Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot përmes Konferencës për media shprehur shqetësimet tona të thella lidhur me ngecjet e Qeverisë mono-etnike në realizimin e projekteve kapitale në infrastrukturën rrugore gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes së saj. “Sot, jemi këtu për të shprehur shqetësimet tona të thella lidhur me ngecjet e Qeverisë mono-etnike në realizimin e projekteve kapitale në infrastrukturën rrugore gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes së saj. Në këto tre muaj, në vend që të ketë progres ka ngecje dhe shkurtim mjetesh të projekteve kyçe në infrastrukturën rrugore, siç janë Korridori 8 dhe 10d, autostrada Shkup-Bllacë,…
Author: Hamdi Kumanova
Alsat mëson ekskluzivisht se gjatë ditës në një takim në mes prokurorit të lëndës, ekspertit mjekoligjor, qendrës për punë sociale dhe Policisë, është shqyrtuar raporti paraprak nga hetimi i vdekjes së dy personave në Sllatinë të Tetovës. Në raportin fillestar të ekspertit mjekoligjor, është konstatuar se deri tek vdekja ka ardhë si pasojë e helmimit nga ushqimi në shtëpi. Gjithashtu në raport është konstatuar se në trupat e dy viktimave nuk ka pasur shenja dhune. Megjithëse raporti fillestar do të dorëzohet në Shkup për hetim më thelbësorë mbi llojin e helmimit të viktimave. Jozyrtarisht, pritet që kryefamiljari pritet të lirohet…
Rinisë duhet t’i jepet vendi qendror në vendimmarrje – ky është vizioni i Qeverisë në zbatimin e masave dhe politikave që do të kontribuojnë në përmirësimin e standardit të jetesës. Për këtë qëllim, Qeveria ka paraparë masa, konkretisht vauçer prej 250 euro për studentët për pajisje elektronike, si dhe mbështetje financiare deri në 30 mijë euro për bizneset për të rinjtë, tha Marija Miteva – zëdhënëse e Qeverisë. Lidhur me të njëjtën, Miteva njoftoi se qeveria ka filluar komunikimin me kompanitë në fushën e teknologjisë informative, i cili duhet të finalizohet deri në fund të këtij viti dhe duhet të…
Është ndërprerë marrëveshja me kompaninë e jashtme që furnizonte Armatën me ushqim, konfirmoi sot ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski. “Marrëveshja e cila kishte shumë mangësi, është ndërprerë në mënyrë të njëanshme. Që vendimi të mos jetë politik si ministër i Mbrojtjes kam formuar Komision së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e përgjithshëm dhe Armatën i cili i shqyrton të gjitha procesverbalet dhe konstatoi shumë lëshime dhe së bashku me Armatën na dha rekomandim të ndërpritet marrëveshja. Marrëveshja është ndërprerë dhe rrjedhin të gjitha dispozitat ligjore, por më e rëndësishme për mua është që të mos cenohet gatishmëria luftarake dhe…
Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani tha se Fronti Europian është stabil dhe nuk ka shenja destabilizimi, që siç tha, pavarësisht se disa të tjerë duan që të ketë eksplodim të madh, përcjell TV21. Hasani tha se të tjerët nuk duhet gëzuar se dikush del nga Fronti ndërkohë që shtoi se, shkatërrimi i FE nuk është në favor të shqiptarëve. “Unë mendoj dhe jam i sigurt se Fronti Europian është stabil për momentin dhe nuk shoh asnjë shenjë të destabilizimit dhe përkundër dëshirave të dikujt dikujt që të ndodhë një eksplodim i madh në FE, unë mendoj se kjo punë nuk…
Në seancën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit u refuzua lënda kundër kryeministrit Hristijan Mickoski dhe djalit të tij për udhëtim në Uashington. 18-vjeçari Jovan Mickoski shoqëroi babain e tij, kryeministrin Mickoski në një udhëtim zyrtar në Shtetet e Bashkuara për Samitin e NATO-s në Uashington, i cili shënoi 75 vjetorin e themelimit të Aleancës në muajin korrik. Më 15 korrik, Komisioni ngriti një rast pasi u përfol për udhëtimin e djalit të kryeministrit në Samitin e NATO-s. Në seancën e sotme rasti është pushuar pasi është konstatuar se udhëtimi është financuar nga mjetet personale.
