Author: Hamdi Kumanova

Në Gjermani, në të ardhmen një burrë do të mund të marrë automatikisht kujdestarinë për fëmijën pas njohjes së atësisë, nëse prindi tjetër nuk bën kundërshtim brenda një muaji. Ndër të tjetra, këtë parashikon reforma e ligjit të familjes, të cilën Ministri Federal i Drejtësisë Marco Buschmann dëshiron ta aprovojë në një afat të shkurtër. Fëmijët duhet të deklarohen Po ashtu duhet të forcohet edhe pozita juridike e vetë fëmijëve. Kështu, për shembull, një fëmijë i prindërve të ndarë mund të paraqesë një kërkesë për rimarrjen e një vendimi për kujdestarinë e dhënë që nga mosha 14 vjeç. Në propozimin…

Lexo më Shumë

Në korrik, fotoja e një torte u postua në një profil TikTok-u plot me përmbajtje të një kreu famëkeq të një bande të quajtur Fatlum Ajeti. Ajo shoqërohej me fjalën “Halkidiki”, duke iu referuar rajonit të njohur turistik të Greqisë veriore, dhe me mbishkrimin: “Hakmarrja është më e ëmbël se torta”. Postimi, i cili është parë më shumë se 100,000 herë, përkoi me përvjetorin e parë të vrasjes së Orhan Bajramit dhe një burri tjetër në qytetin Hanioti të Halkidikisë, ku Bajrami besohej se kishte qenë me pushime. Ajeti, kreu i bandës kriminale Belanoca në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Analisti Genc Burimi shpreh rezerva për rinisjen e turit të kryeministrit Edi Rama me Diasporën shqiptare në botë. Kreu i qeverisë do të jetë në 26 tetor në New York, me shqiptarët e Amerikës, pasi ka takuar deri tani shqiptarët e Athinës dhe ata të Milanos. Burimi i sheh me dyshim këto lëvizje të kryeministrit pak muaj larg nga zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Ai sheh më tepër zbritjen e kryeministrit në fushatë elektorale se sa një takim që, siç pretendon kryeministri, ka për synim të thellojë lidhjet që vendi ynë ka me shqiptarët kudo në botë. Në një…

Lexo më Shumë

Vit pas viti treguesit e konkurrencës në prokurimet publike po shënojnë rënie. Përqindja e prokurimeve ku kishte vetëm një ofertë është rritur me tej në vitin 2024. Sipas databazës se prokurimeve publike nga fillimi i vitit deri në javën e parë të korrikut 2024 u zhvilluan gjithsej 18,341 procedura prokurimi, në të cilat 2540 ose 13.8 për qind e tyre kishin vetëm një ofertë. Për të gjithë vitin 2023 ishin zhvilluar 25,137 procedura prokurim dhe 12,9 për qind e tyre ishin vetëm me një ofertë. Të dhëna më të detajuara tregojnë se, prokurimet me vetëm një ofertë ishin zakonisht shërbime…

Lexo më Shumë

Dimri po vjen, forcat ruse po çajnë përpara, dhe e ardhmja e mbështetjes nga përkrahësi më i fuqishëm i Kievit është e pasigurt, sepse Shtetet e Bashkuara janë buzë mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale muajin e ardhshëm, ku gara është shumë e nxehtë. Ukraina është duke luftuar për mbijetese dhe sovranitet, prandaj çdo ditë, çdo javë, dhe madje çdo muaj është mbase vendimtar për fatin e vendit. Por, një grumbull faktorësh e bëjnë këtë kohë tejet vendimtare: Ukraina është duke u përballur me trysni në shumë fronte, për më tepër në vijën e vërtetë të frontit të luftës, i cili shtrihet…

Lexo më Shumë

Nga UVIL ZAJMI -Historia e panjohur e vitit 1987, kur u dënuan 13 arbitra, për një biletë treni!- Në vijim të ciklit “Ku kanë gabuar dhe nuk kanë gabuar arbritrat” do t’i rikthehemi një procesi financiar që nisi krejt rastësisht, ku në fokus janë gjyqtarët e futbollit, ata kryeqytetas. Shkak u bë letra e një arbitri tiranas, që i shkruan Sokol Morinës, me detyrën e shefit të Sportit në Komitetin Ekzekutiv, ku e informonte për një “abuzim” të madh që po kryenin gjyqtarët e futbollit të Tiranës, kryesisht me biletat e trenit, të autobusëve dhe fletët e hoteleve. I shqetësuar,…

