Author: Hamdi Kumanova

Realiteti tregon se SDS-ja dhe BDI-ja na kanë lënë institucione që po mbyten në korrupsion dhe krim, buxhet të projektuar jorealisht, rritje të projektuar jorealisht, po reagon sot VMRO-DPMNE. SDS dhe BDI kanë planifikuar buxhet për gjysmë viti, e jo për të gjithë vitin 2024, që do të thotë se nuk i kanë lënë hapësirë ​​për manovrim Qeverisë së re. 83 milionë euro nga Buxheti do të shpenzohen për shlyerjen e huave jashtë vendit që qeveria e kaluar e SDS-së dhe BDI-së, së bashku me drejtorët, i ka bërë përmes ndërmarrjeve publike si Rrugët Shtetërore, Hekurudhat, JSP, ESM…

Lexo më Shumë

Shtatëdhjetë e tre persona të rinj planifikohet të punësojë Ramiz Merko në vitin 2025, ndërsa nga të punësuarit ekzistues në administratën komunale, vetëm 8 duhet të dalin në pension. Me këtë, numri i të punësuarve do të arrijë në 280. Shtrohet pyetja se a ka kaq shumë karrige dhe kaq shumë tavolina në Komunën e Strugës ku do të punonin të gjithë ata punëtorë. Me punësimet e reja mendojmë se do të rritet borxhi publik i Komunës së Strugës, madje edhe megalloman, dhe qytetarët do t’i marrin shërbimet si më parë me shumë vështirësi, ose për shkak të “punës së…

Lexo më Shumë

Një ngjarje skandaloze dhe e turpshme u regjistrua në stadiumin ‘Epet Arena’ në Pragë, aty ku Çekia dhe Shqipëria u përballën në kuadër të grupit B1 në Nations League. Tifozët çekë në mënyrë të turpshme, kishin shpalosur hartën e Kosovës nën flamurin serb si dhe kishin përdhosur atë shqiptar, duke e kthyer me kokën poshtë. Në fundin e pjesës së parë, tifozët shqiptarë janë afruar në tribunën e ultrasve çekë, duke tentuar përleshjen fizike. Shumë forca policie u vendosën mes dy turmave ku gjuajtjet me sende nga larg nuk munguan. Flamujt shqiptar që ishin kthyer kokëposhtë janë larguar…

Lexo më Shumë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po përgatitet për një turne të ri nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor dhe destinacioni i saj i parë do të jetë Shkupi, më 24 tetor. Vizita e Von der Leyen vjen pas vendimit të Brukselit për të ndarë Shqipërinë nga Maqedonia në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Më 15 tetor, Shqipëria duhet të mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare, pas së cilës do të hapë kapitullin e parë negociues. Për Shkupin, procesi është në ngërç për shkak të moszbatimit të Kornizës negociuese me BE-në, përfshirë kërkesën për ndryshimin…

Lexo më Shumë

Agjendat e reformave të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës janë miratuar në kuadër të Instrumentit të ri për Reforma dhe Rritje në vlerë prej 6 miliardë euro, i njohur si Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor, njoftoi Presidenca hungareze e BE-së. në rrjetin “X”, përcjell INA. “Kjo hap rrugën që parafinancimi të fillojë gjatë Presidencës hungareze të Unionit. Mbështetja e integrimit të Ballkanit Perëndimor mbetet një prioritet kyç i presidencës hungareze”, thuhet në njoftim. Sipas Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor me vlerë 6 miliardë euro, Maqedonia e Veriut duhet të marrë 750…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një bisede në podcastin e tij në Facebook, ndër të tjera duke folur për studentët dhe shkollimin, u shpreh se vendi që drejton, sipas tij, se vetëm protesta kanë qenë deri tani qytetare dhe që kanë mbledhur njerëz. Ai veçoi protestën kundër armëve kimike dhe atë të studentëve, teksa për këtë të fundit tha se grumbullonte njerëz me minuta dhe se elementi që e veçoi ishte “nxjerrja jashtë” e politikës. Top Channel shkruan se sipas, Ramës protestat e tjera janë vetëm janë organizime partish. “Dy protesta ka pasur Shqipëria sa kam qenë unë,…

Lexo më Shumë

Prokurori i Prokurorisë së Prishtinës, Arben Hoti, duke folur për fajdet, ka treguar një rast ku një person kishte marrë fillimisht mori 5 mijë euro, më pas edhe një shumë tjetër, e që detyrimi final dyshohet se ka tejkaluar shumën prej 100 mijë eurove. “Personi fillimisht është futur me rreth një mijë euro, ka filluar domethënë të marrë pjesë në lojë, ai fillimisht ka pasur mjetet e tij personale, të cilat është joshur dhe ka marrë pjesë në lojë, i ka humbur të njëjtat, më pas si rezultat i humbjes i është mundësuar që të luajë të themi në…

Lexo më Shumë

Kablloja USB4 u lansua së fundi, duke sjellë shpejtësi të transferimit të të dhënave deri në 40 Gbps, por tani edhe kjo është tejkaluar. Elecom u bë zyrtarisht kompania e parë që certifikoi kabllot e saj USB4 2.0. Këto janë kabllot e para USB4 2.0 dhe ato premtojnë shpejtësi që janë dy herë më të larta se USB4 standarde, transmeton Telegrafi. Kompania aktualisht synon të lëshojë dy variante të kabllove të saj të reja USB4 2.0 në dhjetor, dhe modeli bazë do të ofronte shpejtësi transferimi të të dhënave prej 80 Gbps dhe aftësi karikimi 60 W. Modeli i dytë…

Lexo më Shumë

Kancelari Olaf Scholz i premtoi Ukrainës ndihma ushtarake shtesë nga partnerët perëndimorë. Ndihmat do të kenë një vlerë prej 1.4 miliardë eurosh. Ndër to bëjnë pjesë sisteme të mbrojtjes ajrore, artileri dhe dronë, tha kancelari në një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Berlin. Përkrah Ukrainës “Gjermania vazhdon të qëndrojë e vendosur përkrah Ukrainës”, theksoi Scholz. Ai dënoi edhe një herë sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës së Ukrainës, të cilat, sikurse tha ai, kanë si qëllim të thyejnë e vullnetit popullit për të rezistuar. Kjo ishte vizita e dytë e Presidentit ukrainas në Gjermani brenda pesë javësh dhe biseda…

Lexo më Shumë