Sot, me datë 17 tetor 2024 (e enjte) në orën 11:00, në Qendrën për Media të Qeverisë do të mbahet Platforma: 100% të përkushtuar për ty “Projektet, investime dhe reforma në ekonomi, financa dhe administratë publike”.
Pjesë do të marrin folësit e mëposhtëm:
• Gordana Dimitrieska Koçoska, Ministre e Financave
• Boban Nikollovski, drejtor i Drejtorisë së Doganave
• Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë dhe Punës,
• Selatin Beluli, u.d Drejtori i Agjencisë për Punësim,
• Goran Minçev, Ministër i Administratës Publike dhe
• Esma Adilloviq Fazliq, udhëheqëse e Sektorit për Reforma në Administratën Publike
Moderatore do të jenë: Marija Miteva dhe Venera Latifi Azizi, zëdhënëse të Qeverisë.