Author: Hamdi Kumanova

Kanë kaluar më shumë se një muaj kur nxënësja A.D nuk vijon mësimin në shkollën e mesme “Bedri Pejani” në Pejë. Ajo ishte përjashtuar për shkak të mbulesës. Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi përmes një postimi të gjatë në “Facebook” tregoi se prindi i nxënëses i kanë dhënë lajmin që nxënësja do të rikthehet sot në shkollë për të vijuar mësimin e rregullt. Gjithashtu theksoi se A.D do të jetë nxënësja e parë në historinë e gjimnazit “Bedri Pejani” që i lejohet të mbajë mbulesën. “Pas njoftimit të prindit të nxënëses A.D., duke më dhanë…

Lexo më Shumë

Përmeti, një qytet i njohur për atraksionet e tij të shumta, është shndërruar në një destinacion turistik jo vetëm për turistët e verës, por edhe për vizitorët gjatë gjithë vitit, sipas një artikulli të botuar në “Travel and Tour World” (TTW). Përmeti është një qytet i vogël në rrugën e re mes Gjirokastrës dhe Korçës. Është vendi ideal për një udhëtim nga bregu drejt liqenit të Ohrit. I vendosur në lumin Vjosa në periferi të Parkut Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli, Përmeti njihet si ‘qyteti më i gjelbër’ i Shqipërisë. Është porta për në lumin e fundit të egër të Evropës…

Lexo më Shumë

Opozita protestoi dje për gati 4 orë kundër qeverisë, duke nisur kështu ditën e parë të mosbindjes civile, siç e konsideroi edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka. Protesta nisi fillimisht përpara Kryeministrisë, aty ku protestuesit hodhën molotov. Më pas, turma e njerëzve e udhëhequr nga drejtuesit e Partisë Demokratike u zhvendosën edhe drejt Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës e Parlamentit, ku u hodh gjithashtu molotov. Sulmit nuk i shpëtoi as selia e Partisë Socialiste e cila ishte një nga institucionet ndaj së cilës u hodh më shumë molotv duke djegur edhe banderolën në katin e sipërm me…

Lexo më Shumë

Vjedhjet e shumta janë shndërruar në një shqetësim shumë të madh për qytetarët në vendin tonë, duke shkaktuar pasiguri dhe humbje të mëdha. Të dyshuarit jo rrallëherë dalin të jenë të afërm e madje edhe anëtarë të familjes. Kështu ka ndodhur në një familje në Prizren, ku një person ka vjedhur në shtëpinë e vet. Këtë herë, media mëson se i dyshuar është një 28-vjeçar, i cili vodhi hiç më pak se 45 mijë euro nga babai i tij, të cilat i bëri ‘rrush e kumbulla’. Rasti u denoncua nga pronari i shtëpisë dhe si rezultat, pas ndërmarrjes së veprimeve…

Lexo më Shumë

Lumenjtë u thanë me shkallën më të lartë në tre dekada në vitin 2023, duke vënë në rrezik furnizimin global me ujë, tregojnë të dhënat. Gjatë pesë viteve të fundit, ka pasur nivele më të ulëta se mesatarja e lumenjve në të gjithë globin dhe rezervuarët kanë qenë gjithashtu të ulëta, sipas raportit të gjendjes së burimeve ujore globale të Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO). Në vitin 2023, më shumë se 50% e zonave të ujëmbledhësve të lumenjve globalë treguan kushte jonormale, ku shumica ishin në deficit. Kjo ishte e ngjashme në 2022 dhe 2021. Zonat që përballeshin me thatësirë ​​të…

Lexo më Shumë

Në Budapest sot pritet të nënshkruhet kontrata për kredinë hungareze në vlerë prej gjysmë miliardë eurosh, një pjesë e së cilës do t’i ndahet sektorit të biznesit, ndërsa një pjesë për realizimin e projekteve komunale, përcjell INA. Ministrja e Financave e RMV-së, Gordana Dimitrieska-Koçoska javën e kaluar tha se më 8 tetor do të udhëtojë në Budapest dhe se po atë ditë do ta nënshkruajë marrëveshjen. Kushtet në të cilat merret kredia, sipas Qeverisë janë të favorshme. Kredia është marrë me një normë interesi prej 3.25 për qind me një periudhë mospagimi trevjeçare dhe një afat shlyerjeje 12-vjeçare. Ligji për…

