Të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përgatitore për rastin e sulmit në Banjskë, në të cilën, të akuzuarit që ndodhen në paraburgim në Kosovë, duhet të deklarohen lidhur me fajësinë. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur më 11 shtator një aktakuzë ndaj 45 personave, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale, por vetëm tre prej tyre janë në dispozicion të organeve të drejtësisë: Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq. Ata janë arrestuar pas sulmit të armatosur në Banjskë, në veri të Kosovës, kur një grup i armatosur serb…
Author: Hamdi Kumanova
Shteti i Kenias ka dhënë shenja të qarta që është në rrugë për të njohur pavarësinë e Kosovës që nga viti i kaluar. Pikërisht në këtë kohë, Serbia ka ndërmarrë edhe një veprim që haptas është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit. Beogradi ka dërguar zonjën e Parë, Tamara Vuçiq, në Nairobi, duke shënuar një përpjekje për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të kundërshtuar implikimet e njohjes nga Kenia ndaj Kosovës pas shqyrtimit të presidentit William Ruto për të njohur Kosovën. Kenia kishte njohur edhe pasaportat e Kosovës një veprim që u pa në diplomaci si një shtrim i…
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka paralajmëruar përsëri se mund t’i përdorë armët bërthamore në konflikte të mundshme me Korenë e Jugut dhe me Shtetet e Bashkuara, raportuan mediat shtetërore të martën. Ai i akuzoi këto dy vende se po e provokojnë Korenë e Veriut dhe se po i rrisin armiqësitë në Gadishullin Korean. Kimi ka bërë disa herë kërcënime të ngjashme për përdorimin e armëve bërthamore për parandalimin e sulmeve kundër vendit të tij, por paralajmërimi më i ri vjen në një kohë kur ekspertët e jashtëm thonë se Koreja e Veriut mund t’i rrisë armiqësitë…
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut sot to të mbajë seancë ku pritet të sillet vendimi në lidhje me softuerin për punësime me çelës etnik, të quajtur “Balancues” i cili kohë më parë u vendos në pauzë, transmeton Portalb.mk. Në bazë të këtij softueri përcaktohen punësimet sipas përkatësisë etnike, me qëllim që të balancohet përfaqësimi i etnive nëpër institucione publike në vend. Seanca është caktuar për më 9 tetor 2024, me fillim nga ora 09:30. Gjykata Kushtetuese më 18 shtator 2024 vendosi masë të përkohshme për moszbatimin e dispozitave të “Balancues-it”, gjegjësisht nga kjo datë e këndej, në shpalljet për…
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë njoftoi se një kandidate nacionaliste për zgjedhjet presidenciale në vend nuk i plotëson kushtet për të garuar, për shkak të qëndrimeve të saj proruse dhe kundër Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Kushtetuesja vendosi në fundjavë ta heqë Diana Sosoaca – lideren e partisë opozitare ultranacionaliste dhe euroskeptike, SOS Romania – nga lista e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ajo e publikoi vendimin të hënën vonë në mbrëmje. Vendimi i saj i ka nxitur politikanët nga i gjithë spektri politik të ngrenë shqetësime se gjykata i ka tejkaluar kompetencat e veta. Rumania, anëtare e BE-se dhe NATO-s,…
Në botën e investimit global të fintech, platformat P2P (peer-to-peer) po bëhen gjithnjë e më të njohura si një mënyrë për njerëzit e zakonshëm për të investuar drejtpërdrejt, dhe jo përmes institucioneve tradicionale financiare. Këto platforma mundësojnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes përfituesve të fondeve dhe investitorëve, duke ofruar mundësinë e përfitimit më të madh dhe transparencës më të madhe. P2P.mk është platforma e parë e tillë në Maqedoni, risi që krijon mundësi të reja për investime në kontekstin lokal dhe më gjerë. Almakos: Çfarë ju frymëzoi që të hyni në P2P.mk me një angazhim profesional, duke u larguar nga…
Arta Bilalli Zendeli nga BDI tha se edhe përkundër deklaratave se nuk do të jetë pjesë e Frontit Europian, deputeti Menduh Thaçi do të vazhdojë të veprojë si opozitar dhe do të konsultohet me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/1333385210969371/?ref=embed_video “Qëndrimet e Menduh Thaçit, ai vet i publikoi dje. Mendoj se ai ishte mjaftueshëm i qartë që të shihet, dhe krijohet përshtypje se ai do të vazhdojë të veprojë si opozitë dhe do të konsultohet, apo do të mbajë konsultime me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti”, tha mes tjerash Bilalli-Zendeli.
Përfaqësuesi i Lëvizjes së Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, Salih Murat i ka reaguar kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili gjatë ditës së djeshme deklaroi se partitë turke në Forntin Evropian nuk kanë sjellë numrin e dëshiruar të votave. “Si Lëvizja për të Drejtat dhe Demokracinë e Turqve të Maqedonisë, ne kemi zhvilluar një fushatë intensive zgjedhore duke arritur tek bashkëkombasit tanë në të gjitha rajonet e vendit tonë. Ne kemi arritur një sukses të rëndësishëm me mbështetjen e komunitetit turk si në zgjedhjet presidenciale ashtu edhe në ato parlamentare. Në fakt, numri i votave që kemi…
Me datë 07.10.2024, në ora 15:00, zyrtarët policorë të Policisë së Gostivarit kanë arrestuar personat H.K. (34) nga Gostivari, I.S (48) dhe Z.S.(49) të dy nga Banjica e Epërme. Ata janë vërejtur nga punonjësit e policisë duke prishur rendin dhe qetësinë publike me një konfrontim fizik të ndërsjellë. Personat janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.TS
Me datë 07.10.2024 në ora 15:50 në një fshat të Tetovës, zyrtarë policorë të NJP Grupçin e kanë privuar nga liria personin B.S.(33) nga ky fshat duke vepruar sipas raportit të mëparshëm se në shtëpinë e tyre familjare e ka sulmuar fizikisht gruan e tij të pamartuar 40-vjeçare. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse. TS
Me datë 07.10.2024 në ora 15:50 në fshatin Vrapcishtë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga NJP Gallatë kanë ndaluar personin E.A. (32) nga Vrapçishti, i cili me urdhër të gjykatës ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg. Ai është dorëzuar në INKP-Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit. TS
Me datë 07.10.2024 në ora 15:50 në SPB Tetovë, personi M.A. (42) nga Tetova ka raportuar se në rrugën e ,,Strgës” është sulmuar fizikisht nga personi S. ,,pnj” (50) nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen e rastit. TS

