Ende nuk ka një zgjidhje për shpërndarjen e paligjshme të punonjësve në Ministrinë e Brendshme, gjatë periudhës parazgjedhore të bërë nga ish-zëvendësministri Nazim Bushi. Megjithëse zyrtarët e Antikorrupsionit hapën lëndë dhe përcaktuan se Bushi duhet të ndiqet penalisht, por kjo nuk ka ndodhur.
KSHPK ka paraqitur nismën për fillimin e procedimit penal ndaj një ish-zëvendësministri të Brendshëm. Lidhur me nismën e dorëzuar, ende nuk është marrë asnjë reagim nga Prokuroria Themelore Publike Shkup.
Prokuroria, nga ana tjetër, për Alsat thotë se tashmë është formuar lëndë.
Prokuroria Themelore Publike Shkup, formoi lëndë dhe vepron për nismën e paraqitur.
Në korrik të këtij viti, Bushi ishte në llupën e Anti-korrupsionit dhe së pari u vërtetua se gjatë periudhës parazgjedhore ai kishte marrë vendime në mënyrë të paligjshme për shpërndarjen në vende pune të 189 punonjësve në ministri, dhe rasti më pas u zgjerua në gjithsej 204 vendime të paligjshme. Punësimi ose sistematizimi i paligjshëm gjatë fushatës zgjedhore është vërejtur edhe në institucione të tjera, siç është shembulli i fundit i punësimit në Drejtorinë e të Ardhurave Publike./Alsat.mk