Author: Hamdi Kumanova

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në MPB ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strugë kundër V.R – inspektor për krime ndërkufitare dhe migrime Strugë në Departamentin për krime ndërkufitare, migrime, të huaj dhe ripranim në Qendrën rajonale për çështje kufitare Perëndim, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer veprën penale “vjedhje e energji elektrike, energji termike ose gaz natyror” sipas nenit 235-a të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. “Më 11.06.2024, punonjës të EVN Strugë kanë deklaruar se i raportuari V.R. kryen marrjen e paautorizuar të energjisë elektrike trefazore në shtëpinë…

Lexo më Shumë

Qeveria njoftoi sot se në ora 15:30, kryeministri Hristijan Mickoski së bashku me ministrin e vetëqeverisjes lokale Zlatko Perinski do të kenë takim me kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska në objektin e Qeverisë, transmeton Portalb.mk. Pas takimit, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski do të deklarohet për media. Ky takim vjen, pas ftesës së dy ditëve më parë të Arsovskës për takim me kryeministrin, “Udhëheqësia e qytetit të Shkupit është e gatshme që nesër të ulet në tryezë të përbashkët me kryeministrin. Ftojmë kryeministrin Mickoski që të përcaktojë datën, vendin, temat për diskutim dhe formatin e takimit”, thuhej…

Lexo më Shumë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka marrë nën patronat, mega kampin stërvitor të organizuar nga Akademia e Basketbollit të Trashëgimisë së Kosovës. Përmes një videoje të publikuar në llogaritë e saj zyrtare në rrjete sociale, Osmani shkruan se sporti po vë në pah shkëlqimin e të rinjve tanë ditë pas dite, e kështu po ndodh edhe në basketboll. “Me kënaqësi të veçantë e kam marr nën patronat mega kampin stërvitor të organizuar nga Akademia e Basketbollit të Trashëgimisë së Kosovës, i cili solli basketbollistë të rinj nga Kosova dhe ekspertë e trajnerë të basketbollit amerikanë…

Lexo më Shumë

Banka Qendrore e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se diaspora sjell 250 milionë euro në vit në vend. Profesori universitar, Ali Maksuti, thotë se pjesa më e madhe e remitancave përfundojnë në sektorin e ndërtimtarisë dhe në dasma, por edhe si injeksion financiar për familjet. “Lëvizja e mërgimtarëve në Maqedoni përfshihet në dy periudha e dimrit dhe e verës, dhe, edhe pse janë të shkurta këto ardhje impakti është tejet i madh. Sipas raportit të Bankës Qendrore të Maqedonisë së Veriut për dhjetë vjetët e fundit janë 2.5 miliardë dollarë, që në vit i bie 250 milionë euro në vit.…

Lexo më Shumë

Pajazit Pajaziti të shkarkohet menjëherë, ai është një eksponent i LSDM-së dhe BDI-së në sistemin gjyqësor, i cili po e shkatërron sistemin nga brenda. Pajaziti nuk i plotëson kriteret etike dhe ligjore për të mbetur gjyqtar. Ai, në vend të paraburgimit, i caktoi arrest shtëpiak Blerim Ramadanit, duke i hapur kështu rrugën për të ikur, thonë nga VMRO-DPMNE. “Pajaziti dinte se Ramadani, në përputhje me të kaluarën dhe përvojën e tij, mund të përpiqet të ikë, por megjithatë, qëllimisht e caktoi në arrest shtëpiak. Është e qartë se qëllimi i Pajazitit ishte t’i jepte mundësinë Blerim Ramadanit të ikte. Pajaziti…

Lexo më Shumë

“New York Times”: Çfarë fshihet pas projektit të litiumit në Serbi Dritaret dhe çatitë e thyera, shtëpitë e braktisura në një luginë bukolike të mbuluar me ara me misër dhe pemishte pranë kufirit të Serbisë me Bosnjën, duken si rrënojat e luftërave ballkanike të viteve 1990. Por shtëpitë janë në fakt viktimat e një beteje aktuale të ngarkuar me gjeopolitikën: ku Evropa mund të marrë materialet që i nevojiten për të bërë bateritë e makinave elektrike dhe për të thyer varësinë e saj nga burime si Kina. Shtëpitë, në luginën e Jadarit në perëndim të Serbisë, u blenë vite më…

