TV21. Nga AUV thonë se është njoftuar NP “Komunalec” dhe është kërkuar nga e njëjta që të njoftojë edhe qytetarët. “Për shkak të konstatimeve pozitive laboratorike për praninë e shtuar të manganit, mbi përqendrime maksimale të lejuara sipas Rregullores për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), të premten ka ndaluar shfrytëzimin e ujit të pijshëm nga ujësjellësi i qytetit në Gostivar”, thuhet…
Tre të vdekur është bilanci i një aksidenti fatal që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan-Prishtinë. Sipas informacioneve të policisë mbrëmë rreth orës 23:00 kanë pranuar informatën se në rrugën Gjilan-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale, pasi që vetura me të cilën po udhëtonin viktimat ka përfunduar në Liqenin e Badovcit. Vdekjen e të rinjve e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti tragjik.
Pajtohu se je në opozitë, reformo partinë dhe pastro kriminelët nga radhët partiake. Ishte ky mesazhi nga Ohri drejtuar Ali Ahmetit nga Kryeministri dhe Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, gjatë Konferencës së 33-të të Forumit Rinor të VMRO-DPMNE-së. Sipas Mickoskit, Ali Ahmeti duhet të tregojë vizionin përmes projekteve dhe ideve dhe të dëshmojë se e respekton Maqedoninë, duke u zotuar se do t`i pranojë projektet dhe idetë e BDI-së nëse ndikojnë për progresin e vendit. HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR “BDI-ja e reformuar është e rëndësishme për atdheun. Pastro kriminelët nga radhët tuaja dhe ne do të ndihmojmë në këtë. Ky…
Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – shtator 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur për 5.5 për qind, ndërsa krahasuar me dhjetorin 2023 është rritur për 2.8 për qind. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i çmimeve të shërbimeve katering në shtator 2024 krahasuar me gushtin 2024 është rritur për 0,2 për qind. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet ushqime me 0.3 për qind, pije alkoolike me 0.3 dhe pije joalkoolike me 0.1 për qind. Indeksi i çmimeve të shërbimeve katering në shtator…
Zv.kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai ka publikuar listën e udhëheqësve të sektorëve në Qytetin e Shkupit. Sipas asaj të shihet në këtë listë, në 20 sektorët e këtij institucioni nuk ka asnjë shqiptar. Për këtë situatë, Fetai ka akuzuar BDI-në. Ja reagimi i tij me dokumentin e shoqëruar: Një Arsovska, me kaçikun e vet, e poshtron një BDI të tërë dhe bashkë me ta, po tenton edhe mbi 120.000 shqiptarë të Shkupit. Nga 20 sektorë sa ka administrata e Qytetit të Shkupit të udhëhequr nga koalicioni Arsovska-BDI, asnjë nuk po u udhëhiqka nga kuadro shqiptare. Kjo është shkelje…
Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dy familjeve me status të rrezikuar social nga rrethi i Kërçovës u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja. Kryetari i kësaj shoqate, Halil Kastrati, dhe humanisti Shkodran Alili, njoftuan se së shpejti do të fillojë edhe ndërtimi i pesë shtëpive të tjera që janë planifikuara për familjet skamnore të kësaj ane. Kryetari i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastrati, i shoqëruar nga humanisti kërçovar Shkodran Halili, dje i dorëzuan çelësat e dy shtëpive të reja për dy familje të varfëra të Kërçovës, njëra në fshatin Zajaz dhe tjetra në fshatin Garanë. Me këtë rast, humanisti…
Partia opozitare maqedonase LSDM, në një njoftim për media thotë se po i ndjekin informacionet për vdekjen tragjike të foshnjës 14 muajshe në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve. Nga LSDM thonë se Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet kompetente duhet urgjentisht të marrin të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje tragjike. “Informacionet e konfirmuara se foshnjës i është refuzuar shtrimi në spital janë jashtëzakonisht shqetësuese. Ky është rasti i dytë tragjik brenda një jave në objektet shëndetësore. LSDM kërkon analizë më të thellë dhe transparencë të plotë në procesin e përcaktimit të përgjegjësisë. Publiku…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur Konferencë për media, ku ka njoftuar opinionin lidhur me dështimet e shumta të Qeverisë sa i përket zhvillimit ekonomik, rritjes së standardit jetësor të qytetarëve dhe stabilitetit financiar. BDI thekson se vend që Qeveria ta përshpejtojë realizimin e investimeve kapitale, ato e bënë të kundërtën, shkurtuan projektet kapitale të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, sic ishte me shkurtimin e mjeteve për ndërtimin e korridorit 8, shkollave, konvikteve, objekteve sportive etj. Kështu, ndikojnë negativisht në prodhimin industrial të vendit, në realizimin e investimve, por edhe në zvogëlimin e kapacitetit të kompanive për eksport.…
NPK “Sharri” nga Tetova njofton se për shkak të ndotjes së ujit në burimet e Leshnicës, sistemi i stacionit të filtrimit për momentin është plotësisht i mbyllur. Qyteti i Tetovës furnizohet me sasi të reduktuar të ujit, ndërsa ekipet e NPK “Sharri” janë në terren për zgjidhjen e shpejtë të problemit. Kufizim të ujit në ujësjellësin e qytetit do të ketë nga ora 13:00-15:00 dhe në periudhën nga ora 01:00-04:00. Nga NP “Komunalec” nga Gostivari, njoftojnë se për shkak të kontaminimit të shkaktuar nga reshjet e dendura, analizat e fundit fiziko-kimike dhe mikrobiologjike konfirmojnë se uji nga rrjeti publik…

