Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dalë me njoftim zyrtar pasi mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen për Sali Berishën, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehur të tjerë, duke zbuluar akuzat ndaj tyre. Ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha rëndon akuza “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, ndërsa ndaj dhënrtit të tij Jamarbër Malltezi rëndon akuza “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Ndaj ndërtuesit Fatmir Bektashi rëndon akuza “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose…
Author: Hamdi Kumanova
Rasti ka ndodhur në rrugën “Izet Hima”, shkruan IndeksOnline. I dyshuari u arrestua pasi gjatë kontrollit, policia gjeti tek ai një revole dhe një thikë. “Me vendim të prokurorit për të mitur i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim të policisë. Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”./IndeksOnline/
Një incident i kanosjes është raportuar në Pozharan të Vitisë, ku një mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se ishte kanosur përmes rrjeteve sociale nga një tjetër mashkull kosovar. Pas marrjes së njoftimit, njësitet e hetuesisë kanë kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit. Gjatë kontrollit, ata kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 36 fishekë. Si rezultat, i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Një prej luftëtarëve ukrainas që prej kohësh lufton në front përballë rusëve ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushime në Tiranë. Ai është pritur në takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj, të cilit i ka dhuruar një flamur të Ukrainës duke e falënderuar për kontributin e qytetarëve të Tiranës në betejën e popullit ukrainas. “Përshëndetje të gjithëve! Jam me Aleksin, shokun tim nga Ukraina i cili vjen nga fronti dhe ka zgjedhur që ato pak ditë pushime që ka nga fronti i luftës, t’i kalojë me ne në Tiranë. Na ka sjellë një flamur të Ukrainës me një falenderim për të…
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Kamëz, ka gjyshi ka përplasur aksidentalisht për vdekje nipin e tij dy vjeçar. Njoftimi i policisë Kamëz/Informacion paraprak Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Ministria e Bujqësisë ka realizuar pagesat direkte për prodhuesit e qumështit të lopës, dhisë dhe deles, duke përmbushur kështu angazhimin për mbështetje financiare ndaj këtij sektori, njoftoi zëvendësministri Bexheti. Në kuadër të Programit për mbështetje financiare në bujqësi, janë paguar 4.430 prodhues të qumështit, me një shumë totale prej 216.712.603,00 denarë. Pagesat janë kryer për ekonomitë bujqësore të regjistruara, të cilat kanë dorëzuar qumështin e prodhuar te blerës të regjistruar gjatë muajve të fundit të vitit 2023: gusht, shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor. Prodhuesit kanë përfituar 5 denarë për litër për qumështin e lopës dhe 6 denarë për litër për…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski dhe ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski sot do ta shënojnë fillimin e përgatitjes së Strategjisë Kombëtare për Zhvillim Informativ-Komunikues dhe Telekomunikimit në Vend – Strategjia Kombëtare IKT. Siç paralajmëroi shërbimi për informim i Qeverisë, pas takimit të kryeministrit Mickoski dhe ministrit Andonovski, në orën 12:30 do të mbahet konferencë e përbashkët për media në Qendrën e mediave të Qeverisë.
Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 10 duhet të mbajë seancë në rendin e ditës të së cilës janë disa pika, ndër të cilat kërkesa për përjashtimin e opinionit në procedurat pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetarit të gjykatës, përcaktimin e ndërprerjes së funksionit të gjykatësit për shkak të pensionit, zgjedhjen e gjyqtarëve porotë të Gjykatës themelore penale Shkup dhe formimin e Komisionit për verifikimin e përmbushjes së kushteve dhe kritereve për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës themelore Kavadar. Në rendin e ditës së seancës së 502-të, përvec miratimit të procesverbaleve…
Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe ka reaguar pas takimit të djeshëm të krerëve të katër komunave që udhëhiqen nga VLEN me Shoqatën e akademikëve shqiptarë, përcjell TV21. Filipçe thekson se kategorikisht LSDM-ja është kundër krijimit të akademisë shqiptare të arteve dhe shkencës, ndërsa thekson se do të përdorin të gjitha mekanizmat nëpër komuna, për ta bllokuar financimin e së njëjtës. “Jam i shqetësuar dhe e kundërshtoj kategorikisht idenë e krijimit të një Akademie të re paralele të Shkencave dhe Arteve. Është precedent krijimi i institucioneve “etnikisht të pastra”, dhe e njëjta ide ishte hedhur poshtë pa mëdyshje më parë nga…
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 32-vjeçari nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale – Lëndim i rëndë trupor nga neni 131 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Më 14 tetor, i dyshuari me paramendim ka lënduar rëndë partneren e tij jashtëmartesore duke ushtruar dhunë në familje, transmeton Portalb.mk. “Të dy po ktheheshin në shtëpinë e tyre me një taksi kur mes tyre filloi një debat verbal. Në momentin kur kanë ardhur afër shtëpisë, i dyshuari e ka kapur viktimën për flokësh, e ka nxjerrë nga taksia dhe e…
Policia e Maqedonisë së Veriut ka realizuar mbrëmë aksion të madh policor në dy lokacione të vendit. Sipas informacioneve që po qarkullojnë nëpër disa media vendore, aksionet janë zhvilluar në Strumicë dhe Gjevgjeli. Ku janë arrestuar edhe disa doganierë. Arrestimi është bërë për siç thuhet, për shkak të punës së papërgjegjshme në shërbimin doganor dhe marrjes së mitos.
Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit tërheq vëmendjen e vizitorëve prania e shimpanzesë më të moshuar në botë, Mimi, që është rreth 60 vjeçe. Kopshti Zoologjik i Shkupit ekziston që nga viti 1926 dhe me kalimin e viteve është zhvilluar në aspektin hapësinor dhe është rritur edhe numri i kafshëve. Sot në Kopshtin Zoologjik të Shkupit ekzistojnë rreth 600 kafshë dhe 93 specie të ndryshme. Ndërkaq, më atraktive këtë vend e bën edhe prezenca e shimpanzesë më të moshuar në botë, Mimi, e cila ka pesë vjet që gjendet në Kopshtin Zoologjik të Shkupit. Kujdestarja e kopshtit zoologjik, Aleksandra Stevkovska thotë…