Lexo më Shumë

Shiu që ra dje pasdite ka ndihmuar në shuarjen e disa zjarreve të mëdha të cilat kanë qenë të furishme për një kohë të gjatë, informoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov. “Të gjitha zjarret e mëdha janë shuar me ndihmën e shiut. Janë aktive disa zjarre më të vogla, me të cilat do të merremi gjatë ditës së nesërme”, tha dje Angelov. Autoritetet vendosën të luftojnë zjarret në ambiente të hapura për dy muaj, disa prej tyre u dogjën për javë të tëra dhe u desh të thirrej ndihma e huaj. Edhe më herët QKM njoftoi…

Lexo më Shumë

LAMM njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje dhe hyrje në vend vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka prite të gjata. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Ndërsa intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë qendrave të qyteteve është rritur. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër…

Lexo më Shumë

Afrim Gashi është kryetar i Kuvendit 24/7, madje edhe në ndeja private, dhe bashkëqytetarët tanë duhet të mësohen me këtë gjë, ashtu siç e kishin të pamundur ta mësonin që Talat Xhaferi ishte kryeministër i këtij vendi! Histeria antishqiptare dhe stigmatizimi që po mbizotëronë që para zgjedhjeve parlamentare, në vend që të zbehen, po marrin hov, jo vetëm institucionalisht, por edhe në retorikën publike, mediatike dhe politike. Sulmet ndaj Talat Xhaferit, Vjosa Osmanit dhe Afrim Gashit janë përpjekje për të shëruar komplekset e atyre që nuk mund të pranojnë se edhe shqiptarët mund të jenë të barabartë me ta. Duke…

Lexo më Shumë

Avokati i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, në një postim në rrjet, aludon për lidhje mes një gjyqtareje të GJKKO-së me një të arrestuar dhe një kandidat burgu të kërkuar në Vjenë. Postimi i Gjokutajt ngre dyshime edhe për një prokuror të SPAK që nuk vepron ndaj një skandali të tillë. “Kush është një gjyqtare e GjKKO që na paska dalë në një telefon të sekuestruar në banesën e një të arrestuari, e që bëka pazare me një kandidat burgu gjoja të kërkuar në Vjenë dhe që merret me objekte që nuk ekzisojnë? Dava 500 mijë € thuhet! Po kush…

Lexo më Shumë

Institucionet nuk kanë arritur akoma ta kapin Enver Sekiraqën, i cili tash e tre muaj është në arrati pasi iu shmang vuajtjes së dënimit prej 25 vitesh burgim. Institucionet kryesore për këtë rast po vazhdojnë të heshtin. Në maj të këtij viti, Enver Sekiraqa do duhej të fillonte vuajtjen e dënimit prej 25 vitesh burgim Por, edhe njëherë ai vendosi që të shkelë vendimet e organeve të drejtësisë dhe të mos shkoj prapa grilave. Kur kanë kaluar afro 3 muaj, i njëjti ende nuk është kapur nga organet e rendit. Gjykata Themelore, Prokuroria, e Policia e Kosovës nuk kanë dhënë…

Lexo më Shumë

Nga: Arben Zeqiri, zëdhënës i ASH / FE “Gati janë, u përçanë…”, “Ziadini do të del…”, “Ju të ASH nuk do të qëndroni gjatë…”, “Fronti do të ndahet”, “Nuk i keni tre deputetë…”. Të gjitha këto deklarata, si një kakofoni e lodhshme, po na ndjekin që nga formimi i Qeverisë jolegjitime, nga partitë që vetë u servilosën dhe mendojnë se edhe të tjerët servilosen si ata. Është normale, ata servilizmin duan ta shohin tek të tjerët që ta ngushllojnë dhe inkurajojnë veten, sepse po ta pranojnë si gabim, atëherë nuk do ta bënin. Kur i dëgjoni teksa flasin për përçarje…

Lexo më Shumë