Shkollat po bëjnë përgatitjet e fundit për të aktivizuar sistemin e ngrohjes varësisht ngrohjes që kanë në përdorin. Në nëntë shkolla të Komunës së Çairit, pesë shfrytëzojnë ngrohje qendrore ndërsa të tjerat ngrohje me naftë. Nga Sektori për Arsim i kësaj komune thanë për Alsat se shkollat dhe çerdhet në këtë territor nuk rrezikojnë të mbeten pa ngrohje pavarësisht disa borxheve të mbetura ndaj ngrohtores. “Për sistemin me ngrohje qendrore janë paguar disa nga borxhet e kaluara pasi që kemi pas problem vitin e kaluar me shkurtimin e disa bllok dotacioneve që i bëri Ministria e Arsimit na ngelën…
Author: Hamdi Kumanova
Vetëm dy nga pesëdhjetë hotele në bregun e Ohrit dhe Strugës janë të lidhura me sistemin kolektor, tregon raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik. Të gjithë janë edhe ndotës potencialë të liqenit të Ohrit. Në kolektor nuk janë të lidhura as shtëpitë private rreth bregut të liqenit nga plazhi Saraishtë deri te kisha e Shën Sofjes e deri në pjesën e bregut te vendbanimi Kaneo në Ohër. Shtëpitë private përgjatë gjithë bregut si dhe vendbanimet rurale Tërpejc, Llabunishtë dhe Radozhdë përdorin gropa septike. “Shtëpi private nga fshati Radozhdë që përdorin gropa septike që ndoshta derdhen direkt në…
Ende nuk ka një zgjidhje për shpërndarjen e paligjshme të punonjësve në Ministrinë e Brendshme, gjatë periudhës parazgjedhore të bërë nga ish-zëvendësministri Nazim Bushi. Megjithëse zyrtarët e Antikorrupsionit hapën lëndë dhe përcaktuan se Bushi duhet të ndiqet penalisht, por kjo nuk ka ndodhur. KSHPK ka paraqitur nismën për fillimin e procedimit penal ndaj një ish-zëvendësministri të Brendshëm. Lidhur me nismën e dorëzuar, ende nuk është marrë asnjë reagim nga Prokuroria Themelore Publike Shkup. Prokuroria, nga ana tjetër, për Alsat thotë se tashmë është formuar lëndë. Prokuroria Themelore Publike Shkup, formoi lëndë dhe vepron për nismën e paraqitur. …
Ju informojmë se gjatë kësaj periudhe janë shfaqur profile të rreme në rrjetet sociale që paraqiten në emër të Interpolit apo Ministrisë së Punëve të Brendshme apo në emër të kompanive që ofrojnë një lloj ndihme dërmjetësimi apo edhe kthim të fondeve për personat që humbën fonde në investime të rreme në internet si “Conti” dhe të tjerë si ai. “Ne si Ministri e Punëve të Brendshme dëshirojmë të informojmë dhe njëkohësisht paralajmërojmë se bëhet fjalë për mashtrime klasike në internet ose të ashtuquajturat mashtrime Fishing, qëllimi i të cilave është mbledhja e të dhënave personale me qëllim të përdorimit…
Në vitin 2023, qeveria e BDI-së dhe SDS-së miratuan Strategjinë për Reformat e Administratës Publike për periudhën 2023-2030, e cila parashikon heqjen e balancuesit. Përkatësisht, BDI-ja nga pozita e pushtetit nuk kishte asgjë kundër shfuqizimit të balancuesit, por tani nga pozita e opozitës gjen arsyetime dhe shpik arsye për destabilizimin, tha deputeti dhe anëtari i KI-së së VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, në një konferencë për media. “BDI nuk tha asnjë fjalë kur së bashku me LSD-në e promovuan Strategjinë. BDI ka qenë pjesë e qeverisë që e ka miratuar këtë Strategji dhe më pas nuk ka pasur konferenca për media apo…
Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, priti Ambasadorin e ri të Bulgarisë në Shkup, Zheljazko Radukov. Ahmeti uroi Ambasadorin Radukov për rikthimin e tij në Maqedoninë e Veriut dhe e siguroi që bashkëpunimi i ngushtë në funksion të së ardhmës europiane dhe fqinjësisë së mirë do të vijojë edhe më tej. Ahmeti dhe Radukov bashkëbiseduan për kornizën negociuese të Bashkimit Europian dhe integrimin e vendit në BE si dhe situatën aktuale politike në vend e rajon. Korniza negociuese e miratuar nga Bashkimi Europian është e qartë dhe duhet të zbatohet për ta vijuar rrugëtimin…
BORE VIDEVSKI PAS TRAJTIMIT NË SPITAL KTHEHET NË SHUTKË Bore Videvski, I akuzuari për vrasjen e 14-vjecares, Vanja Gjorçevska dhe 74-vjecarit Pançe Zhehovski, pas qëndrimit disaditor në spital, është kthyer në Burgun e Shutkës dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, noftojnë kompetentët. Procesi gjyqësor për këtë rast, vazhdon të hënën, ku duhet të dëshmojë e ëma e Vanjës, Zorica Gjorçevska. Në seancën e parë, katër të akuzuarit – Lupço Palevski, Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vlatko Keshishov, u deklaruan të pafajshëm, kurse e ëma e Vanjës kërkoi përjashtimin e opinionit nga seanca gjyqësore, sic…
Zv.kryeministri i parë përmes njê postimi në rrjetet sociale, ka pyetur BDI-në përse nuk protestoi kur Gjykata Kushtetuese abrogoi dispozitat e Ligjit për evidencën amë. Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Mexhitit. Fakt: Shkurt 2024: Në pushtet Ali Ahmeti. Ministër i drejtësisë dhe propozues ligji Krenar Lloga. Gjykata Kushtetuese sjell vendimin numër У.бр.92/2023: Ky vendim abrogoi dispozitat e Ligjit për evidencën amë. Me këtë vendim u abrogua Ligji me të cilin përkatësia etnike shkruhej në certifikatë të lindjes. Qëllimi i ligjit ishte të fuqizohet parimi i përfaqësimit të drejtë. Gjykata e…
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, nesër dhe pasnesër në Berlin do të marrë pjesë në Forumin për të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Limani, siç kumtoi Ministria, do të mbajë fjalim në konferencën me titull “Dekada e ndikimit: Të rinjtë forcojnë rajonin në kuadër të projektit evropian”, së bashku me ministrat e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe të Francës dhe Gjermanisë dhe përfaqësues të Zyrave Rajonale për Bashkëpunim Rinor – RYCO. Ky vit shënon një përvjetor të rëndësishëm në historinë e rajonit tonë…
MPB ka njoftuar se më 11.10.2024, Departamenti për Policinë Kriminale – Sektori për Tregtinë e Paligjshme me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme – Njësia për Tregtinë e Paligjshme me Armë, Materie të Rrezikshme dhe Material Radioaktive, në një aksion të përbashkët dhe të koordinuar me Njësinë Speciale Antiterroriste “Tigrat” dhe Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë, kanë arrestuar N.A. (34) dhe A.M. (37), të dy nga fshati Nikushtak, komuna Likovë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre dhe në ambiente të tjera, të realizuara me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta ” Zastava” me 28 fishekë kalibri…
Me datë 11.10.2024 në ora 15:55 në DPB Gostivar është raportuar se në një pyll në atarin e fshatit Kunovë të Gostivarit gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga ana e punonjësve policorë të DPB-Gostivar është gjetur një kërcell nga bima kanabis sativa. Është kryer kontrolli dhe bima është ngritur për veprime të mëtejshme.TS
Me datë 12.10.2024 në ora 01:15 në rrugën e ,,Ilindenit” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin J.A. (20) nga fshati Vrapiçisht i Gostivarit, pasi që tek ai është gjetur një pistoletë gazi dhe një elektroshok. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim në bazë të nenit 80 të Ligjit për Armët.TS

