Author: Hamdi Kumanova

Qeveria po tregon shqetësim real për të gjithë, cilësia dhe standardi i jetesës së qytetarëve po përmirësohet pothuajse në të gjitha komunat në Maqedoni. Qeveria për këtë vit ka konfirmuar mbi 270 projekte që do të realizohen nëpër komunat anembanë vendit dhe në to do të investohen mbi katër miliardë denarë, thonë nga VMRO-DPMNE. “Burimet financiare që Qeveria do t’u ndajë komunave do të shërbejnë për transformimin ekonomik të tyre, zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës, realizimin e investimeve të mëdha kapitale. Qëllimi i projektit për ndarjen e mjeteve financiare për komunat është që ato të zhvillohen ekonomikisht dhe infrastrukturor, gjë…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar më shumë se 100 ditë nga formimi i qeverisë dhe shumica e uebfaqeve funksionojnë me emrat e vjetër të ministrive, madje disa uebfaqe nuk janë fare të hapura. Në riorganizimin e ministrive pas formimit të qeverisë së re duket se ende nuk ka ndodhur përditësimi dhe krijimi i uebfaqeve. Disa nga ministritë e reja nuk kanë fare uebfaqe dhe pothuajse të gjitha ministritë e riorganizuara janë me emrat e tyre të vjetër, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Me ndryshimin e ligjit u krijuan Ministria e Sportit, Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Ministria e Transformimit Digjital dhe Ministria e Administratës…

Lexo më Shumë

Qyteti i Velesit sot ka shpallur ditë zie për rastin e vdekjes tragjike të tre bashkëqytetarëve në aksidentin e trafikut që ndodhi më 16 tetor 2024 në autostradën Shkup-Veles. “Familjeve të qytetarëve tanë të vdekur u shpreh ngushëllimet më të thella, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë në jetën normale”, tha kryetari i komunës së Velesit, Marko Kolev. Prokuroria themelore publike në Shkup ka lëshuar urdhër për autopsi të trupave të tre të vdekurve, për të përcaktuar shkaqet. Katër nga të lënduarit në aksidentin në tunelin afër Katllanovës janë transferuar në KARIL,…

Lexo më Shumë

Tre ministra të Qeverisë Kurti pritet të arrestohen”, kështu tha anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj teksa foli për qeverisjen aktuale në vend. Haradinaj tha se situata në qeveri është e tensionuar dhe se këto arrestime mund të ndodhin shumë shpejt. “Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti, në çdo moment”, tha ai në T7. Ai tha se një nga ministrat ka shpenzuar mbi 1.5 milionë euro vetëm për udhëtime, duke nxjerrë në pah shpenzimet e larta dhe mungesën e transparencës në menaxhimin e buxhetit.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimoski, sonte theksoi se nuk do të ketë probleme në fushën e furnizimit me gaz në Maqedoni. Bislimovski në intervistën e sontme në “Vin-Vin” në TV Telma theksoi se problemi me mbylljen e gazsjellësit në Ukrainë mund të shkaktojë disa tronditje në bursat evropiane, por nuk pret ndonjë goditje serioze në aspektin e çmimit të gazit dhe energjisë elektrike. “Në pjesën e furnizimit me gaz Maqedonia nuk do të ketë probleme. Gazi vjen nga “Rrjedha Turke”, është kryesisht gazi “Gazprom”, nga Turqia nëpërmjet Bullgarisë vjen tek ne. Vetëm problemi me mbylljen e…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga prioritetet kryesore të ministrisë dhe se krimi nuk ka asnjë përkatësi etnike, kombëtare apo përkatësi tjetër përveç kriminalitetit. Toshkovski për “TV Alfa” thotë se pardje kanë arrestuar një grup prej 15 doganierësh dhe një polic, për të cilët ka prova të forta për ryshfet dhe shpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar në kuadër të një aksioni operacional të kryer në drejtim të Prokurorisë së Prokurorisë të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Ministri i MPB-së foli edhe për aksionin e…

