Takimi do të nisë në orën 08:00 dhe Shqipëria do të përfaqësohet në këtë konferencë nga Kryeministri Rama, kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në tryezë për palët shqiptare do të jenë edhe të gjithë zv.ministrat, të cilët përfaqësojnë sektorët e kapitujve të negocimit që do të hapen ditën e sotme, të njohura si “Themeloret”. Çdo shtet ka një agjendë të ndryshme të negocimit dhe Shqipëria do ta nisë këtë proces me grupkapitujt me “Reformën e administratës publike”, “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, “Drejtësia, liria dhe siguria”, “Kriteret ekonomike”, “Prokurimi publik”, “Statistikat”, “Kontrolli financiar”…
Author: Hamdi Kumanova
Gjykata e Lartët pritet të shqyrtojë sot kërkesën e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me burg. Në seancën e kaluar më 9 tetor, mbrojtja e Salianjit u tërhoq nga kërkesa për shtyrjen e vendimit të ekzekutimit të dënimit me burg, pasi objekti i kërkesës nuk qëndronte më me dorëzimin e ish-deputetit. Tashmë shpresa e Salianjit që e cilëson dënimin e tij politik mbetet Gjykata e Lartë. Avokati i Salianjit, Ledio Braho, duke folur për mediat pas përfundimit të seancës së 9 tetorit tregoi edhe detaje në lidhje me mënyrën se si…
“Hëna e Gjuetarit” të tetorit, superhëna e tretë e vitit 2024, do të lindë më vonë këtë javë. Siç raportohet, ajo do të jetë rreth 357,364 kilometra nga Toka – më e afërta këtë vit. Kjo e bën Hënën e Gjuetarit të këtij viti një hënë të plotë, të quajtur ndryshe si Superhëna. Bëhet e ditur se Superhëna duket rreth 30% më e ndritshme dhe gati 15% më e madhe se një hënë e plotë në pikën e saj më të largët nga Toka. Zyrtarisht, ajo do të bëhet e plotë më 17 tetor, shkruajnë mediat e huaja.. Ndërsa…
Partia në pushtet e Gjeorgjisë është duke i përshkruar zgjedhjet e ardhshme parlamentare si zgjedhje ekzistenciale: mes luftës dhe paqes. Për kritikët e Qeverisë, megjithatë, ajo që Qeveria po premton nuk është paqe, por është dorëzim para armikut të tyre, Rusisë. Para zgjedhjeve parlamentare të 26 tetorit, një reklamë e re e fushatës zgjedhore e partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, vë përballë fotografi bardhezi të Ukrainës së rrënuar nga lufta dhe fotografi me ngjyra të një Gjeorgjie paqësore dhe të begatë. Një bulevard i mbushur me gërmadha në Ukrainë shfaqet pranë rrugës “Chavchavadze” të rinovuar rishtazi në Tbilisi. Një stadium…
Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë. Viktimë e grabitjes ka qenë mbrëmë një grua në Prishtinë, e cila është përballur me disa persona që ia zunë pritën dhe arritën t’ia marrin çantën e krahut. Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Enver Maloku”, ku të dyshuarit me përdorimin e forcës ia kapën çantën në…
Autoritetet e Hong Kongut mbyllën të hënën një pjesë të një kopshti zoologjik për publikun pasi tetë majmunë u gjetën të ngordhur brenda një dite të vetme. Tetë majmunët u gjetën të ngordhur në Kopshtin Zoologjik dhe Botanik të Hong Kongut të dielën. Seksioni i gjitarëve të kopshtit zoologjik u mbyll për dezinfektim dhe pastrim, tha Departamenti i Shërbimeve të Kohës së Lirë dhe Kulturës. Departamenti urdhëroi nekropsi dhe teste laboratorike për të përcaktuar shkakun e vdekjeve të papritura. Objektet e tjera brenda kopshtit zoologjik si kopshti botanik mbetën të hapura për publikun. “Ne gjithashtu do të monitorojmë nga afër…
