Qyteti i Shkupit ka reaguar pas vendimit të Qeverisë, me të cilin kjo komunë përjashtohet nga mjetet e ndara për financim të projekteve komunale.
Nga Shkupi thonë se ky vendim është një vërtetim i “gjendjes së mentaliteti sektar të Qeverisë së udhëhequr nga Hristijan Mickoski”.
“Ata që nuk mendojnë njëjtë, segregohen dhe përndiqen politikisht, duke dëshmuar se nuk ka kapacitet demokratik dhe lidership”, thuhet në njoftim.
Më tej nga Qyteti i Shkupit, kanë treguar edhe projektet për të cilat kanë aplikuar dhe nuk janë përkrahur nga Qeveria.
“Mbi 20 projektet të gjitha me fokus në përmirësimin e transportit publik, zhvillimit të infrastrukturës rrugore të qytetit, mbrojtjes së kundërzjarrit, higjienës publike, informacioneve teknologjike dhe digjitalizimit, si dhe fusha e kulturës.
Në sferën e urbanizmit dhe zhvillimit të infrastrukturë rrugore, kanë aplikuar me projekte për rikonstruim të rrugës “Bellasica”, ndërtimin e bulevardit “Brigada Kosovare – Maqedonase” nga udhëkryqi me bulevardin “Nikolla Karev” deri te udhëkryqi me bulevardin “Bosna e Hercegovina”, rreth rrotullimi te rruga “Gjorçe Petrov” me bulevardin “Ushtria Maqedonase”, ndërtimi i rreth rrotullimit në bulevardin “Aleksandar Makedonski”, ndërtimi i rreth rrotullimit të bulevardit “Birgada e 12-të Maqedonase”, rikonstruimi i bulevardit “Serbia” dhe projekti për rindërtimin e mekanizmit ndërtimor.
Në fushën e komunikacionit, Qyteti i Shkupit parashtroi projekte për 80 autobusët ekologjikë dhe 15 autobusët elektrikë. Në fushën e mbrojtjes së kundërzjarrit, ka aplikuar për sigurimin e veturave të reja të kundërzjarrit”, thonë nga Qyteti i Shkupit
Thonë se kanë paraparë edhe projekt për trasenë e atletikës në bregun e Vardarit, dhe për implementimin e teknologjisë informatike në Qytetin e Shkupit.