Lexo më Shumë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dje në Prishtinë ka pritur në një takim zyrtar ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Igor Filkov. Ministrja Haxhiu siç thuhet në komunikatë ka shprehur falënderimet e saj për vizitën zyrtare të ministrit Flikov dhe theksoi përkushtimin e përbashkët për të avancuar bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, përcjell INA. Në takim u theksuan prioritetet dhe rezultatet e të dy vendeve në reformën në drejtësi, si dhe rëndësia e fuqizimit të sundimit të ligjit. Gjithashtu, u theksua bashkëpunimi juridik ndërkombëtar dhe rëndësia e forcimit të këtij bashkëpunimi për të siguruar sundimin e ligjit në të…

Lexo më Shumë

Uragani Milton rrezikon të bëhet stuhi katastofale e kategorisë së pestë për Floridën, duke kërcënuar kështu këtë shtet amerikan, i cili është përballur me një uragan tjetër vdekjeprurës vetëm pak javë më parë. Milton, që pritet të shtrihet edhe në gadishullin Juktan të Meksikës, është intensifikuar me shpejtësi, duke nxitur evakuimin e banorëve. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime se banorëve mund t’iu rrezikohet jeta në brigjet perëndimore të Floridës. Komunitetet në atë zonë janë përballur me uraganin Helene në fund të muajit të kaluar. “Herën e kaluar makinat e njerëzve janë mbuluar prej ujit nëpër rrugë, mirëpo këtë herë më e…

Lexo më Shumë

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është shprehur optimist se atmosfera në dialogun Kosovë-Serbi do të përmirësohet. Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ai u shpreh se këtë e bazon në mënyrën e shprehjes së fundmi të kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, pasi Qeveria e Kosovës lehtësoi importin e mallrave serbe. “Niveli i gjuhës së deklaratës së fundit të Kryeministrit serb Vučević mbi lehtësimin e importit dhe tranzitin e mallrave serbe në Republikën e Kosovës, fatmirësisht paraqet një shpresë për përmirësimin e atmosferës së dialogut ndërmjet palëve. Kjo, me siguri, do të inkurajojë edhe palën…

Lexo më Shumë

Gur pas guri. Për 23 vjet rresht. Kaq kohë është dashur për të gërmuar dolomit – material ndërtimor – prej një guroreje rreth 500 metra prej shtëpive në vendbanimin Donja Jabllanica, ku, sipas të dhënave të fundit, kanë vdekur 16 persona. Ata kanë humbur jetën në ditët e fundit si pasojë e rrëshqitjeve të dheut, të shkaktuara prej reshjeve të mëdha të shiut. Ndërkohë uji është tërhequr, por shenjat e gurit të bardhë kanë mbetur. Sipas banorëve lokalë, me të cilët ka biseduar Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, kompania që ka gërmuar gurin, ka përdorur edhe lëndë…

Lexo më Shumë

Një 28 vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Greqi. Sipas mediave greke, autorët janë dy kushërinj të tij, vëllezër të moshës 17 dhe 19 vjeç, të cilët kanë pretenduar se viktima i abuzonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:50 të mbrëmjes së të hënës, kur efektivët e policisë rrugore, gjetën të gjakosur 28 vjeçarin në rrugë. Ai u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetojë. Dy vëllezërit shqiptarë janë paraqitur vetë në komisariat. 17 vjeçari ka deklaruar se ka qenë ai autori i krimit ndërsa 19-vjeçari ka qenë bashkëpunëtor. Siç pretendojnë dy vëllezërit shqiptar me nënshtetësi…

Lexo më Shumë

Një raketë ruse goditi një anije tregtare në portin e Odessa, duke vrarë një ukrainas dhe duke plagosur pesë të huaj. Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i rajonit, Oleh Kiper, përmes Telegramit. Sipas Kiper, Rusia përdori raketa balistike për të goditur objektivat në infrastrukturën e portit. Ky është sulmi i dytë në një anije në Ukrainën jugore në pak ditë. Më herët, qeveria ukrainase tha se një raketë ruse dëmtoi një anije tregtare të ngarkuar me misër në portin e Pivdenit të dielën.

Lexo më Shumë