Author: Hamdi Kumanova

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti priti sot në një takim pune delegacionin të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) të kryeasuar nga zonja Jeri Dible, përfaqësuese për Maqedoninë e Veriut. Zonja Jeri Dible shprehu gatishmërinë e USAID-it për të mbështetur projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e ndryshimeve klimatike dhe mjedisit në vend, përmes programeve të ndryshme, dhe përcjelljen e përvojave pozitive nga vende të ndryshme në botë ku vepron Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Mexhiti falënderoi USAID-in për realizimin e shumë projekteve…

Lexo më Shumë

Dy djemë të mitur janë sulmuar nga shokët e tyre sa ishin në shkollë në Gostivar, shkruan Alsat. Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme, të cilat sipas raportit policor të SPB Gostivar, janë paraqitur nga prindërit e të miturve. Rasti i parë ka të bëjë me sulmin fizik nga dy shokët e klasës ndaj të miturit në shkollëv fillore në Gostivar. Raportimi është bërë në orën 12:00, ka treguar babai i tij. “Me datë 16.10.2024 në DPB Gostivar, personi B.S.(48) nga fshati Strajan i Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 12.00 në shkollën fillore në Gostivar ku ka mësuar,…

Lexo më Shumë

Qeveria ka marrë vendim që komunës së Gostivarit t’i ndajë 162 milionë denarë, apo afërsisht 2.7 milionë euro, duke u bërë kështu komuna shqiptare me më shumë projekte që ka aplikuar dhe janë pranuar, apo gjithsejtë 13 projekte, thuhet në njoftimin e komunës së Gostivarit. “Këto projekte janë nga seanca e 26-të, ku Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori vendim për rishpërndarjen e mjeteve në kuadër të projektit “100 milionë euro për komunat”. Me këtë vendim, Qeveria ka përcaktuar zyrtarisht se cilat projekte nga komunat janë të pranueshme dhe plotësojnë kriteret dhe shumën totale të mjeteve që do…

Lexo më Shumë

Deputetët e PD kanë tentuar t’i vënë flakën banderolës së vendosur në gardhin metalik para Kuvendit, të cilën Flamur Noka e leu me benzinë. Në pamundësi që materiali i banderolës të ndizej nga zjarri, ka qenë deputeti i PD Dashnor Sula, ai që i vuri zjarrin xhaketës së tij. Më pas, banderola e vendosur në gardhin metalik është hequr nga Garda e Republikës. Bidonin e benzinës më pas Noka ua hodhi gardistëve. (BalkanWeb)

Lexo më Shumë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka deklaruar se nuk ka Parlament në botë të rrethuar me forca policie. Gazment Bardhi ka akuzuar kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali se e ka kthyer Kuvendin në qelinë e Pëllumb Gjokës. Duke i tërhequr vëmendjen gazetarit dhe kamerës për t’u drejtuar nga gardhi metalik dhe numri i madh i punonjësve të Gardës, Bardhi tha se “ky është kuvendi i një vendi që dje ka hapur kapitujt e parë të neogicatve për anëtarësimin e BE”. “Kështu nuk është as qelia e Pëllumb Gjokës. Por kryetarja e kuvendit meqë Pëllumb Gjoka është i…

Lexo më Shumë

Ministri britanik i Mbrojtjes, John Haley, ka thënë se Britania e Madhe është duke vazhduar të punojë me aleatët dhe ndaj NATO-n. Në paraqitjen e tij para mediave, ai theksoi se siguria në Evropë është nga aleanca e NATO-s. “Përcaktimi i ri i Britanisë së Madhe është të punohet më afër dhe më shumë me aleatët e tjerë evropianë në sigurinë për të ardhmen. Siguria e Evropës është e garantuar nga kjo aleancë e NATO-s”, ka thënë Haley.

