Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se i qëndron asaj që ka thënë më parë për Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, edhe pse procesi i integrimit mes Shqipërisë dhe RMV tashëm është ndarë. Ai madje ka bërë edhe një batutë me gazetarin bullgar që i drejtoi edhe pyetjen, duke u shprehur se ndjehet i keqardhur që RMV nuk është në të njëjtin nivel në proces si ne, dhe se çështja se kush është nëna e heroit kombëtar dhe me kë ka bërë dashuri ajo në mënyrë që të vinte në jetë ky hero, është çështje interesante për historinë, por nuk mund…
Author: Hamdi Kumanova
VMRO-DPMNE sot akuzon BDI-në se kur është në qeveri flet ndryshe, ndërsa kur është opozitë thonë tjetër gjë. BDI-ja, theksojnë nga atje, duhet të kuptojë se duhet të ndalë manipulimet. “Kujtojmë BDI-në, kur ishin në pushtet, miratuan Strategjinë për reforma në administratë për vitet 2023-2030. Në të shprehen se balancuesi si mjet keqpërdoret dhe duhet shfuqizuar. Dhe Brukseli e tha qartë se balancuesi duhet të hiqet”, thonë nga VMRO-DPMNE. “Po BDI-ja në vitin 2023 është keqpërdorur balancuesi, dhe tani duhet?! Derisa BDI ishte në pushtet, ishte e stërngarkuar me rregullime tenderash, biznese në privat, dhe gjenin kohë në institucionet shtetërore…
Është liruar nga burgu i Serbisë, Sadik Duraku, ish-pjesëtar i UÇK-së, me shtetësi britanike. Media e ka kuptuar lajmin nga burime të afërta me familjen e Durakut. Shqiptari nga Kosova me shtetësi britanike ishte arrestuar më 17 prill të këtij viti në kufirin serbo-hungarez, nga autoritetet serbe. Që nga ajo kohë, Duraku po mbahej në një burg në Beograd, me akuzat për kryerjen e krimeve të luftës si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për këtë rast, pati shkruar edhe mediumi britanik “BBC”, ku tha se “familja e një britaniku që po mbahet në një burg serb, po bën thirrje…
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani në Daily Click në TV21 propozoi që ndryshimet kushtetuese të realizohen përmes vendosjes së klauzolës në ligjin për zbatimin e Kushtetutës, respektivisht që nëse Bullgaria në 5 vitet e ardhshme vazhdon ta pengojë RMV-në me çështje tjera në rrugën drejt BE-së, atëherë Parlamenti të ketë të drejtën që t’i suspendojë ndryshimet kushtetuese. “Ne duhet t’i realizojmë ndryshimet kushtetuese. Ja unë po shkoj një hap para, nëse i bëjmë ndryshimet kushtetuese sot, ne mundemi lirisht në Ligjin për zbatimin e Kushtetutës, ta vendosim një klauzolë, ku thuhet nëse brenda 5 vjetëve vazhdon Bullgaria ta pengojë Maqedoninë…
Në 110 ditët e kaluara nuk kemi parë asnjë optimizëm për vendin, por pesimizëm, në vetëm 110 ditë me qeverisjen e re të OBRM-PDUKM-së jemi kthyer aq shumë prapa, sa nuk e kanë lënë rrugën drejt BE-së, ne jemi, jo më as me Shqipërinë, deklaroi deputetja e LSDM-së Jovana Trençevska. Trençevska për “TV24” tha se LSDM nuk do të jetë frenues, siç ishte OBRM-PDUKM, në rrugën evropiane të Maqedonisë, por do të kundërshtojë çdo manipulim të pushtetit. Qeveria, shtoi ajo, ka obligim të paraqesë planin se si do të vazhdojë rruga evropiane apo të thotë se cila është alternativa. “Ne…
Mbledhja e Procesit të Berlinit pritshëm konfirmoi pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE si prioritet kryesor dhe Bullgaria theksoi edhe një herë se këmbëngul në “respektimin e kushteve të përgjithshme dhe procedurën e njohur për të gjithë”. Gjithmonë kemi qenë të mendimit se çdo vend që është kandidat për anëtarësim në BE duhet të ketë meritat e veta për anëtarësimin e tij në Bashkimin Evropian, si dhe të respektojë të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë që ka marrë në proces”, theksoi kryeministri teknik Dimitar Glavçev, i cili përfaqësoi Bullgarinë në samitin në Berlin. Edhe pse nuk e përmendi me emër,…
