“Garancia pranohet për ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë ”, njofton Gjykata Themelore Penale e Shkupit. Nga Gjykata thonë se gjyqtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, duke vepruar sipas propozimit të mbrojtjes së të dyshuarit Muhamed Seldiu, ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, miratoi vendim me të cilin pranoi garancinë e ofruar në shumën prej mbi 1.150.000 eurosh, e cila konsiston në vendosjen e hipotekës mbi pasurinë e paluajtshme, dhe ia hoqi masën e paraburgimit.
Njëkohësisht, për të siguruar praninë e të dyshuarit në rrjedhën e mëtejshme të procedurës, Gjykata caktoi një masë paraprake – sekuestrimin e dokumentit të udhëtimit.
GJYKATA PENALE SHKUP
“Pas propozimit të paraqitur për heqjen e masës së paraburgimit me caktimin e garancisë dhe mendimit pozitiv të dhënë nga Prokurori Publik, gjyqtari i procedurës paraprake nxori vendim me të cilin e pranoi propozimin dhe garancinë e ofruar. Meqenëse kundër këtij vendimi nuk u paraqit ankesë, ai mori formë të prerë, pas së cilës i dyshuari u lirua”.
Ndërkaq kujtojmë se Muamed Sejdini, ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), shërbeu për dy mandate në krye të FFM-së pas zgjedhjes së tij në vitin 2019 dhe rizgjedhjes në 2021. Ai u arrestua në prill të vitit 2026 nën dyshimet për veprat penale të përvetësimit dhe keqpërdorimit të rreth 700.000 eurove të fondeve të ndara nga UEFA. Mjetet financiare të cilat ishin dedikuar për ndërtimin e tribunës së stadiumit “Biljanini Izvori” në Ohër, ku dyshohet se u krye pagesë avansi pa garanci bankare dhe miratim adekuat. Pas një periudhe paraburgimi, në korrik 2026 gjykata pranoi një garanci pasurore prej mbi 1 milion eurosh për ta lejuar të mbrohet në liri.
Anida Murati /SHENJA/