“Sportistët e famshëm që kanë reklamuar në të kaluarën pika bastesh apo kazino, nuk do ta bëjnë këtë në të ardhmen”, kështu deklaroi sot ministri i sportit, Borko Ristovski. Bëhet fjalë për sportistët Kiril Lazarov (hendboll), Goran Pandev (futboll) dhe Igor Stefanovski-Ixhe (automobilizëm), të cilët reklamonin bastore dhe kazino. “Kemi bërë një marrëveshje xhentëllmenësh që Goran Pandev të mos reklamojë më baste sportive, as Ixhe nuk do të reklamojë, poashtu edhe Lazarovit i ka përfunduar kontrata me kompaninë dhe nuk do ta rinovojë. Mendoj se këta njerëz do t’i shihni në anën tjetër, duke promovuar vlera reale”, tha Ristovski.
Një shtetas gjerman në Kumanovë ka therur dy të mitur. Motivet sipas burimeve policore kanë të bëjnë me një shumë të parave që dy të miturit e kanë ditur se i posedon në çantën e tij shtetasi gjerman. Në deklaratën e tij të parë pas arrestimit, shtetasi gjerman ka deklaruar se në çantën e tij ka pasur një shumë të parave mbi 8 mijë euro, ndërsa nga të miturit është ndjekur një kohë të gjatë që t’i merren paratë. Derisa ka rezistuar t’i shmang i njëjti është sulmuar me gjësende të forta, ndërsa në një moment në vetëmbrojtje ka tentuar…
Ne duhet të dimë se cili është plani i Qeverisë, nëse fare e ka, si ne do ta vazhdojmë rrugën eurointegruese, deklaroi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe sot në Shkup. Kryetari i partisë më të madhe opozitare nëd eklaratë për mediumet theksoi se në periudhën në vijim do t’i shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat, përfshirë edhe thirrjen e mbledhjes kuvendore, ndërkaq me qëllim që të sigurojnë përgjigje nga kryeminsitri lidhur me eurointegrimin e vendit. “Ne çdo ditë tregojmë kosntruktivitet për çështjen për vazhdimin e rrugës eurointegruese të shtetit, por fatkeqësisht nuk shohim përgjigje nga kryeminsitri në atë drejtim. Ideja jonë për…
Kushtetuesja e ka shfuqizuar Balancerin, shkruan Alsat. Instrumenti që ka pasur për qëllim të ekuilibrojë përfaqësimin e bashkësive etnike në administratë, sot u gjend para Gjykatës Kushtetuese. Gjykatësit, sot vendosën për shfuqizimin e “Balancuesit”, i cili prej 18 shtatorit është i pezulluar dhe me këtë ka humbur balanci i të gjitha punësimeve në administratë. Lënda për instrumentin që rrënjët i ka në Marrëveshjen e Ohrit, është formuar pas dorëzimit të nismës nga ish kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, në janar të këtij viti. Më të, kontestohet kushtetutshmëria e dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me kushtin për mbajtje…
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tregoi për vizitën që pati në mëngjes në Leposaviq ku shkoi bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. “Sapo erdhëm nga Leposaviqi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, meqenëse në Leposaviq do të qëndrojë për dy ditë mamografi për kontroll për vajza dhe gra, për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit”. Ai tha se ky mamograf do të shkojë në çdo komunë të Republikës sonë. “Ky muaj është thirrje për ngritjen e vetëdijes rreth kancerit të gjirit. Mamografi do të vazhdojë për Viti, ndërsa ka qenë edhe më herët në Mitrovicë të…
Sekretari shtetëror, Dajanço Eftimov, në tryezë të rrumbullakët organizuar nga Këshilli i Evropës dje në Shkup i ceki sfidat me të cilat përballen institucionet e burgjeve dhe domosdoshmërinë për reforma për risocioalizim dhe rehabilitim më të mirë të personave të dënuar. Siç transmetojnë nga Ministri e Drejtësisë, në fjalimin e tij Eftimov theksoi se gjendja është serioze dhe se nevojitet shumë mund dhe përkushtim për vendosje të drejtësisë dhe sigurisë juridike. “Gjendja është serioze dhe jemi të vetëdijshëm se nevojitet me të vërtetë shumë mund dhe përkushtim. Duhet të vendosim drejtësi dhe siguri juridike, të tregojmë se kemi vlera, se…

