Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Administratës publike, Goran Minçev sot, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me heqjen e “balancuesit” nga ana e Gjykatës kushtetuese, porositi se Ministria nuk hyn në përmbajtjen e vendimeve, por të njejta i zbaton. Ai potencoi se koalicioni qeveritar ka kapacitet politik të fillojë me dialog në mënyrë që të gjendet zgjidhje adekuate e cila do të ishte në pajtim me kushtetutën, por është i mendimit se nuk duhet të shpejtohet, por të hapet debat i gjerë dhe publik. Sipas Minçevit, përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike është kategori shumë e rëndësishme kushtetuese. Por, mbetet në…

Lexo më Shumë

BDI e ka vlerësuar si kthim në vitet e 90 abrogimin e balancuesit si mekanizëm për rregullimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat nëpër institucionet shtetërore. Sipas tyre, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është politik dhe me qellim majorizimin e shqiptarëve. Sipas nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademit ky vendim i kushtetuese godet Marrëveshjen e Ohrit, Kushtetutën dhe stabilitetin multi etnik të shtetit. BDI i bëri thirrje faktorit ndërkombëtarë të sigurojnë që barazia dhe përfaqësimi do të mbeten të paprekura. “Përmes këtij vendimi goditet parimi i barazisë. Vendimi për të ndaluar deklarimin e përkatësisë etnike nuk është një hap i izoluar, ai…

Lexo më Shumë

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Qehaja diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe rajon, integrimin europian, Marrëveshjen e Ohrit dhe për marrëdhëniet bilaterale midis Shkupit dhe Prishtinës. Z. Ahmeti theksoi që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik dhe është në vazhdën e vendimeve që rëndojnë marrëdhëniet ndëretnike dhe cënojnë Marrëveshjen e Ohrit, të garantuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Z. Ahmeti gjithashtu u…

Lexo më Shumë

LSDM kërkon dorëheqjen e ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, për shkak të, siç thonë, një sërë skandalesh dhe deklaratash të rreme në publik për shtetësinë e saj bullgare. “Bozhinovska gënjeu njerëzit, duke fshehur informacione për shtetësinë e saj bullgare. Ndonëse pretendonte se kishte hequr dorë nga pasaporta dhe shtetësia bullgare, nga mediat bullgare publiku mësoi se jo vetëm që nuk hoqi dorë nga ajo, por e gjithë familja e saj ka nënshtetësi bullgare”. “Fshehja e fakteve dhe gënjeshtra e publikut nga një ministër është kundër të gjitha parimeve etike në politikë. Qytetarët nuk mund t’i besojnë…

Lexo më Shumë

Deri në mars të këtij viti, në arkën e shtetit janë inkasuar gjithsej 1.421 milionë denarë, mbi dy baza – taksa administrative dhe gjoba dhe tarifa të tjera administrative. Kjo shumë tregon rritje të vazhdueshme të të ardhurave nga këto burime, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në financimin e veprimtarive shtetërore. Në të njëjtin tremujor, bankat e RMV-së raportuan rritje të të ardhurave nga tarifat dhe komisionet. Në arkën e tyre gjatë kësaj periudhe janë derdhur 251 milionë denarë më shumë se në periudhën paraprake, përkatësisht mbi 4 milionë euro. Kjo rritje është rezultat i tendencës së vazhdueshme…

Lexo më Shumë

Javën e kaluar (30.09-06.10.2024), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 25 raste të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin, raporton Portalb.mk. Të sëmurët e kësaj jave janë rastet e para të raportuara gjatë sezonit të ri dhe janë regjistruar në Gostivar – 15, Теtovë – 5, Kavadar – 4 dhe Strumicë – 1. Sa i përket moshës, te grupmosha 15-64 janë regjistruar 14 persona, te grupmosha mbi 65 vjet – 8 dhe te fëmijët nga 5-14 janë regjistruar 3 raste. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se vaksinimi kundër gripit është mbrojtja më e mirë nga…

Lexo më Shumë

Mbledhja e Asociacionit të Komunave të Kosovës është ndërprerë pas një tensioni në mes të disa kryetarëve të Komunave që drejton Lëvizja Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës. Përplasja duket se ka ndodhur mes kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje. “Ulu aty, as ti ski te drejt…”, dëgjohet mes tjerash duke thënë Lladrovci. Nga pamjet në njërën anë shihen kryetarët e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe ai i Kamenicës Kadri Rrahimaj në anën tjetër Lladrovci dhe persona tjerë. Pamje janë publikuar nga kryetari i Kamenicë, Kadri Rrahimaj i cili ka…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski në Daily Click në TV21 tha se nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, mund të ndodhë që Shqipëria dhe Mali i Zi të bëhen pjesë e Bashkimit Europian para nesh. Kovaçevski tha se nëse ndodh kjo, Shqipëria mund të vendosë kërkesa të ngjashme si Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut. “Bullgaria hyri para nesh, ne tani kemi pengesë nga Bullgaria. Tani mund të na ndodhë që Mali i Zi dhe Shqipëria të hyjnë para nesh. A mund të parashikoni që Shqipëria, vendi fqinjë nuk do të ketë ndonjë kërkesë? Tani dikush do të thotë ata nuk do të hyjnë…

Lexo më Shumë

Policia e Tetovës njofton se dje në Gostivar është arrestuar një person, i cili kërkohej me vendim gjykate për vuajtjen e dënimit me burg prej 18 muajve. “Më datë 09.10.2024 në ora 01.10 në rrugën ‘Zhivko Brajkovski’ në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin A.I.(29). I cili me vendim gjykate kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve””. “Ai është dorëzuar në Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit”, thonë nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Njësiti kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, kanë trajtuar një informatë për një person të dyshuar. Personi, për policinë ka qenë edhe më parë i njohur për përfshirje në veprimtari penale, tregti e ndaluar dhe kontrabandë e mallrave. Gjatë trajtimit të rastit, policia në koordinim me prokurorinë, kanë kryer kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit B.M., (1990). Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia ka gjetur: 161.485 (njëqind e gjashtëdhjetë e njëmijë e katërqind e tetëdhjetë e pesë) euro, 2320 (dymijë e treqind e njëzet) franga zvicerane, 2300 (dymijë e treqind) dollar amerikan, 80.850 (tetëdhjetëmijë e tetëqind e pesëdhjetë) denarë maqedonas,…

Lexo më Shumë

Pesë turistë kanë qenë subjekte të punës së policisë së Korçës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit çek J. K., 38 vjeç, C. G., 39 vjeç, dhe P. K., 44 vjeç, të tre banues në Çeki, pasi në PKK Tushemisht, në dalje, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantat e këtyre shtetasve janë gjetur 1 mjet prerës (thikë), 10.1 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 251 gramë fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë…

Lexo më Shumë