Author: Hamdi Kumanova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për gjendjen në pikët e kalimit kufitar. Në pikë-kalimin kufitar te Merdare, pritjet për dalje nga Kosova janë 60-80 minuta. Ndërsa për hyrje në Kosovë pritjet janë 5-10 minuta.Ndërkohë, tek Dheu i Bardhë janë 5 minuta. Në pikat tjera kufitare, pritjet në hyrje dhe dalje sillen nga 5 deri 10 minuta.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim po i ndjek zhvillimet e fundit në Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale që nga formimi i Qeverisë së re dhe po vërehet se kjo bashkësi ka filluar të keqpërdoret politikisht nga Qeveria monoetnike dhe pa legjitimitet dhe në vend që të afirmoj kërkesat e komunave dhe qytetarëve, pa dallim; vërehet tendenca e centralizimit dhe ambicjeve për të marrë kompetenca nga komuna opozitare. Tendenca për ta centralizuar zhvillimin e punëve të BNJVL me qëllim të anashkalimit të kryetarëve të komunave nga radhët e Frontit Europian është e papranueshme. Pas shkeljes së legjitimetit në nivel qendror me…

Lexo më Shumë

Vetëm para pushimeve verore në këtë vend Ersini kalonte kohën e lirë duke luajtur futboll me bashkëmoshatarët, shkruan Alsat. Pasi ky vend u shndërrua në deponi të egër e mbeturinash këta fëmijë kanë humbur vendin e tyre të argëtimit. Kërkesa e tyre është shumë e qartë, të hiqen mbeturinat që të mund të luajnë futboll aty. “Këtu luanit futboll më herët? Po. E tani? Si erdhi pushimi u mbush me mbeturina, dhe s’kemi ku të ankohemi. S’keni ku të luani futboll? Po s’kemi ku të luajmë, në mëhallë nuk na lanë të luajmë, ngushtë, në rrugë dhe na bërtasin dhe…

Lexo më Shumë

Baza e të dhënave në internet Numbeo publikon Indeksin e Kostos së Jetesës çdo gjashtë muaj dhe ai për mesin e vitit 2024 sapo është publikuar. Duke vlerësuar faktorë të tillë si kostoja e sendeve ushqimore, restoranteve dhe fuqia blerëse lokale në një sërë qytetesh, indeksi merr të gjitha të dhënat për të nxjerrë një rezultat të përgjithshëm të kostos së jetesës, raporton Time Out. Në fakt, qytetet amerikane dominojnë listën, por vlen të theksohet se ky indeks nuk merr parasysh as qiranë. Kur merren parasysh qiratë e banesave, renditja paraqet një pamje edhe më të madhe të dominuar nga…

Lexo më Shumë

Neto – paga mesatare mujore e paguar për një të punësuar në qershor të këtij viti është 41.939 denarë dhe është për 14,8 për qind më e lartë se sa në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (24.6%), Shërbime administrative dhe mbështetëse (22.9%) dhe Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm (19.6%). Rritja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin…

Lexo më Shumë

Shpërndarja e Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve, nuk është ide e qëlluar, pasi mund të krijohet precedent që çdo qeveri e ardhshme të kërkojë shpërndarjen e këtyre këshillave, të cilat janë të pavarura nga pushteti ekzekutiv. Kështu vlerëson Ivana Petkovska nga Koalicioni Të gjithë për Gjykim të Drejtë, në lidhje me paralajmërimet e qeverisë për reforma në gjyqësor, shkruan Alsat. “Këtu rol kyç duhet të ketë edhe Kuvendi, veçanërisht në pjesën e ngritjes së interpelancës për anëtarët e Këshillit Gjyqësor të cilët vijnë nga radhët e juristëve të shquar, gjegjësisht ata që zgjedhën nga radhët e Kuvendit dhe me…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë interpelancën e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, ka konfirmuar sot nga Negotina lideri i partisë dhe kryeministri, Hristijan Mickoski. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vënies së gurthemelit për ndërtimin e tregut të qytetit në Negotinë, ai tha se partia nuk sheh arsye për të interpeluar kryeparlamentarin Gashi. “Mënyra se si sillet si kryetar në Kuvend, si i udhëheq seancat dhe gjithçka që ndodh atje paraqet sjellje seriozisht të ndryshme nga ajo që ka bërë paraardhësi i tij”, tha Mickoski. Sipas tij, koalicioni LSDM-BDI-Levica ka motivet e veta për paraqitjen e një interpelance të…

Lexo më Shumë

Disa mjekë të klinikave private kanë interes të kthehen të punojnë në shëndetësinë publike, shkruan Alsat. Kështu deklaroi ministri i shëndetësisë Arben Taravari i cili njoftoi se, punësimi i tyre do të bëhet në klinikat ku ka më së shumti mungesë të punonjësve shëndetësor. “Dje qeveria diskutoi dhe besoj se së shpejti do e gjejmë edhe mënyrën e kthimit të disa mjekëve të cilët kanë mbi 10 vite përvojë pune, që punojnë në klinikat private dhe në disa klinika kemi deficit të këtyre mjekëve. Kemi interes të jashtëzakonshëm që na bënë të ndihemi shumë krenarë”, tha Arben Taravari, ministër i…

Lexo më Shumë

Me datë 20.08.2024 në ora 17:00 në Gostivar, zyrtarët policorë , kanë privuar nga liria S.T. i cili ka tentuar të fut në veturën e tij një vajzë të mitur por nuk ka patur sukses. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe personi është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës.TS

Lexo më Shumë

“Prej shumë vitesh në kompleksin Nënë Tereza mbizotëron kaosi për shkak të mungesës së parkingjeve. Në drejtim të zgjidhjes Qeveria vendosi nisjen e procedurave për ndërtimin e garazheve montuese shumëkatëshe me partneritet publiko privat”, raporton gazetarja e Alsat, Linda Ebibi. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari nuk dha detaje rreth kostos dhe se kur do të nisë ndërtimi, por, tha se shumë shpejt dikasteri i tij do të nisë procedurat e nevojshme. “Unë kisha dashur të ju informojë se mbrëmë qeveria mori vendim që të formohet komision për ta bërë shpalljen për parkingjet këtu në qendrën klinike dhe besoj se ministria…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë ka takuar ambasadorin e Francës në vend, z. Siril Bomgartner. Bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth zhvillimeve politike në vend e rajon, integrimit europian dhe ndryshimeve kushtetuese, frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe legjitimitetit. Kryetari Ahmeti ka përsëritur përkrahjen e madhe të Bashkimit Demokratik për Integrim për ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë për ta përfshirë komunitetin bulgar në kushtetutë me ç’rast zhbllokohet rruga drejt Bashkimit Europian, por gjithashtu ka shprehur nevojën e respektimit të emrit kushtetues dhe të Marrëveshjes së Prespës…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 kanë dhënë detaje shtesë në lidhje me hetimin për vrasjen e 59-vjeçarit Vasil Eftimov në afërsi të Q.T. “Mavrovasja” në Shkup. Nga MPB thonë se po zbatohen një sërë masash taktike operative, me qëllim të privimit nga liria të dyshuarit të tretë, ndërsa i dy të dyshuarit e tjerë sipas policisë, kanë doje penale. “Në automjet nuk është gjetur ar, është kryer ekspertizë e të gjitha objekteve që janë në interes të hetimeve. Personat që u përfshinë në vrasjen e kryer në parkingun përballë qendrës tregtare “Mavrovasja”, ku u qëllua me armë…

Lexo më Shumë