Qyteti i Shkupit nuk ka marrë para nga Qeveria për asnjë nga 20 projektet me të cilat ka aplikuar në shpalljen për ndihmë ndaj komunave për realizimin e projekteve infrastrukturore, transmeton TV21. Edhe projektet e komunës së Strumicës, Sarajit dhe Tearcës janë refuzuar, me arsyetimin se nuk i kanë plotësuar kushtet. Në shpalljen e Qeverisë aplikuan 80 komuna me 357 projekte. Komisioni vlerësues i përbërë nga përfaqësues të gjashtë ministrive përkatëse vlerësoi se 77 komuna kanë plotësuar kushtet, me çka do të financohen 274 projekte. Vlera totale e projekteve është 65 milionë euro. Përzgjedhja e projekteve kaloi ditën e djeshme…
Author: Hamdi Kumanova
Në një periudhë të rritjes së aktiviteteve reklamuese në rrjetet sociale që lidhen me të ashtuquajturat “platformat për të fituar para të shpejta online”, Autoriteti i Inteligjencës Financiare si institucion kompetent i krijuar me qëllim të mbledhjes dhe analizimit të raporteve për transaksione të dyshimta dhe informacione të tjera me rëndësi për parandalimin dhe zbulimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, i bashkohet apelit për nga ana e autoriteteve të tjera kompetente dhe paralajmëron qytetarët që të kenë kujdes me paratë e tyre dhe të njohin menjëherë platformat e investimeve mashtruese fiktive, pra të mos investojnë në platforma…
Tre persona kanë humbur jetën ndërsa pesë janë lënduar, pasi pasditen e djeshme është rrokullisur një furgon në autostradën Shkup-Veles, ka bërë të ditur policia, transmeton SHENJA. “Në orën 17:45. raportohet se një furgon është rrokullisur në autostradën Shkup-Veles, para tunelit. Deri më tani është konstatuar vdekja e tre personave, ndërsa pesë janë dërguar në spital për mjekim. Në vendngjarje janë dërguar ekipe policore dhe prokurori publik”, tha MPB. Në vendin e aksidentit ndihmën e parë e kanë dhënë dy ekipe të ambulancës nga Shkupi dhe një nga Velesi.
MPB ka njoftuar se më 16.10.2024, në ora 14:30, në fshatin Bogorodicë, Gjevgjeli, policia e stacionit për kontrollin e kufirit dhe mbikëqyrjen kufitare ka arrestuar F.S. (21) dhe O.Ç.D. (19), të dy nga Republika Turqisë me qëndrim të përkohshëm në Shkup. Gjatë kontrollit të automjetit “Seat Ibiza” me targa të Shkupit, të drejtuar nga F.S., janë gjetur pesë migrantë nga Iraku, përfshirë një grua dhe një të mitur. Në një tjetër automjet “Citroen C3”, gjithashtu me targa të Shkupit dhe të drejtuar nga O.Ç.D., janë gjetur katër migrantë, përfshirë një të mitur. Të arrestuarit janë mbajtur në stacionin policor, ndërsa…
Zyrtarët e LSDM-së dhe BDI-së që deri dje ishin në detyrë, duket se jetojnë në një botë paralele, një botë në të cilën zbatohen disa nga rregullat e tyre, një botë në të cilën rregulli themelor ishte të gënjeje dhe mashtron popullin, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM. “LSD dhe BDI nga rruga e Maqedonisë në BE dinë vetëm të bëjnë fotografi në avion dhe të gënjejnë se është arritur marrëveshje dhe se Maqedonia ka marrë datën për negociata me Brukselin. LSD dhe BDI janë parti që bllokuan Maqedoninë në rrugën drejt Bashkimit Evropian duke premtuar diçka që nuk e kishin idenë…
Tre të plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri që tronditën qytetin belg të Antwerp, pasditen e kësaj të mërkure. Ngjarja u regjistrua në një apartament në lagjen Jesus, në zemër të qytetit belg, pranë urë Kipdorp & Sint-Jacobsmarkt. Mësohet se protagonist ka qenë një grup shqiptarësh, ku tre prej tyre kanë mbetur të plagosur. Policia belge ka arrestuar 4 persona që akuzohen për ngjarjen, ndër të cilët 3 ishin shqiptarët e plagosur. Të gjithë të ndaluarit janë të moshës 23 deri në 38 vjeç, por ende nuk janë publikuar identitetet e tyre të plota. Wouter Bruyns, zëdhënës…
Qyteti i Shkupit është një nga katër komunat që nuk do të marrin pjesë nga kredia hungareze, prandaj qeveria i ka borxh Orbanit. Përpos qytetit të Shkupit, Strumicë, Tearcë dhe Saraj nuk do të marrin para për projekte, me arsyetimin se nuk e kanë kaluar fazën e vlerësimit. Qyteti i Shkupit, përveç projektit me të cilin ka kërkuar para për blerjen e autobusëve të rinj, ka dorëzuar edhe 19 të tjerë. Në pjesën tjetër të projekteve të propozuara të dorëzuara në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, është kërkuar financim për automjete të reja zjarrfikëse, rindërtim të rrugëve, si dhe para për…
ideri i ASh-së – VLEN, Arben Taravari ka hedhur poshtë mundësinë që bashkë me zgjedhjet lokale të shkohet edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Taravari tha se Frontit Europian do t’ia urojë edhe “Vitin e ri dhe do t’i fitojnë edhe në zgjedhje lokale”.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se është normalizuar komunikacioni në rrugën Shkup-Veles Nga atje thonë se komunikacioni po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. “Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga MPB. Në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Shkup-Veles humbën jetën tre persona. “Në orën 17:45. raportohet se një furgon është përmbysur në autostradën Shkup-Veles, para tunelit. Deri më tani janë deklaruar të vdekur tre persona, ndërsa pesë janë dërguar në spital për mjekim. Në vendngjarje janë dërguar…
Inspektorët e mjedisit jetësor të Qytetit të Shkupit sot kanë gjetur dhe evidentuar persona në procesin e hedhjes së sasive të mëdha të mbeturinave, krijimin e deponisë së egër në pronë private dhe djegien e tyre në territorin e komunës së Butelit, ku gjetën një sasi e madhe mbeturinash prej metali, plastike dhe ndërtimi, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit “Qyteti i Shkupit për vepër penale të kryer nga personat S.M banues në komunën e Butelit dhe M.D. shtetasi i Kosovës në pajtim me nenin 218 të Kodit Penal do të paraqesë kallëzim penal për shkaktim të dëmtimit…
Një aksion i madh antidroge po zhvillohet në Tetovë. Alsat mëson se aksioni ka filluar që në orët e mëngjesit tek lagja e ish Rektoratit në Tetovë. Raportohet se në aksion përveç inspektoreve të antidrogës merr pjesë e edhe njësia speciale.
Ish-kryetarja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, e cila së fundi u shkarkua dhe u pensionua, thotë se nga këndvështrimi i sotëm, shkarkimi i saj është “paketuar” nga LSDM, me mbështetjen e OBRM-PDUKM-së. Ruskovska pohon se largimi i saj ka filluar kur është bërë hapja e rasteve ndaj ish-sekretarëve të përgjithshëm në Qeveri, Dragi Rashkovski dhe Muhammed Zekiri dhe ka kulmuar me bastisjen që është bërë në zyrën e ish-drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi. Ruskovska në podkastin “Petres” foli edhe për rastin e “27 Prillit” ku tha se dhe vazhdon të jetë e…

