Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj zëvendësministrit iranian të Mbrojtjes, drejtuesve të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit dhe tri kompanive ajrore për shkak të përfshirjes në furnizimin e Rusisë me dronë, raketa dhe pajisje të tjera, që janë përdorur në luftën e saj kundër Ukrainës.
Zëvendësministri i Mbrojtjes Seyed Hamzeh Ghalandari është njëri prej shtatë zyrtarëve të cilëve u është ndaluar hyrja në Evropë dhe pasuritë e pronat e të cilëve janë ngrirë. BE-ja tha se ai “është përfshirë në zhvillimin e programit të dronëve dhe raketave të Iranit”, duke marr parasysh rolin e tij të lartë në strukturën e mbrojtjes.
Pronat e kompanive ajrore “Iran Air”, Mahan Air dhe Saha Airlines u ngrinë. BE-ja tha se aeroplanët e tyre janë “përdor vazhdimisht për të transportuar dronë të prodhuar në Iran dhe teknologji tjera të ngjashme në Rusi, të cilat janë shfrytëzuar në agresionin e Rusisë kundër Ukrainës”.
Ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së i mbështetën sanksionet gjatë takimit në Luksemburg.