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për situatën me ushqimin e ushtarëve të FSK-së. Ai në një prononcim për Blic, thotë se kjo situatë është lajm i mirë për armiqtë tanë që na duan të nënshtruar. “Me ndodh kjo situatë nuk është porosi e mirë, nuk është se ushtarët e Kosovës do të dorëzohen se s’kanë bukë sepse janë betuar për të shërbyer mirëpo nuk është porosi e mirë, është lajm i mirë për armiqtë e Kosovës, për ata që duan të na nënçmojnë, përçmojnë e nënshtrojnë”, është shprehur ai. I pari i…
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, në kuadër të vizitës së tij të punës në Berlin, me qëllim pjesëmarrjen në Forumin për të rinjtë nga Ballkani Perëndimor, pati një takim dypalësh me Ministrin e Sportit dhe Rinisë së Malit të Zi, Dragoslav Shçekiç, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë. Në takim, theksojnë nga atje, u diskutua se përveç lidhjes rajonale të të rinjve, të cilën e bën Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor – RYCO, është e nevojshme të punohet në përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë përmes pjesëmarrjes së përbashkët në projekte ndërshtetërore. “Bashkëbiseduesit folën për faktin se Bashkimi…
Prej sot fillon sezoni i ngrohjes për konsumatorët e kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore në qytetin e Shkupit që do të zgjasë deri më 15 prill 2025, me mundësi të vazhdimit për edhe 15 ditë varësisht nga temperaturat e jashtme. Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) thonë se gjatë sezonit të ngrohjes furnizuesi është i detyruar të sigurojë ngrohje prej orës 6:00 deri në orën 22:00. Megjithatë, në fillim të sezonit të ngrohjes nëse ka temperatura të jashtme të larta të ditës, dërgesa e energjisë së ngrohjes do të ndërpritet, ndërsa nëse temperaturat bien nën 15 gradë Celsius, dërgesa…
Në margjinat e ditës së parë të të ashtuquajturit “Procesi i Berlinit” që po zhvillohet në Republikën Federale të Gjermanisë, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski theksoi përshtypjet e takime të shumta me politikanët pjesëmarrës në aktivitet, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë. Ai e vlerësoi takimin me kancelarin gjerman Olaf Scholz si shumë produktiv dhe konfirmoi se Gjermania mbetet mbështetësja jonë e fortë dhe aktive. “Mesazhi që më ka mbërritur këtu në Berlin është se Gjermania mbetet mbështetës, aleat dhe partner i fuqishëm ynë në procesin e integrimeve evropiane”, tha Mickoski për “RTVM”, i cili shtoi se…
Sikur në Perëndim të egër, mbrëmë ka ndodhur një tjetër të shtëna në Çair. Me ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit, situata me sigurinë e rrugëve është përkeqësuar në mënyrë alarmante dhe katastrofike, kalkulimet kriminale janë në rritje, thonë nga LSDM. “Incidentet e përditshme të përgjakshme dhe të shtënat konfirmojnë përkeqësimin serioz të sigurisë në rrugë dhe tregojnë paaftësinë e plotë të Toshkovskit dhe MPB-së. Edhe sa jetë njerëzore duhet të kërcënohen përpara se Toshkovski të marrë përgjegjësinë për kaosin në rrugë dhe të japë dorëheqjen? Mbi 20 incidente të armatosura kanë ndodhur në 100 ditët e fundit të…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në kuadër të vizitës së punës në Republikën Federale të Gjermanisë, sot do të zhvillojë takim me ministren federale të Punëve të Jashtme Analena Berbok. Nga MPJ-ja kumtuan se ky është takimi i parë i dy ministrave pas marrjes së pozitës së ministrit. Në takim, siç është paralajmëruar, do të diskutohet për marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe ekonomike midis dy vendeve, integrimin e shtetit në Bashkimin Evropian, si dhe për tema të tjera aktuale nga aspekti rajonal dhe evropian i sigurisë dhe politikës.

