Author: Hamdi Kumanova

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria u pajtuan në Bruksel që bashkërisht të vazhdojnë ndërtimin e hekurudhës, pjesë e Korridorit 8. Palët u pajtuan në prani të zyrtarëve të BE-së. Gert Jan Kopman nga Drejtoria për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit shkroi se Bullgaria dhe Maqedonia konfirmuan angazhimin e tyre për ndërtimin e Korridorit VIII hekurudhor në një takim të nivelit të lartë me Komisionin Evropian. E mbështetur nga grantet e BE-së, kjo hekurudhë e Korridorit VIII do të forcojë lidhjen në rajon. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se në takimin e mbrëmshëm është konstatuar se mungon gjysma e tunelit nga ana…

Lexo më Shumë

Cigaret e prodhuara nga Imperial Tobacco TKS AD Shkup, duke përfshirë markat Rodeo, West, Jade dhe Davidoff, nga dje janë në dispozicion me çmim të ri, i cili është 10 denarë më i lartë, përcjell INA. Pritet që në ditët në vijim të rriten edhe çmimet e cigareve nga prodhues të tjerë. Këto rritje rrjedhin nga Ligji i ri i Akcizës, i miratuar në tetor 2023, i cili parashikon rritje vjetore të çmimeve të cigareve më 1 janar. Qeveria planifikon të mbledhë 13 milionë euro shtesë në vit nga ky fond.(INA)

Lexo më Shumë

Sot gjate ditës kryetari i komunes së Tetovës Bilall Kasami ka marre mesazhe kercenuese me jetë nga një person. Pa Censurë nga burime të sigurta merr vesh se kërcenuesi është V.J(45) i cili është arrestuar ana e policisë dhe po merret në pyetje.Pa Censurë

Lexo më Shumë

Dita ndërkombëtare e varfërisë e gjen Maqedoninë e Veriut në kushte të mjerueshme. Për të nisur ditën, çdokujt prej nesh u duhet të paktën 100 denarë. Por, në mesin e familjeve mesatare e të varfra ka edhe nga ata që i kanë harruar shijen mishit. “Më duhet vetëm një gjevrek dhe një ajran. Çfarë gjevreku doni? Të thjeshtë. Sa duhet? 55 denarë. Sa është gjevreku? 25 denarë ndërsa ajrani 30 denarë”. Shumë të punësuar e fillojnë pikërisht kështu ditën, pa llogaritur këtu që shoqëria jonë ballkanase, nuk mund të bëjë edhe pa kafen e mëngjesit. Çmimi i nisjes së ditës…

Lexo më Shumë

Familjarët e foshnjës 14 muajshe që humbi jetën kërkojnë dorëheqjen e Ministrit Taravari dhe Drejtori të Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi. Hedhja e përgjegjësisë vazhdon mes institucioneve shëndetësore lidhur me këtë rast tragjik, transmeton Portalb.mk. Ministri Taravari ka theksuar se janë identifikuar lëshime nga ana e stafit mjekësor në Klinikën për Fëmijë në Kozle dhe ka kërkuar që Drejtori të ndërmarrë masa ndaj mjekëve. “Unë nuk jam gjykatës apo prokuror, kam punësuar një komision që ka dhënë një raport të detajuar për atë që ka ndodhur”. Raporti është dërguar në Klinika, presim të shohim si do të veprojnë drejtorët, ndërsa…

Lexo më Shumë

Gjendja e pesë personave të lënduar nga aksidenti i një ditë me parë në autostradën Shkup-Veles vazhdon të mbetet kritike dhe të njëjtit po kurohen në Spitalin e Qytetit në Shkup dhe Klinikën Universitare. Prokuroria Publike është duke hetuar shkaqet e aksidentit, por dyshimet e para janë humbja e kontrollit në drejtimin e furgonit si pasojë e shpejtësisë. Në seancën e sotme të 55-të, Këshilli i Komunës së Velesit solli vendim që 18 tetori të shpallet ditë zie për shkak të tre viktimave që u regjistruan nga ky aksident. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Minisstri i Drejtësisë, Igor Filkov, thotë se ish ministri Krenar Llloga ka reaguar me nervozizëm ndaj komenteve të tij të fundit. Fillkov tha se dje ka shpalosur gjithçka që kishte për të thënë mbi punën e paraardhësit të tij dhe se dialogu në vazhdim do të zhvillohet përmes organeve kompetente. “Gjithçka që kisha për të thënë e thashë dje për punën e paraardhësit tim dhe qëndroj pas saj. E kuptoj nervozizmin e tij, por dialogu i mëtutjeshëm do të bëhet përmes organeve kompetente” – tha Fillkov. Filkov akuzoi Llogën se ka marrë me vete një dokument të klasifikuar që përmban…

