Author: Hamdi Kumanova

Shkruan: Hamzi Ibraimi Shkupi, qyteti në të cilin jetoj, dikur ishte një vend i mrekullueshëm. Ai ishte zemra e çdo njërit prej nesh. Në këtë qytet mësova shumë gjëra – si të mbijetoj, kujt t’i besoj dhe kujt jo. Shkupi më mësoi të dalloj njerëzit e ndershëm nga ata të pandershëm. Ky qytet, që dikur çdo kush e kishte zili për të jetuar, për fat të keq, po shkatërrohet. Dikur të gjithë ndienin mall të dalin në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, sepse ajo ishte jeta e qytetit tonë, jo vetëm për ne, por edhe për…

Lexo më Shumë

Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE në Daily Click në TV21 tha se është zbuluar kriminal epik në fushën e energjetikës, përcjell TV21. Stojanovski thotë se rasti së shpejti do të zbardhet për publikun. “Po mblidhet material voluminoz që duhet të vërtetojë keqpërdorimet në sektorin e energjetikës, më besoni, aty ka krim epik. Aty ka krim të njerëzve që është i pakuptueshëm për qytetarin e thjeshtë se si kanë mundur ashtu të sillen ndaj shtetit. Posaçërisht për Stojanovskir ishim dëshmitarë…Po absolutisht. Unë do të parashtroj një pyetjes, sepse s’mund të hyjë se nuk dijë çfarë mund të them e çfarë jo,…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,69 % në raport me vendimin e datës 10.10.2024. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 2,50 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,473…

Lexo më Shumë

Maqedonasit edhe pse përbënin 65,3% të popullatës përfaqësoheshin me 85% në administratë, ndërkaq shqiptarët vetëm 7% edhe pse përbënin 21,7% të popullatës. Ky ka qenë realiteti i përfaqësimit etnik në sektorin publik të vitit 1991, sipas botimit të vitit 1997 të autorëve Sllavko Milosavlevski dhe Mirçe Tomovski, bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, ndërkaq financiarisht mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe e Arsimit. Kjo mbase do është treguesi më i mirë për rëndësinë e ekzistimit të mekanizmave garantues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Shfuqizimi i balancuesit rihapi këtë temë disadekadëshe, e cila, në fakt…

Lexo më Shumë

Arben Taravari nga VELN tha se gëzohet që në opinion është kuptuar që ka ligj të gatshëm që pritet ta zëvendësojë mekanizmin e Balancuesit. Taravari tha se nuk ka asgjë të keqe që ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të dërgohet në Komisionin e Venecias, prej të cilit u shpreh se është i sigurt se nuk do të ketë mendim negativ. Dmth ligj të gatshëm, të cilin duhet ta sinkronizojmë dhe koordinojmë dhe asgjë të keqe nëse kërkohet mendim shtesë, por unë përsëri mendoj se as që kontestohet që ky ligj duhet sa më shpejtë të kalojë në Parliament,…

Lexo më Shumë

Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt, kumtoi sot Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup. Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar nga data 7 tetor deri më 10 tetor të vitit 2024, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm. Për analizë janë marrë 168 mostra fiziko-kimike dhe 168 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 52 pika matëse në Qytetin e Shkupit.

Lexo më Shumë

Komandantja supreme e Armatës, Gordana Siljanovska-Davkova me rastin e betimit të klasës së 28-të të kadetëve studentë në akademinë ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostollski” tha se 5 vjet pas anëtarësimit të vendit në NATO, Maqedonia e Veriut ka treguar se ka Armatë të përgatitur. “Në misionet e shumta, pjesëtarët tanë kanë treguar dhe ende tregojnë dhe vërtetojnë se mund të qëndrojnë krah për krah me kolegët e armatave më të fuqishme dhe të arrijnë rezultate të larta, duke i kryer në mënyrë të shkëlqyer detyrat e tyre”, theksoi Siljanovska. Siljanovska tha se shpreson që Armata të angazhohet sa më…

Lexo më Shumë

Sot në Gjykatën Penale të Shkupit vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovski, në të cilën të akuzuarit Ljupço Palevski-Palço, Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vlatko Keshishov u deklaruan të pafajshëm. Sot do të dëshmojë nëna e Vanjës, e cila kërkoi përjashtimin e publikut nga kjo çështje, por gjykata nuk e pranoi. Seanca e dytë, e cila ishte dashur të mbahej më 7 tetor, u shty për shkak se Bore Videvski, njëri nga të akuzuarit, ka probleme shëndetësore me veshkat dhe për disa ditë është trajtuar në Klinikën e Nefrologjisë.…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me Ministrin për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, Ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe Ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot dhe nesër janë në vizitë të Berlinit, Republika Federale e Gjermanisë, ku do të zhvillohet takimi i krerëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit, transmeton Portalb.mk. Është parashikuar pjesëmarrje dhe konferencë e përbashkët për shtyp e kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Shollc dhe Ursulla fon der Llajen, kryetare e Komisionit Evropian dhe nikoqire e Samitit të…

Lexo më Shumë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Ministrinë e Bujqësisë që udhëhiqet nga Faton Peci, duke e quajtur dështim total. Ai përmes një postimi në Facebook ka shtruar pyetje se pse ka rënie në sipërfaqet e mbjella dhe përse ka rënë numri i kafshëve, shpezëve e bletëve? Hoti ka thënë se e vërteta është se bujqësia nuk po zhvillohet. Postimi i tij i plotë: Bujqësia 2021-2024: Dështim total Dështimet në bujqësi në tri tabela: – TABELA 1: Gjatë mandatit 2021-2024, janë shpenzuar 252.7 mil euro në subvencione bujqësore (për 2024 janë në shpenzim e sipër). – TABELA 2: Në…

Lexo më Shumë

Presidenti bullgar Rumen Radev, konsideron se nuk ka nevojë për ndërmjetësim në bisedimet mes Shkupit dhe Sofjes për vazhdimin e negociatave të vendit me BE-në. I pyetur për të komentuar deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski se është i gatshëm të negociojë me presidentin bullgar, Radev tha se gjithmonë ka qenë i hapur për dialog, por, sipas tij, duhet të bëhet dallim ndërmjet dialogut dhe negociatave. “Negociatat mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut përfunduan në korrik 2022, kur të dy vendet nënshkruan protokollin dypalësh për marrëveshjen e fqinjësisë së mirë. Nëse po flasim për dialog, ai duhet të zhvillohet…

Lexo më Shumë