Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Pejë. Në raportin policor thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Tutje, Policia njoftoi se rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.
Author: Hamdi Kumanova
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes. Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundmi një grua në Prishtinë, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se burri i saj e ka sulmuar fizikisht dhe çka është më e keqja e ka dëbuar nga…
Organizata e Akademikëve dhe Studentëve të Diasporës Shqiptare në Hamburg i është drejtuar kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, me një kërkesë për heqjen e shtetësisë serbe për kosovarët në Republikën Federale të Gjermanisë. Akademikët konsiderojnë se kjo praktikë vazhdon të aplikohet edhe pas ndërhyrjes së NATO-s në luftën e Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Në kërkesën e tyre, ata theksojnë rëndësinë e ndryshimit të ligjit të shtetësisë gjermane dhe udhëzimeve të ardhshme, duke kërkuar që shtetësia serbe të shfuqizohet për kosovarët dhe shqiptarët etnikë që jetojnë në Gjermani. “Është e papranueshme që qytetarët kosovarë të…
Policia e Kosovës ka arrestuar më 14.10.2024, në Ferizaj, një person të kërkuar më urdhër-arrest ndërkombëtar për krim të organizuar dhe trafikim me narkotik.Sipas njoftimit, personi me inicialet H.F. (viti i lindjes 1974), ishte i kërkuar nga Republika e Maqedonisë se Veriut për vuajtje të dënimit prej gjashtë viteve burgim.“Më datë 14.10.2024, në qytetin e Ferizajt, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e PK-së, përkatësisht njësiti FAST, e mbështetur edhe nga njësia për hetimin e narkotikëve në Ferizaj, kanë zhvilluar një operacioni të koordinuar policor ku është bërë arrestimi i një shtetasi nga Maqedonia e Veriut me inicialet H.F., (viti i…
Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj zëvendësministrit iranian të Mbrojtjes, drejtuesve të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit dhe tri kompanive ajrore për shkak të përfshirjes në furnizimin e Rusisë me dronë, raketa dhe pajisje të tjera, që janë përdorur në luftën e saj kundër Ukrainës. Zëvendësministri i Mbrojtjes Seyed Hamzeh Ghalandari është njëri prej shtatë zyrtarëve të cilëve u është ndaluar hyrja në Evropë dhe pasuritë e pronat e të cilëve janë ngrirë. BE-ja tha se ai “është përfshirë në zhvillimin e programit të dronëve dhe raketave të Iranit”, duke marr parasysh rolin e tij të lartë në strukturën e…
Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 33 u plagosën kur një autobus u përmbys në autostradën midis Kajros dhe bregut të Detit të Kuq, tha Ministria e Shëndetësisë egjiptiane. 28 autoambulanca janë dërguar në vendin e aksidentit, tha ministria, raportoi Reuters. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Al-Galala. Siç raportoi kanali Sada al-Balad, hetimi fillestar tregoi se shoferi i autobusit po ngiste shumë shpejt dhe humbi kontrollin e mjetit.
Si pasojë e një sulmi me raketa ruse në Mykolaiv, një person mbeti i vrarë dhe 16 të tjerë u plagosën. Kjo u raportua në Telegram nga shefi i Administratës Ushtarake Rajonale të Mykolaiv, Vitalii Kim, sipas Ukrinform. “Aktualisht, ne dimë për 11 të plagosur, disa në gjendje të rëndë. Fatkeqësisht, një person vdiq”, ka shkruar Kim. Shpërthime u dëgjuan në Mykolaiv herët të martën. Më herët, Forcat Ajrore të Ukrainës kishin paralajmëruar për kërcënimin e përdorimit të armëve balistike nga drejtimi jugor.
Politikani serb nga Kosova, Marko Jakshiq, kritikoi ashpër politikën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke e akuzuar atë se është i përfshirë drejtpërdrejt në sulmin terrorist në Bansjkë. Me anë të një letre sdrejtuar Vuciqit, Jakshiq ka akuzuar poashtu presidentin serb për përfshirje të largimit të serbëve nga Policia e Kosovës. “Këto ditë u bë një vit nga debakli ynë në Banjskë. Po ashtu ka filluar gjykimi i të rinjve të pafajshëm serbë në Prishtinë. Ju jeni pas gjithë këtij aksioni të armatosur. Është e paqartë pse dërguat në aksion të rinj serbë nga veriu i Kosovës të cilët nuk…
Në vijim ngjarjes në Shkodër, ku në rrethana ende të paqarta u plagos me armë të ftohtë (thikë) një 15 vjeçar dhe si pasojë e plagëve të marra humb jetën në spital, Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor i kësaj ngjarjeje. Shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjetën dhe sekuestruan mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15 vjeçari, i cili humbi jetën në spital. Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe 15 vjeçari i dyshuar si…
Gjatë mbikëqyrjes së bërë profesionale në Klinikën për sëmundje të fëmijëve dhe në Klinikën për sëmundje resepiratore tek fëmijët – “Kozle”, janë konstatuar mungesa të theksuara edhe atë sistemike, teknike nga aspekti i pajisjes dhe profesionale, raporton MIA. Këtë e theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në konferencën për shtyp ku informoi për mbikëqyrjet e kryera profesionale, të inicuara nga Ministria, lidhur me dy rastet që kanë përfunduar me vdekje – për lehonën e vdekur në SP – mKumanovë dhe për foshnjen 14-muajshe në Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Taravari informoi se raportet janë përgatitur nga specialistë kompetentë profesionistë…
Nga i gjithë dokumentacioni që na është dorëzuar dhe nga analizat e bëra nga ana jonë, konstatuam se nga buxheti i shtetit janë shpenzuar mjete ekskluzivisht për delegacionin me përfaqësues nga institucionet shtetërore për udhëtimin në Uashington dhe Nju-Jork dhe se nuk është paguar asgjë për djalin e kryeministrit, theksoi sonte kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) Tatjana Dimitrovska. “Kur e hapëm këtë lëndë, kishim të vetmin qëllim që të konstatonim nëse kryetari i Qeverisë, duke ushtruar kompetencat, detyrës zyrtare dhe autorizimeve publike, ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën, gjegjësisht nëse me veprimin e zbatuar ka realizuar dobinë…
Problemet ekonomike në Gjermani kanë shkaktuar edhe uljen e këmbimit tregtar me Maqedoninë e Veriut. Gjermania është partneri kryesor tregtar i Maqedonisë dhe kompanitë e huaja që i shërbejnë sektorit të automobilave janë eksportuesit tanë më të mëdhenj. Në tetë muajt e parë të këtij viti, eksportet drejt Gjermanisë u ulën në 2 miliardë e 157 milionë euro nga 2 miliardë e 455 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjithashtu situata e keqe ekonomike në Gjermani ka prekur edhe kompanitë e huaja në Maqedoni që eksportojnë pjesë për industrinë e automobilave. Vëllimi i punës për…

