Author: Hamdi Kumanova

Sot në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të vogëlushes Vanja Gjorçevska dhe pensionistit Pançe Zhezovski. Në seancën e mëparshme dëshmoi nëna e Vanyas, e cila tha se së bashku me të atin, Aleksandrin, po kërkonin vajzën e saj në një shtëpi të braktisur në Partizanska. Ai tha gjithashtu se Aleksandri menjëherë dyshoi se ajo ishte rrëmbyer. “Nuk ka prova, besoj se do ta vërtetojmë pafajësinë e klientit tim Ljupço Palevski”, tha avokati Marjan Vitanovski. Nëna tha se nuk njeh asnjë nga të akuzuarit. Vajza e Pançe Zhezoskit në seancën e kaluar tha se ka pasur një…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka realizuar mbrëmë aksion të madh policor në dy lokacione të vendit. Sipas informacioneve që po qarkullojnë nëpër disa media vendore, aksionet janë zhvilluar në Strumicë dhe Gjevgjeli ku janë arrestuar edhe disa doganierë. Arrestimi është bërë për siç thuhet, për shkak të punës së papërgjegjshme në shërbimin doganor dhe marrjes së mitos.

Lexo më Shumë

Një delegacion i lartë i Forcave të armatosura (FA) të Republikës së Turqisë, i udhëhequr nga shefi i Shtatmadhorisë së FA, gjeneralin Metin Gjurak, prej sot do të jetë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjenerali Metin Gjurak pas pritjes me nderime të larta ushtarake në Shtatmadhorinë e Armatës, do të zhvillojë takim me nikoqirin e tij, shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-major Sashko Lafçiski. Tema kryesore të takimit, siç kumtoi Shtatmadhoria e Armatës, do të jenë avancimi i bashkëpunimit dypalësh ushtarak, procesi i transformimit dhe modernizimit të Armatës dhe kontributi i Armatës në operacionet dhe misionet…

Lexo më Shumë

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Baerbock, vlerëson se ndryshimet kushtetuese janë hap kyç për fillimin e negociatave të Maqedonisë me Bashkimin Evropian (BE). Pas takimit me kolegun e saj, ministrin e Jashtëm të RMV-së, Timço Mucunski në Berlin, ajo tha se hapi i fundit për hapjen e klasterit të parë negociator është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë. “Ne e dimë se sa e vështirë është të bëhen ndryshime kushtetuese në demokraci dhe këtë e kërkova gjatë vizitës sime të fundit në Maqedoninë e Veriut. Por atëherë kishte një fushatë elektorale dhe kuptova se ky hap nuk ishte i…

Lexo më Shumë

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj të tjerë për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët akuzohen për krime lufte së bashku me Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Vendimet e ndara për dy të akuzuarit janë marrë më 14 tetor 2024 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III. Në të dy vendimet, thuhet se nuk ka mjaftueshëm informacione që tregojnë se në rast që të akuzuarit lirohen nga paraburgimi, ata mund të arratisen nga drejtësia. Mirëpo, thuhet se ka rrezik që…

Lexo më Shumë

Më datë 14.10.2024, në SPB Tetovë, nga Spitali klinik i Tetovës është raportuar se me lëndime të rënda është sjellë Xh.Xh (60) nga fshati Orashë, Komuna e Jegunovcës. Sipas njoftimit, lëndimet i ka marrë rreth orës 16:00 gjatë kryerjes së detyrave të punës në një objekt – gurrëthyesish në fshatin Staro Sellë të komunës së Jegunovcës. Është kryer inspektimi dhe për ngjarjen është njoftuar inspektorarti i punës. TS

Lexo më Shumë

Guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska zhvilloi takim me Gert Jan Kopman, drejtor i Drejtorisë për fqinjësi dhe zhvillim dhe Elena Flores, zëvendësja e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për çështje ekonomike dhe financiare e cila mbahet në Bruksel të Belgjikës Siç informon Banka popullore e Maqedonisë së Veriut, temë e takimit ka qenë një nga prioritetet e Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht kërkesat e vendeve anëtare në sferën e vetme për pagesa në euro (SEPA). “Kërkesa jonë zyrtare për anëtarësim në SEPA është dorëzuar në korrik të këtij viti dhe vijoi ndryshimi i gjerë i legjislacionit…

Lexo më Shumë

Propozimit të ish-ministrit Bujar Osmani i është përgjigjur qeveria për të shtuar një klauzolë në ndryshimet kushtetuese, përkatësisht të mos vlejnë nëse Bullgaria ka ndonjë kërkesë tjetër në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së. “Dëgjuam deklaratën e ish-shefit të diplomacisë, i cili ka qenë në atë detyrë prej vitesh, dhe ai ka më pak besueshmëri për të folur për këtë temë. Dyshojmë në sinqeritetin e synimeve të tyre kur japin propozime dhe zgjidhje për situatën në të cilën ndodhemi lidhur me këtë çështje”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e qeverisë. Ish-ministri i MPJ-së, Bujar Osmani më herët propozoi që…

Lexo më Shumë

Në periudhën janar-gusht të vitit 2024, numri i turistëve është rritur për 8.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika (ESHS). Te turistët vendas ka rënie prej 0.9 për qind, ndërsa te turistët e huaj rritje për 14.4 për qind. Numri i bujtjeve është rritur për 5,3 për qind, te turistët vendas për 2,6 për qind, ndërsa te turistët e huaj për 9,3 për qind. Numri i turistëve në gusht të këtij viti është 232.576. Prej tyre 48,6 për qind kanë qenë vendas, ndërsa 51,4 për qind turistë të…

Lexo më Shumë

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari bëjnë të ditur se kanë kryer kontrolle të jashtëzakonshme në këndet e lojërave. Nga atje thonë se janë mbulur 92 kënde lojërash, nga të cilët në 24 prej tyre kanë konstatuar mangësi. Siç bëjnë të ditur nga AUV, 16 prej tyre nuk janë regjistruar në AUV si operator ushqimor, ndërsa 8 të tjera nuk i kanë plotësuar kërkesat higjienike, pra nuk kanë zbatuar procedurat e praktikës së mirë higjienike. “Agjencia për Ushqim dhe Veterinari në fillim të këtij muaji ka kryer kontrolle në këndet për lojëra. Nga kontrollet janë mbuluar 92 kënde…

Lexo më Shumë

Një 70 vjeçar nga Kumanova dyshohet se ka abuzuar seksualisht më një fëmijë 13 vjeçar, nxënës i një shkollë fillore në qytetin e Kumanovës. Informacionin për Alsat e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme nga ku kanë theksuar se 70 vjeçari nga fshati Nikushtak i Komunës së Likovës dyshohet se gjatë një periudhë kohore për disa herë ka abuzuar seksualisht më fëmijën. Megjithëse Prokuroriua Publike ka vlerësuar se pa konstatimin e abuzimit përmes ekspertizës ligjore, ndaj të dyshuarit nuk mund të procedohet me masa kujdesi. Arrestimi i 70 vjeçarit u bë më 10 tetor, ndërsa më 11…

Lexo më Shumë