Lexo më Shumë

Mbledhja e Asociacionit të Komunave të Kosovës është ndërprerë pas një tensioni në mes të disa kryetarëve të komunave që drejton Lëvizja Vetëvendosje dhe atyre të PDK-së, para një jave. Në videon e cila është publikuar kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ai i Kamenicës, Kadri Rrahimaj dhe Qemajl Aliu i Shtimes, Ramiz Lladrovci i Drenasit shihen në një tollovi bashkë me disa kryetarë të tjerë. Lidhur me incidentin ka bërë reagim edhe Ramiz Lladrovci në një lidhje telefonike në Kanal10. Lladrovci ka thënë se kjo situatë ka ardhë si pasojë e provokimeve të qëllimshme të VV-së. “Kishte…

Lexo më Shumë

Qeveria është fuqimisht e përkushtuar në ndërtimin e një rrjeti të ri hekurudhor në vend dhe e udhëhequr nga zhvillimi i përgjithshëm ekonomik dhe lidhja rajonale, kurse në frymën e procesit të integrimit evropian dhe nevojës për modernizim dhe përfundimin e korridoreve transportuese evropiane, mbetet plotësisht e përkushtuar në ndërtimin e pjesës lindore të Korridorit 8. Kjo në fakt e vërteton edhe procesin e vazhdueshëm të fazës së parë dhe të dytë të hekurudhës së Korridorit 8 Kjo, siç kumtoi Ministria e Transportit, ishte qëndrimi i delegacionit të Maqedonisë i përbërë nga drejtori i HRMV Infrastrukturë Sinisha Ivanovski dhe…

Lexo më Shumë

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut për shfuqizimin e ” Balancuesit”, mekanizmin që rregullonte përfaqësimin ‘e drejtë dhe adekuat’ të komuniteteve në institucionet shtetërore, profesori universitar, Bashkim Selmani e vlerësoi si një situatë të sikletshme, qoftë në aspektin psikologjik, ligjore, ashtu edhe kushtetues. Sipas tij, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë i vetmi komb që ka luftuar për të drejta, që tani, në aspektin kushtetues vihen në pikëpyetje, teksa shtoi se shqetësimi është më tepër i karakterit juridik, sesa politik. “Vetë çështja e themelësisë së shtetit, nga viti 2001, pikërisht ishte konflikti, ai i cili ndërpreu majorizimin në…

Lexo më Shumë

Si të parandalohen emigrantët që të kalojnë në mënyrë të parregullt kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë? Kreu i qeverisë Donald Tusk planifikon të pezullojë të drejtën për azil. Por ka kundërshtues në qeveri. “Nëse një person kalon ilegalisht kufirin polak pasi është sjellë atje nga shërbimet bjelloruse, nëse ky është një element i luftës hibride, rojet kufitare polake nuk janë të detyruara të pranojnë kërkesat për azil të këtyre njerëzve”. Ky është teksti i ligjit të planifikuar nga kryeministri i Polonisë Donald Tusk. Këtë fundjavë, ai njoftoi gjatë një kongresi të partisë së tij, Koalicionit Qytetar liberal-konservator, se vendi i…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një person në kryeqytet, pasi i njëjti i ka penguar në kryerjen e detyrës zyrtare. I dyshuari ka penguar policinë që ta arrestonte një person që ishte në kërkim, duke i mundësuar të njëjtit të ikë nga forcat e rendit. Më pas, i dyshuari që ka penguar policinë është prangosur dhe është dërguar në mbajtje. “Derisa policia ka shkuar për ta kërkuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte në kërkim policor, zyrtarët policorë i ka penguar në kryerje të detyrës një i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa personi i kërkuar ka arrit të ikë .…

Lexo më Shumë

Sot, me datë 17 tetor 2024 (e enjte) në orën 11:00, në Qendrën për Media të Qeverisë do të mbahet Platforma: 100% të përkushtuar për ty “Projektet, investime dhe reforma në ekonomi, financa dhe administratë publike”. Pjesë do të marrin folësit e mëposhtëm: • Gordana Dimitrieska Koçoska, Ministre e Financave • Boban Nikollovski, drejtor i Drejtorisë së Doganave • Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë dhe Punës, • Selatin Beluli, u.d Drejtori i Agjencisë për Punësim, • Goran Minçev, Ministër i Administratës Publike dhe • Esma Adilloviq Fazliq, udhëheqëse e Sektorit për Reforma në Administratën Publike Moderatore do të jenë: Marija…

Lexo më Shumë