Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti diskutoi sot me drejtorin e zyrës së Bankës Evropiane për Investime (IEB) në Shkup, Björn Gabriel, për bashkëpunimin aktual dhe përmirësimin e koordinimit, me fokus të veçantë, për infrastrukturën dhe projektet nga sfera e transportit, energjisë dhe mjedisit, fusha të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut dhe për arritjen e standardeve evropiane dhe progresin në reforma.
Mexhiti dhe Gabriel diskutuan për rëndësinë e projekteve aktuale të financuara nga BEI, siç është Impianti për trajtimin e ujit në Shkup, si dhe për shkallën e realizimit të Projektit për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut.
Mexhiti dhe Gabriel theksuan se bashkëpunimi ndërmjet BEI-së dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të jetë edhe më mirë i koordinuar në të ardhmen dhe do të jetë me përfitim konkret për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut.
Mexhiti konfirmoi se BEI është partneri ynë tradicional dhe mbështetës i projekteve që kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit dhe që kontribuojnë në përparimin e procesit të integrimit evropian.
Data 07.10.2026
Aktuale
- Kuvendi i Kosovës në pritje të votës për Presidentin: Justina Shiroka-Pula në fokus
- Kritika e Gjinit ndaj Kurtit: Një analizë e thellë mbi krizën institucionale në Kosovë
- Një grua zgjidhet Presidente e Kosovës. Justina Shiroka Pula votohet në Kuvend pas marrëveshjes VV-PDK në mesnatë
- Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës
- Miratohet Projektligji për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara
- Më në fund del njoftimi që të gjithë e prisnin, zbulohet se kur do të nis sezoni i ri i Big Brotherit të Kosovës
- Justina Shiroka-Pula: Rrugëtimi drejt presidencës dhe nevoja për biseda të rëndësishme
- Albin Kurti propozon Justina Shiroka Pulën si Presidente: Një hap drejt ndryshimeve të rëndësishme në politikën kosovare



