16 tetor-Sporti dibran dhe në veçanarisht ai i futbollit, ka humbur një emër shumë të njohur të historisë së këtij qyteti. Bëhet fjalë për Besim Opre-Qushka, ish futbollist i KF Korabi. Lajmi bëhet i ditur nga klubi dibran, i cili në postimin e tij shkruan: “Legjendat nuk vdesin kurre, do jesh gjithmone ne kujtimet dhe zemrat tona si njeri, futbolist dhe tifoz i zjarrte, do na mungon zeri jote ne tribuna, do i mungosh gjith Dibres….! Zoti te shperblefte me xhennet Besim Opre- QUSHKA!”, thuhet në njoftimin e KF Dibra. (Open-TV)
Author: Hamdi Kumanova
Ende nuk është marrë vendim përfundimtar nëse Qeveria do ta publikojë letrën drejtuar Bashkimit Evropian me idetë për integrim evropian të Maqedonisë, njoftoi në konferencën e sotme pwr shtyp kryeministri Hristijan Mickoski. Ai thotë se ka një dilemë personale nëse është e nevojshme që letra të publikohet pas takimeve me një sërë zyrtarësh të lartë evropianë në Berlin, të cilëve, siç thotë, ua ka shpjeguar në detaje idetë dhe qëndrimet e Qeverisë. Mickoski thotë se pas kthimit nga Berlini është më optimist për rrugën evropiane të vendit. “Patëm një vizitë jashtëzakonisht cilësore. Në margjina, por edhe në takime të tjera,…
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti diskutoi sot me drejtorin e zyrës së Bankës Evropiane për Investime (IEB) në Shkup, Björn Gabriel, për bashkëpunimin aktual dhe përmirësimin e koordinimit, me fokus të veçantë, për infrastrukturën dhe projektet nga sfera e transportit, energjisë dhe mjedisit, fusha të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut dhe për arritjen e standardeve evropiane dhe progresin në reforma. Mexhiti dhe Gabriel diskutuan për rëndësinë e projekteve aktuale të financuara nga BEI, siç është Impianti për trajtimin e ujit në Shkup, si dhe për shkallën e realizimit…
Hekurudha e shpejtë Budapest-Beograd-Shkup-Athinë është pjesë e Iniciativës Brez dhe Rrugë (BRI) të Republikës Popullore Kina, pra pjesa evropiane e këtij projekti të madh gjeostrategjik, ndërsa e dyta është Lidhja hekurudhore Singapor-Kunming SKRL në tokën aziatike. Nisma “Belt and Road” nisi të realizohet 11 vite më parë dhe sot e kësaj dite “tërheq” me vete dilemat nëse, përveç nevojave ekonomike, sjell edhe një përparim të madh gjeopolitik për Kinën në Evropë dhe Azinë Juglindore?, shkruan Vërtetmatësi. Shkruan: Stojan Sinadinov Një nga magjepsjet e para me përparimin teknologjik, i regjistruar me kamerën e vëllezërve Auguste dhe Louis Limière, është treni: “Ardhja…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme duhet të miratojë vendim në lidhje me aplikimet e komunave për projekte infrastrukturore dhe kapitale në thirrjen qeveritare për ndarjen e 100 milionë eurove. Kryeministri Hristijan Mickoski, sot në mesditë njoftoi se ka mbaruar procedura e përzgjedhjes se cilat projekte do të pranohet dhe cilat jo. “Në seancën e sotme e cila duhet të fillojë për dhjetëra minuta, mendoj se do të miratohet vendim pasi që tanimë formalisht procesi i selekcionimit ka mbaruar. Kështu që, tanimë në periudhën që vijon deri në fund të muajit, institucionet kompetente do t’i nënshkruajnë marrëveshjet…
Zhvillimi i infrastrukturës digjitale, avancimi i shkathtësive digjitale të qytetarëve, modernizimi i shërbimeve publike dhe mbështetja e bizneseve në transformimin digjital, janë shtyllat kryesore të Strategjisë Nacionale për Zhvillimin Informatiko-komunikues dhe Telekomunikues, e cila do të hartohet në periudhën në vijim, shkruan Alsat. Në lidhje me atë nëse Strategjia do t’i detyrojë institucionet t’i këmbejnë informatat dhe dokumentet në vend që qytetarët të enden nëpër sportele, ministri Stefan Andonovski thekson se kjo do të parashikohet, megjithatë momentalisht është e pamundur. “Por ajo për momentin është e pamundur pasi që nuk keni fillimisht Platformë për Interoperabilitet të cilën e shfrytëzojnë të…