Lexo më Shumë

Ne planifikojmë të kemi tetë qendra rajonale për arsim dhe aftësim profesional në Maqedoni. Tashmë janë tre, dy sapo kanë filluar të zhvillohen dhe do të hapim edhe tre në periudhën e ardhshme. Në çdo qark të vendit do të funksionojë një qendër dhe në të, sipas nevojave të tregut rajonal të punës, do të mësohen profesionet e duhura. Kështu ka theksuar ministri i Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska për “TV Klan” ku foli për aktivitetet aktuale të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe ndryshimet e planifikuara në periudhën e ardhshme. “Arsimi i mesëm profesional është cilësor dhe po zhvillohet…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit ka reaguar pas vendimit të Qeverisë, me të cilin kjo komunë përjashtohet nga mjetet e ndara për financim të projekteve komunale. Nga Shkupi thonë se ky vendim është një vërtetim i “gjendjes së mentaliteti sektar të Qeverisë së udhëhequr nga Hristijan Mickoski”. “Ata që nuk mendojnë njëjtë, segregohen dhe përndiqen politikisht, duke dëshmuar se nuk ka kapacitet demokratik dhe lidership”, thuhet në njoftim. Më tej nga Qyteti i Shkupit, kanë treguar edhe projektet për të cilat kanë aplikuar dhe nuk janë përkrahur nga Qeveria. “Mbi 20 projektet të gjitha me fokus në përmirësimin e transportit publik, zhvillimit…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovskit thotë se Shqipëria që u nda nga Maqedonia e Veriut nuk është e rëndësishme, sepse ai beson se të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor do të hyjnë së bashku në BE. “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE në vitin 2030 nuk do të ndodhë. Le të jemi të vërtetë. Besoj se anëtarësimi i të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor do të ndodhë së bashku. Duhet të jemi të sinqertë se nuk ka disponim për zgjerim në BE”, tha Dimovski në “ClickPlus”. Dimovski foli edhe për ndryshimet kushtetuese. “Propozimi për hapjen me vonesë të kushtetutës është i…

Lexo më Shumë

Tashmë 10 ditë janë pa mësim 451 nxënës të shkollës periferike “Naim Frashëri” të fshatit Moranë të komunës së Studeniçanit. Bojkoti i mësimit për mëvetësimin e shkollës vazhdon ndërkohë, nga institucionet përkatëse asnjë përgjigje konkrete si do të veprohet në këtë rast. Nga Ministria e Arsimit thanë se do ta shqyrtojnë kërkesën e re për mëvetësimin e shkollës por njëkohësisht kujtojnë se kërkesa e mëparshme nuk është miratuar nga udhëheqja e kaluar e Ministrisë së Financave. “Jemi njohur me kërkesën për ndarjen e shkollës periferike “Naim Frashëri” në fshatin Moranë, për të cilën është dhënë mendim negativ nga ministri i…

Lexo më Shumë

Nga Prokuroria njoftojnë se nga aksioni i sotëm policor në Tetovë dhe Ohër janë privuar nga liria 13 persona, për të cilët kërkohet paraburgim, ndërsa bastisje janë kryer në 17 lokacione, shkruan TV21. Nga Prokuroria thonë se dyshohet se grupi një kohë të gjatë është marrë me ndërmjetësim për kryerje të prostitucionit dhe tregti ilegale me drogë, ndërsa si grup kanë realizuar edhe pastrim parash. “Grupi i organizuar është krijuar nga një 35-vjeçar nga fshati Bogovinë, i cili ka organizuar dhe koordinuar aktivitetet kriminale të anëtarëve të tjerë të grupit edhe në objektet e hotelierisë në fshatin Zherovjan, fshatin…

Lexo më Shumë

Rënie e re e qarkullimit në industri ka shënuar Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut. Gjegjësisht, në gusht të këtij viti, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, qarkullimi është ulur për 8.9 për qind. Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri në muajin gusht shënoi rënie në produktet e ndërmjetme, përveç energjisë me 5,6 për qind, produktet kapitale me 18,3 për qind dhe mallrat e qëndrueshme për konsum me 5,6 për qind, ndërsa rritje u shënua te produktet jo të qëndrueshme për mallrat e konsumit me 1.8 për qind. “Qarkullimi në industri,…

Lexo më Shumë