Lexo më Shumë

Profesori nga Maqedonia e Veriut, i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë i Universitetit të Evropës Juglindore, Veland Ramadani është renditur në mesin 2% të autorëve më të cituar në botë, shkruan Alsat. Ko listë është përgatitur nga Universiteti i Stenfordit, nën udhëheqësinë e professorit Xhon Joanidis dhe së bashku me një ekip studiuesish bëhet vlerësimi i stafit akademik komfor numrit të publikimeve, dhe cilësisë. Profesori Veland Ramadani ëstë autor I një sërë punimesh shkencore, me të cilat arriti të jetë pjesë e top 2% të autorëve më të cituar. Ai në emisionin Ditë e Re në Tv Alsat me moderatorët…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski i ka dalë në mbrojtje drejtorit të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovskit duke thënë se ai thuajse tërë karrierën e punës e ka kaluar në shërbimet e sigurisë. Mickoski njoftoi se në të kaluarën kur Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim është shndërruar në Agjenci për Siguri Kombëtare, ka pasur keqpërdorime të shumta për interesa politike dhe partiake, dhe për të njëjtat do të informojë së shpejti. “Ka mjaft struktura të frikësuara. Kanë për çfarë të frikësohen, të cilët janë pjesë e pushtetit të kaluar. Edhe në Agjencinë për Zbulim edhe në Agjencinë për Siguri…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në konferencën e sotme për media theksoi se raporti për fëmijën e ndjerë 14 muajsh është përgatitur nga ekspertë dhe është dërguar në Spitalin Special Kozle, Klinikën Universitare për Pediatri dhe Odën e Mjekëve. Ministri thotë se deri më tani nuk është bërë asnjë ankesë. “Unë nuk jam gjykatës apo prokuror, kam punësuar një komision kompetent që ka dhënë një raport të detajuar për atë që ka ndodhur. Kallëzimi është dërguar në Klinika, presim të shohim si do të veprojnë drejtorët, në të ardhmen mund të veprojmë kundër drejtorëve, por nuk ka sesi…

Lexo më Shumë

Logo Të tjera lajme Lajmi i Ditës MEXHITI: USAID PARTNERE NË SHUMË PROJEKTE MJEDISORE QË PËRMIRËSOJNË STANDARDIN JETËSOR TË QYTETARËVE Javën e kaluar u mbajt seanca e parë konstituive e Këshillit Ekonomik-Social në të cilën, përveç sindikatave dhe punëdhënësve, përfaqësues nga Qeveria jemi unë si ministër i Ekonomisë dhe Punës që do të kryesoj KES-in, ministrja e Financave, ministri i Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe ministrja e Arsimit.Për ne është me rëndësi thelbësore dialogu transparent social. Këshilli Ekonomik-Social është organ trepalësh në nivel kombëtar përmes të cilit do të zhvillojmë dialogun social në periudhën e ardhshme.…

Lexo më Shumë

Pëlqimi në parim për vazhdimin e përfundimit të projektit dhe ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8 është arritur, ndërsa ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Nikollovski deklaroi se projekti do të duhet të ndryshohet sepse nuk ka marrëveshje nga pala maqedonase për projektin ekzistues dhe çmimin. “Dialogu filloi dje në Bruksel. Pas dy javësh në takimin e 31-të. Le të shohim. Ne këmbëngulim në qëndrimet tona që duhet të ketë një projekt të përbashkët dhe se projekti është i realizueshëm, normalisht duhet të merret parasysh çmimi, me këtë çmim sigurisht që nuk mundemi. Le të shohim se çfarë…

Lexo më Shumë