Lexo më Shumë

Serbia e ka njohur tashmë Kosovën në të gjitha planet, i ka mbetur vetëm plani politik, por serbët nuk e pranojnë ende që ky është realiteti që bashkëjeton me ta. Është një serb ai që e thotë të gjithë këtë dhe e pranon se në fakt është mënyra se si qeveriset ai vend dhe demagogjia e regjimit ajo që e mban këtë narrative ende në lartësinë sikur ka një realitet tjetër. Për shkrimtarin serb Dejan Atanackoviç, që ka rrëfyer për Ditarin e Kosovës këto mendime politike, problemi qëndron në mënyrën se si po vjen njohja e Kosovës nga Serbia, përmes…

Lexo më Shumë

Ish-Presidenti Barack Obama foli me tone të zjarrta kundër kandidaturës së ish-Presidentit Donald Trump dhe në favor të nënpresidentes, Kamala Harris të enjten gjatë një tubimi në një kampus universitar në Pitsburg, që synonte të nxiste të rinjtë të marrin pjesë në zgjedhjet e nëntorit. Ai dha mbështetje të fortë për Harris, kur ajo u bë kandidatja zyrtare demokrate, pasi Presidenti Joe Biden u tërhoq në korrik. Obama, mandati i të cilit në Shtëpinë e Bardhë përfundoi në vitin 2017, vazhdon të gëzojë popullaritet në bazën e partisë së tij. “Unë e kuptoj pse njerëzit kërkojnë t’i ndryshojnë gjërat”, tha…

Lexo më Shumë

Uragani ‘Milton’ goditi Floridën të mërkurën, duke lënë pas disa të vdekur dhe shumë dëme materiale. Sipas njoftimeve më të fundit në media dhe nga të dhënat e rrjetit PowerOutage.us, vazhdonin të ishin të enjten pa energji mbi 3 milionë shtëpi dhe janë raportuar të paktën dhjetë viktima. Përmbytjet më të rrezikshme duket se kanë ndodhur në Qarkun Sarasota, ku niveli i ujit arriti në deri 3 metra. Sipas guvernatorit DeSantis, deri të enjten pasdite ishin shpëtuar nga ekipet e emergjencave 340 persona dhe 49 kafshë shtëpiake. Kupola e stadiumit Tropicana Foto galeri Megjithatë, sipas drejtores së agjencisë federale…

Lexo më Shumë

Këshilltari i BDI-së Komunën e Tetovës, Liridon Disha akuzon drejtorin e shkollës së mesme të mjekësisë për mungesë transparencë për harxhimet dhe hedh dyshime për shpërdorim të buxhetit të shkollës, shkruan Alsat. Me përgjigje të menjëhershme kanë dalë nga Sektori për Arsim i komunës së Tetovës. Nazmi Dauti nga ky sektor është përgjigjur se ky borxh nuk është vetëm i shkollës së mesme të mjekësisë por i gjithë shkollave të mesme dhe ka të bëj kryesisht me transportin e nxënësve, me ç’rast bartës i këtij tenderi është shkolla e mesme e mjekësisë. “..të gjitha shkollat e mesme dhe fillore kishin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka reaguar për neglizhimin e MASH në kohën e BDI-së që shkollën fillore komunale ‘Vizbeg’ e la në gjendje të mjerueshme. “ Si kryetar i komunës së Butelit, dua të theksoj një problem që paraqet rrezik për nxënësit e komunës sonë. Shkolla fillore në Vizbegovë, e cila është ndërtuar vitin e kaluar në periudhën kur Ministrinë e Arsimit e udhëhiqte një ministër nga radhët e BDI-së, është në gjendje të keqe! Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një ngjarje fatkeqe, ndërtimi i plotë i një dritareje me peshë mbi 50 kg ka rënë…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e parë të vitit 2024, 90,8 për qind e amvisërive kanë pasur qasje në internet nga shtëpia. Në tremujorin e parë të vitit 2024, nga popullsia e përgjithshme të moshës prej 15 deri 74 vjeç, internet kanë përdorur 91,2 për qind, ndërsa 76,4 për qind e kanë përdorur disa herë gjatë ditës. Në 12 muajit e fundit, 63, 5 për qind e qytetarëve në vend kanë porositur/blerë mallra ose shërbime nëpërmjet internetit.

Lexo më Shumë