Njësia e Antidrogës ka zhvilluar dje një aksion në Prizren, që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të drogës. Bazuar në informacionet e para, pas kontrolleve të kryera nga ana e Policisë, është gjet një sasi e marihuanës dhe pajisje për përpunimin e rogës. Aksioni është zhvilluar në rrugën “Sefedin Laqi”, nën dyshimin për shitje dhe shpërndarje të drogës. Personi i dyshuar nuk është gjetur në shtëpi, por Policia gjatë kontrollit në objektet rreth – në stallën e bagëtive të familjes ka gjetur dhe sekuestruar rreth 90 fara të kanabisit.
Author: Hamdi Kumanova
Policia e Tiranës ka zbuluar një magazinë të madhe me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Mësohet se magazina është zbuluar në rrugën “Hamdi Pepo” në zonën e quajtur “Qyteti i nxënësve” në kryeqytet. Operacioni vijon prej mbrëmjes së kaluar, teksa pritet të zbulohen detaje të tjera në orët në vijim dhe nëse ka persona të arrestuar. E gjithë policia e Tiranës, shërbimet e komisariatit 2 dhe 6 dhe Antidroga e Tiranës ndodhen në aksion, pasi dyshohet se bëhet fjalë për një sasi të madhe lënde narkotike. /BW
Me sulmet dhe shpërthimet në veri të Kosovës, Beogradi po synon që të dërgojë mesazhe të qarta. Sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, Serbia po vazhdon luftën për Kosovën, dhe se dëshmi për këtë janë shpërthimet e fundit që ndodhën në veri të Kosovës. Me krejt këtë, siç thotë Shala, Serbia po mundohet që ta formojë një strategji të re që t’i arrij synimet e saja. “Lufta dhe veprimet hibride të Serbisë përmes elementit kriminal në veri të vendit (sulme me mjete shpërthyese) po na tregojnë veprime të grupeve kriminale me mbështetjen e strukturave të Beogradit, sepse është tregues se…
Uragani Milton ka zbarkuar në Florida si stuhi e kategorisë së tretë, duke goditur ashpër brigjet e këtij shteti që ende nuk është ngritur në këmbë nga uragani tjetër Helene, që ka lënë mbi 230 njerëz të vdekur. Edhe të enjten është raportuar për të vdekur në qarkun Shën Lucia, në brigjet lindore të Floridas, ndonëse numri nuk është bërë i ditur. Erërat e stuhisë Milton kanë arritur në deri 160 kilometra në orë, dhe zona e Tampas është goditur direkt. Stuhia më pas ka goditur edhe pjesën jugore afër Sarasotas, në jug të Tampas. Situata në rajonin e Tampas…
Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Viktimat jo rrallëherë janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur, e shumë herë edhe të moshuar, siç ndodhi me rastin e fundit në Prishtinë. Policia tashmë ka arritur ta arrestojë të dyshuarin. Rasti i tmerrshëm dyshohet të ketë ndodhur në autobusin 4 të trafikut urban në Prishtinë, ku një i moshuar dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur. E mitura e ka denoncuar në Polici dhe i njëjti është identifikuar dhe prangosur. Media ka mësuar…
Sindikata e Policisë së Maqedonisë – SPM sot para të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ka dorëzuar projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe anëtarëve të familjes së tyre. Ligji për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre rregullon të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre, si dhe kushtet dhe procedurën për realizimin e tyre. “Me zbatimin e…
Ministria e Shëndetësisë ju njofton se janë siguruar sasi të reja të vaksinave kundër Covid-19. Bëhet fjalë për 11520 doza që do të shpërndahen në qendrat shëndetësore gjatë javës. Për këtë qëllim, të gjithë qytetarët e interesuar që dëshirojnë të marrin vaksinë kundër Covid-19 mund të kontaktojnë qendrën shëndetësore më të afërt. Në Shkup vaksinimi do të bëhet në poliklinikën Bit Pazar. Ndryshe, vaksinat janë të destinuara për të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç. Kujtojmë se vaksinimi është masa më e mirë dhe më efektive për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundjet infektive. Ministria e Shëndetësisë monitoron në…
Me datë 08.10.2024 në ora 16:35 në SPB Tetovë, personi Z.I. (49) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 15:30 në rrugën ,,Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë është kafshuar nga një qen endacak. TS
Me datë 07.10.2024 në ora 08:30 në Gjevgjeli, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Gjevgjeli i kanë hequr lirinë D.J (27) nga Gjevgjeli. Gjatë kontrollit, në automjetin Audi pa shenja regjistrimi, me të cilin drejtonte, janë gjetur 12 emigrantë (dy nga Siria dhe 10 nga Iraku). Më herët, rreth orës 07:30 në rrugën lokale Stojakovë – Bogdanci, zyrtarët policorë kanë vërejtur mërgimtarët duke u futur në një veturë Audi, një veturë BMW, dhe të cilët menjëherë janë larguar nga vendi. Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, së pari është gjetur vetura Audi me mërgimtarët, ndërsa në Bogdanci rreth orës 17:00 është…
Më 09.10.2024, në vendin e quajtur “Povodenici”, në Prilep, nga ana e punonjësve të Policisë së Prilepit, u privua nga liria G.I (32) dhe I.K (31). Atyre iu gjetën dy automjete të ngarkuara me dushqe për të cilat nuk dispononin dokumentacion. Duke vepruar kështu, ata kanë sulmuar fizikisht njërin nga punonjësit e policisë dhe me automjetin e tyre kanë dëmtuar veturën zyrtare të policisë. Tavolina prej druri është marrë dhe i është dorëzuar policisë pyjore për veprime të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.
Dixhitalizimi në arsimin e lartë, si pjesë e transformimit gjithëpërfshirës dixhital të shoqërisë dhe punës, është një ndër prioritetet kryesore për të cilat do të punojë Qeveria në vitet në vijim. Gjithashtu qëllimi ynë është arsimim më cilësor për gjeneratat e të rinjve të cilët do të përballen me një të ardhme teknologjike më ndryshe, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në fjalimin para fillimit të debatit “Rruga drejt transformimit dixhital të universiteteve shtetërore”, në organizim të Forumit për ndryshimet arsimore dhe platformës për dixhitalizimin e universiteteve shtetërore #DigiU. “Angazhim i Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë është dixhitalizimi…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në një deklaratë për media ka theksuar se në Qeveri ka qëndrime kontradiktore për proceset eurointegruese të vendit dhe kjo është arsye edhe më e madhe për një seancë parlamentare ku kryeministri Mickoski duhet të deklarojë Planet e qeverisë për përparimin e vendit. Filipçe konsideron se qëndrimet e kundërta të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit për çështje evropiane Orhan Murtezani janë konfirmim i paaftësisë së Qeverisë për të ofruar një plan të qartë për procesin e integrimeve evropiane të vendit. “Ka shumë njoftime nga kryeministri për një lloj mbështetjeje nga disa vende, për ndryshimin…