Në lidhje me incidentin e armatosur të ndodhur më 14 tetor në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair, pas kallëzimit penal nga MPB kundër tre personave, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë penale kundër tyre për veprën penale – Pjesëmarrja në përleshje nga neni 132 paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. “Prej tyre, për dy prokurori publik kompetent ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore Penale Shkup, ndërsa një i dyshuar aktualisht është në arrati dhe nuk është në dispozicion të organeve të rendit. Për një person tjetër, pjesëmarrësi i katërt në ngjarje,…
Kryeministri Hristijan Mickoski e quajti organizatë joqeveritare propozimin e VLEN-it për Akademinë Shqiptare për Shkencë dhe Art, përcjell TV21. Mickoski tha se qëndrimi i tij është i qartë dhe se për atë nuk janë prioritet, siç i quajti ai “temat etnike”. “Temat etnike dhe nacionale nuk janë prioriteti im. Prioriteti im si kryeministër i kësaj qeverie është që t’ua bëjë juve qytetarëve jetën më të mirë dhe më cilësore. Me atë që do të harxhohen para të qytetarëve në organizata joqeveritare, që do të paraqiten siç mendojnë se do të prezantohen, nuk do t’i sjellë të rinjtë shqiptarë, aty ku…
Kryeministri Mickoski thotë se pas vizitës në Berlin është kthyer me më shumë optimizëm se më herët. Ai nuk deshi të shpalos detaje, por u dërgoi porosi qytetarëve se qeveria e udhëhequr nga ai, do të bëjë çmos për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe integrimin e vendit në BE. “Mendoj se e gjithë ajo që u bisedua atje dhe që e mora si porosi të cilën edhe e dërgova si porosi, ka vlerë të shtuar, nëse krahasohet me gjendjen para vizitës time atje. Në interes të bisedimeve dhe pritjeve që i kam se si do të zhvillohen punët në të…
BDI-ja nuk e mbështet nismën e koalicionit VLEN për Akademinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, shkruan gazeta LAJM. Faton Ahmeti nga kjo parti, e vlerëson të dëmshme nismën e partive shqiptare në pushtet për Akademinë, në formën e prezantuar një ditë më parë duke thënë se bëhet fjalë për një organizatë joqeveritare dhe jo një akademi të mirëfilltë. “Është devalvuar një akademi e paralajmëruar nga niveli i akademisë në nivel të një organizate joqeveritare. Mendoj që nuk ja vlen të bëhemi pjesë e projekteve të tilla, të cilat e devalvojnë atë që përfaqësohet shqiptare çështjen e akademisë në këtë rast.…
Kryetarja e Këshillit Republikan për Siguri në Trafik, Gordana Kozhuvarovska sot i dorëzoi 6 vetura të raja ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, përcjell TV21. Veturat do të përdoren për modernizim të policisë së trafikur rrugor. “Dy automjete motorike janë tip Dacia Duster dhe katër të tjera Dacia Sandero Stepway, prodhim i vitit 2024, të pajisura me shenja policore dhe pajisje shtesë”, thonë nga MPB./tv21.tv
Në shkollën e mesme komunale “28 nëntori” në Dibër, nga viti në vit ulet numri i nxënësve në vitin e parë. Kjo ndodh jo vetëm nga migrimi i popullatës por edhe nga dëshira e prindërve dhe nxënësve që përfundojnë shkollimin fillor dhe vazhdojnë shkollimin në shkollat e mesme profesionale, në qytetet fqinje të Dibrës, meqë në shkollën e mesme të Dibrës, mungojnë paralelet profesionale. Edhe pse institucionet lokale dhe drejtoria e shkollës të mesme kanë kërkuar në kontinuitet të hapen paralele për shkollim profesional të mesëm, koj nuk ka ndodhë. Viteve të fundit mbi 20 për qind e semimaturantëve nuk…