Policia e Kosovës ka raportuar për një tjetër provokim nga Serbia. Rreth orës 18:20, pranë stacionit policor kufitar në Merdar, në anën serbe, është vërejtur një makinë e tipit Land Rover me targa serbe, e cila dyshohej të ishte në pronësi të xhandarmërisë serbe. Sipas Policisë së Kosovës, brenda kësaj veture gjendeshin katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, të cilët qëndruan për rreth 10 minuta pranë hyrjes së objektit të palës serbe. “Pasi qëndruan në këtë zonë, pjesëtarët e xhandarmërisë serbe u larguan duke shkelur vijën ndarëse kufitare, një veprim që përbën shkelje të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit…
Rritje e akteve të spiunazhit dhe sabotimit, konfrontim i mundshëm i drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n që në vitin 2030: Shërbimet sekrete gjermane dhanë alarmin të hënën për rrezikun në rritje që ata besojnë se përfaqëson ndërhyrja e Moskës në Gjermani dhe Evropë. Ishte një parashikim i zymtë që tre krerët e shërbimeve të inteligjencës gjermane dhanë të hënën gjatë seancës dëgjimore vjetore para deputetëve. “Kemi kërcënime nga shumë drejtime”, tha kreu u Shërbimit Federal të Zbulimit (BfV), Service Thomas Haldenwang, duke iu referuar kërcënimeve nga jashtë, nga Rusia, Kina, Irani, si edhe kërcënimeve të brendshme nga radikalizmi islamik dhe e…
Këshilltari i MPJD-së, Qerim Bajrami ka thënë se lejimi i lëvizjes së lirë vetëm me letërnjoftime të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës në Kosovë, është një vendim shumë i mirë, shumë i duhur dhe i ardhur në vendin e duhur. Në Edicionin Special, Bajrami u shpreh se këtë vendim qytetarët e Bosnjës janë duke e pritur që 12 vjet. “Është një vendim shumë i mirë, i duhur edhe në vendin e duhur. Sot në Berlin e tha kryeministri jonë, që është një befasi atje”, tha Bajrami. “Për qytetarë e Bosnjës është një vendim i shumëpritur, që 12 vjet. Për ne…
Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit (ACCET) sot në Prishtinë mban debat mbi temën “Roli i Inteligjencës Artificiale (IA) në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Sigurinë Kombëtare: Përdorimi dhe Keqpërdorimi i IA-Sfidat dhe Pasojat e Teknologjive të Avancuara”. Debati do të mbledhë së bashku ekspertë të shquar për të diskutuar ndikimin e IA-së në sigurinë kombëtare dhe përpjekjet kundër terrorizmit, me fokus të veçantë në sfidat etike, ligjore dhe ato që lidhen me privatësinë, të cilat sjellin teknologjitë e avancuara. Diskutimi do të shqyrtojë se si IA mund të përdoret në mënyrë efektive për të përmirësuar sigurinë, duke adresuar…
SHBA “Karadaku” pas një ekspedite të sukseshme në Gjeravicë, kësaj herë u ngjit në majen më të lartë të Malit Sharr, “ Turku i Madh ” ose “ Maja e Titos ” me një lartësi prej 2.747 metra. Në këtë mënyrë u finalizua një rrugëtim i nisur më parë për të vazhduar në majat tjera të parapara në kalendarin e aktiviteteve të shoqatës. “Turku i madh” ose “Maja e Titos” është një sfidë në vete në botën e bjeshkatarisë e cila shton adrenalinë nga kandari i adrenalinës për të shtyrë bjeshkatarët në sfida ende më serioze. “Turku i madh” është…
Kryeministri teknik i Bullgarisë, Dimitar Glavçev thekson se vendet kandidate duhet të ketë meritat e veta për anëtarësim në BE, si dhe të respektoj të gjitha të drejtat e përgjithshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Gjithmonë kemi qenë të mendimit se çdo vend që është kandidat për anëtarësim në BE duhet të ketë meritat e veta për pjesëmarrjen në Bashkimin Evropian, si dhe të respektojë të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë që ka marrë në proces. Pra, ne jemi mbështetës të flaktë të zgjerimit të BE-së, por i nënshtrohen kushteve të përgjithshme dhe një procedure të njohur për të gjithë, deklaroi kryeministri…

