Author: Hamdi Kumanova

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se dje, ka pritur në vizitë stafin e ambasadës amerikane. Gjatë kësaj vizite në Preshevë, Sinani thotë me zyrtarët amerikanë kanë diskutuar për çështje tepër të rëndësishme që kanë të bëjnë me shqiptarët atje. “Patëm kënaqësinë të mirëpresim në komunën tonë zyrtarët e Ambasadës Amerikane, Nicholas Enz – zyrtar politik, dhe Ksenia Llazoviq nga departamenti politik. Në takimin tonë, u trajtuan tema të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve tanë”, ka shkruar Sinani. Sipas saj, fokus i veçantë iu kushtua shërbimit të detyrueshëm ushtarak, pasivizimit të adresave si dhe mospranimit të diplomave të…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar nën dyshimin e bazuar se i njëjti është marr me kontrabandë me emigrantë. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 15:00, në Ferizaj. Siç thuhet në raport me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti është marr me kontrabandë me emigrantë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lexo më Shumë

Krimi në familjet shqiptare që jetojnë në Itali ka goditur sërish. Ngjarja e radhës është regjistruar në San Felice a Cancello, në provincën e Caserta, ku një 30-vjeçar shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij në sytë e fëmijëve të mitur, 4 dhe 6 vjeç. Sipas mediave italiane, shqiptari i ka marrë jetën gruas së tij 24 vjeçare duke e mbytur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, në kulmin e një mosmarrëveshjeje në familje, përballë dy fëmijëve të saj të vegjël. 30-vjeçari është ndaluar nga policia dhe është dërguar në komisariat, shkruan A2 CNN.

Lexo më Shumë

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një person tjetër. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:00, në Gjakovë. Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa me vendim të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur…

Lexo më Shumë

Një burrë është arrestuar pasi që në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht gruan e tij në Klinë. I njëjti, pas intervistimit është liruar. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë

Lexo më Shumë

Partia Socialdemokrate sot do të zhvillojë një aksion simbolik. Aksioni do të mbahet në pikën kufitare në Merdar prej orës 13:00. Kështu ka njoftuar PSD-ja përmes një ftese për media. Kujtojmë se nga dje, Qeveria e Kosovës ka hequr masën e ndalesës për mallrat serbe.

Lexo më Shumë

Kryetarja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova foli nga Procesi Brdo – Brioni në Tivat të Malit të Zi. Ajo foli për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe tha se dhoma e pritjes e Bashkimit Evropian e quajtur Ballkani Perëndimor është bosh në dy mënyra: e para është duke integruar vendet dhe e dyta me emigrim, veçanërisht të rinjtë. “Njerëzit janë lodhur duke pritur anëtarësimin e vendeve të tyre në Bashkimin Evropian. Procesi i Brdo Brionit duhet të na ndihmojë të ndryshojmë këtë sallë pritjeje të quajtur Ballkani Perëndimor duke integruar shtetet, jo duke migruar qytetarët. Procesi do të përmbushë…

Lexo më Shumë

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Oliver Spasovski, thotë se qeveria duhet të thotë nëse vazhdojmë drejt Bashkimit Evropian apo kemi alternativë tjetër. Ai është dakord që ata duhet të ndërtojnë një qëndrim të përbashkët, por Spasovski thotë se duhet ta shohin planin e Qeverisë. “Ne jemi në pritje të planit të qeverisë. Si do të ndryshojë Korniza Negociatore? Si të sigurohet një pozitë më e mirë: Po them atë që është paralajmëruar nga OBRM-PDUKM. Ata premtuan se do të sigurojnë një kornizë më të favorshme negociuese. Tani është momenti që do ta ofrojë qeveria”, tha Spasovski. Spasovski komentoi deklaratat e…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë 46 të burgosur vuajnë dënim të përjetshëm. Janë raste të ndryshme, por nga ato më të njohurat janë 9 pjesëtarë të grupit të njohur të Kumanovës që janë të dënuar për rastin “Lagja e Trimave” më 9 maj 2015 në Kumanovë, Agim Islamoviq për rastin “Monstra”, rasti i Burhan Nuhijit që kërkon drejtësi se bëhet fjalë për rast të montuar pas vitit 2001, Nikolçe Gigevski që vrau dy bashkëshkortë në Draçevë të Shkupit, Dino Dinevski, dibrania Blerta Pocesta që kishte vrarë prindërit dhe motrën 14 vjeçe dhe raste tjera…

Lexo më Shumë

Pesë persona u vranë të martën në provincën Guayas të Ekuadorit, ku një luftë mes bandave për kontrollin e trafikut të drogës është ndezur, tha policia. Sulmi ndodhi në qytetin Duran, pranë portit të Guayaquil, porti më i madh i vendit në Paqësor, i cili vitet e fundit është kthyer në një qendër për trafikun e drogës në SHBA dhe Evropë. Sipas informacioneve nga policia, persona të armatosur kanë zbritur nga dy automjete dhe kanë hapur zjarr. Kur policia mbërriti në vendngjarje, katër persona ndodheshin të vdekur, ndërsa një tjetër vdiq në spital. Guayas është një nga gjashtë provincat ekuadoriane…

Lexo më Shumë

Parku arkeologjik i Lezhës ka mirëpritur 6698 vizitorë gjatë periudhës janar-shtator 2024. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëri të ditur se “në këtë periudhë numri i vizitorëve ka shënuar një rritje prej 74% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 35% e vizitorëve janë turistë të huaj”. Prej kalasë, tashmë e vizitueshme edhe mbrëmjeve, shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik. Parku arkeologjik i Lezhës ndodhet në pjesën lindore të qytetit me të njëjtin emër. Lisi (Lezha antike), i ndërtuar në kodër, kishte një pozicion strategjik që kontrollonte luginën…

Lexo më Shumë

Të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përgatitore për rastin e sulmit në Banjskë, në të cilën, të akuzuarit që ndodhen në paraburgim në Kosovë, duhet të deklarohen lidhur me fajësinë. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur më 11 shtator një aktakuzë ndaj 45 personave, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale, por vetëm tre prej tyre janë në dispozicion të organeve të drejtësisë: Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq. Ata janë arrestuar pas sulmit të armatosur në Banjskë, në veri të Kosovës, kur një grup i armatosur serb…

Lexo më Shumë