Baza ajrore e NATO-s në qytetin gjerman Geilenkirchen rriti nivelin e sigurisë “bazuar në informacione zbulimi që tregojnë për një kërcënim të mundshëm”, bënë të ditur të enjten në mbrëmje zyrtarë të saj. “Si masë paraprake, i gjithë personeli thelbësor, por që nuk është me mision është larguar nga baza”, thuhej në njoftimin e publikuar në platformën e mediave sociale X, por pa dhënë më shumë detaje. “Siguria e personelit është prioriteti ynë kryesor. Operacionet vazhdojnë sipas planit”, shtohej më tej në deklaratë. Një zëdhënës i bazës së NATO-s në Geilenkirchen tha se nuk kishte më shumë informacion sesa ai…
Author: Hamdi Kumanova
Sot bëhen 17 vjet që kur mbylli sytë për herë të fundit një ndër figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare, Faruk Begolli. Si një ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966. Ai është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë. Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj me…
Sot përfundon afati për aplikim të pjesëtarëve të komunitetit serb për të konvertuar patentë shoferët e tyre të lëshuar nga institucionet serbe, në ato të Kosovës. Në fillim të majit, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendimin për pajisjen e serbëve në Kosovë me patentë shoferë RKS – Republika e Kosovës. Vendimi hyri në fuqi më 9 maj dhe ishte paraparë të përfundonte më 9 gusht. Por ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla kishte njoftuar se afati u zgjat deri më 23 gusht (sot) pasi sipas tij pati interes të madh për aplikim. Deri më tani patentë shoferët…
Më 21.08.2024, në orën 22:23, në SPB Shkup është raportuar se në një rrugë lokale nga fshati Ryhaniçino në drejtim të fshatit Konjari, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti ‘Skoda Yeti’, në pronësi të Ministrisë së Brendshme, dhe një motori të drejtuar nga S.R. (23) nga fshati Konjari i Poshtëm, Shkup.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Rexhaj në Prizren, ku një person u gjet së fundmi pa shenja jete në një rrugë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes. Siç merr vesh media, personi që u gjet i vdekur është Avdi Rexhaj, rreth 54-vjeçar. Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe familja, me ç’rast është bërë e ditur se lamtumira e fundit do t’i jepet sot, në orën 13:00, në fshatin Korishë. Trupi i pajetë fillimisht është dërguar në IML për obduksion, e më pas i është liruar familjes për procedurat…
Jemi të bindur se ura do të hapet dhe se kjo çështje është e Kosovës”, kështu ka deklaruar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila në RTK. “…Ka kaluar shumë kohë më parë kur nuk është pjesë e procesit të Berlinit dhe nuk mund të jetë. Natyrisht se në element të vlerësimit të rrethanave të sigurisë, Kosova bashkërendon aktivitetin dhe se policia bashkë edhe me institucionet e tjera të sigurisë, përfshirë edhe KFOR-in do të jetë në koordinim, por nuk është çështje me të cilën mund të diskutohet parimi i hapjes së urës”, ka thënë ajo.…
Qeveria australiane ka bërë një hap të madh drejt shndërrimit në një lider në energjinë e rinovueshme duke miratuar një projekt të ri industrial diellor në territorin verior. Projekti industrial diellor, i cili po promovohet si “stacioni diellor më i madh në botë”, do të prodhojë energji të mjaftueshme për të furnizuar me energji tre milionë familje. Sipas ministres australiane të Mjedisit, Tanya Plibersek, projekti do të përfshijë panele diellore, bateri dhe përfundimisht një kabllo që lidh Australinë dhe Singaporin me qëllim të eksportimit të energjisë së tepërt. “Ky projekt i madh është pjesë e infrastrukturës që përcakton një brez.…
Një vullkan në Islandën jugperëndimore ka shpërthyer për herë të gjashtë që nga dhjetori, duke nxjerrë lavë përmes një çarjeje të re në gadishullin Reykjanes. Imazhet video të drejtpërdrejta treguan llavë portokalli që shpërtheu nga një çarje e gjatë, duke ndriçuar tymin e ngritur që ngrihej në qiellin e natës. “Një shpërthim vullkanik ka filluar. Një çarje është hapur në lindje të Sylingarfell”, tha zyra meteorologjike islandeze (IMO) në një deklaratë, duke shtuar se shpërthimi kishte filluar në orën 21:26 me orën lokale pas një serie tërmetesh. IMO fillimisht vlerësoi gjatësinë e çarjes në 1.4 km (0.86 milje), duke shtuar…
Shqipëria ka fituar një tjetër përballje në çështje të arbitrazhit ndërkombëtar, me kompani të cilat kanë pasur pretendime për shkelje të kontratave nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, raporton Euronews, transmeton Klan Kosova. Ky është procesi i tretë në arbitrazhin ndërkombëtar, që qeveria shqiptare fiton kundrejt kompanive të huaja dhe që lidhen me procedurat e ndjekura nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kompania austriake IVICOM Holding GmbH kishte nisur një proces gjyqësor në dhjetor të vitit 2021, kundër Republikës së Shqipërisë pranë Institutit të Arbitrazhit të Dhomës së Tregtisë së Stokholmit (SCC). Procesi ishte bazuar në Traktatin e…
Ukraina ka kryer një sulm me dron gjatë natës në një aeroport ushtarak të Kremlinit pranë qytetit të Volgogradit dhe ka njoftuar kapjen e një fshati tjetër në rajonin e Kurskut të Rusisë, ndërsa forcat ruse kanë vazhduar me avancimin e tyre në rajonin e Donetskut. Guvernatori i Volgogradit, Andrei Bocharov, tha se goditja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit. Banorët vendas raportuan një seri shpërthimesh. Disa orë më vonë, municionet vijonin të shpërthenin dhe një qilim i madh tymi i zi përfshiu zonën. Shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës tha se kreu një bastisje në distancë kundër bazës ajrore…
Dhjetëra refugjatë ukrainas, shumica e të cilëve fëmijë, e kaluan natën duke fjetur në rrugë në Hungari, pasi Qeveria hungareze vendosi të mos paguajë më për strehimin e tyre. Refugjatët u dëbuan në rrugë, për shkak të një dekreti të nënshkruar nga kryeministri nacionalist Viktor Orban, i cili hyri në fuqi më 21 gusht. Dekreti e kufizon mbështetjen e shtetit për refugjatët që kanë shkuar në Hungari nga pjesë të Ukrainës, për të cilat Budapesti thotë se nuk janë të prekura nga pushimi i plotë dhe nga lufta që i ka nxitur Rusia. “Prej se u publikua dekreti i Qeverisë,…
Ish-presidenti Donald Trump ndërpreu papritur një intervistë me NewsNation të enjten, duke i thënë gazetarit se siguria e tij nuk donte që ai të qëndronte në atë vend, sepse ishte një rrezik sigurie. Përpjekja për vrasjen e Trump më 13 korrik është ende duke u shqyrtuar si një dështim i sigurisë dhe të mërkurën autoritetet njoftuan një ndjekje në Arizona për një person që dyshohet se kërcënoi jetën e ish-presidentit. Trump ishte në Arizona të enjten për të folur për imigracionin në kufirin jugor. Ndërsa fliste me Ali Bradley, një reporter i NewsNation, Trump u ndal papritmas dhe i tha:…

