Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do ta propozon Qeveria me partnerët e saj dhe BDI-ja nuk ka nevojë të ndërhyjë në të. Sipas tij, partia e Ahmetit kishte kohë 20 vjet të bën një ligj të tillë, por nuk e ka bërë sepse ka keqpërdorur këtë çështje për pikë politike. Mickoski tha se ligji është duke u përgatitur në nivel të grupeve të punës dhe së shpejti do të dale versioni i parë për të cilin do të ketë debat publik. “BDI kishte kohë 20 vjet të propozon ligj i cili do të…
Author: Hamdi Kumanova
Arben Taravari thotë se, jo vëtëm zyrtarisht, por edhe për shkak të ruajtjes së kauzës, ai është kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Në një intervistë për gazetën LAJM, Taravari tha se ai nuk hoqi dorë asnjëherë nga kauza e Alencës për Shqiptarët, që kishte të bënte me largimin e BDI-së nga pushteti. “Aleanca për Shqiptarët, nuk është as e Arbenit, as e Ziadinit. Të gjitha anketat që bëhen dhe votat që analizohen gjatë zgjedhjeve është pa dyshim, edhe tani që i shetisim degët dhe nëndegët, nga ana e z.Selan kanë mbetur vetëm një grusht njerëzish. Unë besoj se ne…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Drexler. Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe ndërmjet dy vendeve, të cilat dallohen me dialog të rregullt politik dhe shkëmbim intensiv të vizitave të nivelit të lartë në periudhën e kaluar. Në këtë drejtim, u shpreh kënaqësi në takimin e zhvilluar së fundmi të ministrit Mucunski me Ministren Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock në Berlin, ku u mirëpritën marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe u…
Udhëheqës I Njësisë Rajonale të FSSHRMV – Kërçovë – Maqedon. FSSHRMV ka qenë Institucion kryesorë në rritjen e buxhetit të Klinikave, veçanërisht rritjen e buxhetit të Spitalit Klinikë – Tetove, Spitali I Pergjithshëm ‘Ferid Murad’ – Gostivar , Spitali I Pergjithshëm – Strugë. Po, Historikisht është dëshmuar se për të rënuar, për të prish eshtë më lehtë dhe më shpejt ( 100 ditë). Me mund dhe sakrificë arritëm buxhetin e Spitalit Klinikë – Tetovë nga 38 mil.denarë që ishte në vitin 2006, sot buxehti I Spitalit Klinikë të Tetovës arriti vlerën afër 1 miljard denar. Spitali I Përgjithshëm ‘Ferid Murad’…
Komuna e Tetovës ka reaguar pas prononcimeve të disa eksponenteve të opozites se kjo komunë ka fituar vetëm 1.3 milion euro nga fondet që ka ndarë Qeveria për investime nëpër komuna. Më poshtë reagimin e plotë. Komuna e Tetovës ndjen të nevojshme të informojë publikun për dezinformatat që janë përhapur lidhur me investimet në qytetin tonë. Deklaratat se Tetova ka përfituar vetëm 1.3 milion euro investime janë plotësisht të pasakta dhe synojnë të minimizojnë progresin e arritur deri tani. Në realitet, investimet kapitale që Komuna e Tetovës ka siguruar nga fondet qeveritare arrijnë në 3.8 milion…
Gjatë gjykimit për vrasjen e dyfishtë të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe pensionistit Pançe Zhezovski, dëshmoi edhe shefi i Njësisë për krime të dhunshme, Dejan Dimovski. Në dëshminë e tij, ai zbuloi se gjatë hetimeve janë ndjekur disa teori të ndryshme, njëra prej të cilave bazohej në informacionin e dhënë nga prindërit e Vanjas. “Ne po punonim në teori të ndryshme nga prindërit dhe njëra prej tyre ishte e lidhur me të dashurin e saj virtual nga Suedia”, tha Dimovski. Sipas tij, Vanja ka komunikuar me një djalë në internet, ata kanë folur në anglisht dhe detajet që kanë zbuluar në…
LSDM-ja kërkon shkarkimine Bojan Hristovskit të sapo emëruar për drejtor të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK). Sipas tyre, ish kryetari i VMRO-DPMNE-së për Shkupin dëshmon se është figurë politike i cili nuk guxon të jetë drejtues i shërbimit sekret dhe bie në kundërshtim me Ligjin për ASK-në. Por kryeministri, Hristijan Mickoski ka hedhur poshtë këto akuza duke i cilësuar sikur të pa baza. Ai ka shtuar se Hristovski nuk do të shkarkohet nga pozita e drejtorit dhe se të drejtën e profesionalizmin e tij e dëshmoi në gjykatë. I pari i Qeverisë shtoi se mbetet i fokusuar në zbatimin e…
Me datë 17.10.2024 në ora 14:40 në SPB Tetovë është thirrur për intervistim zyrtar personi N.I. (49) nga fshati Trebosh i Tetovës. Ai të njëjtën ditë rreth orës 12:50 është denoncuar nga N.S. (53) nga fshati Reçicë e madhe, se nga personi N.I. pronar i subjektit juridik ,,rent a car”, ka marrë me qira një automjet “golf” me të cilin dje ka ndodhur një aksident trafiku dhe pasi e ka njoftuar pronarin për aksidentin dhe janë marrë vesht që të nesërmen të shkojnë në kompaninë e sigurimit për dëmshpërblim, ai e ka sulmuar fizikisht dhe gjatë sulmit ka tentuar të…
Me datë 17.10.2024 ora 20:20 në NjP Kamnjan, personi B.A. (40) nga fshati Kamnjan, ka raportuar se djali i tij i mitur, teksa po kthehej nga shkolla me autobus, rreth orës 19:30 është sulmuar fizikisht nga 5 të mitur nga Sedllarca e Epërme dhe nga fshati Zherovjan i Tetovës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Kryeministri Hristian Mickoski ia bën të qartë koalicionit VLEN se nuk do të mbështes Akademinës shqiptare të shkenacve ai shrehet i prerë në qendrim e tij, në shtetë ekziston vetëm një akademi e ajo është ASHAM sipas tij, këtu përfundon gjithçka. Për ne ekziston vetëm një akademi ajo është ASHAM. Pikë. Këtu përfundon gjithçka, ka thene Mickovski. “Në Maqedoni bazuar në ligjin speial ekziston vetëm një akademi, ajo është ASHAM. Ne si VMRO-DPMNE diçcka të tillë asnuk dëshirojmë të diskutojmë dhe as nuk kemi ndërmend ta mbështesim. Për ne ekziston vetëm një akademi ajo është ASHAM. Pikë. Këtu përfundon gjithçka.…
MPB Maqedoni njofton se dje (17.10.2024) në ora 13 në Gjevgjeli, zyrtarët policorë nga SPB Strumicë, e kanë arrestuar personin S.V.(28) nga Gjevgjelia. “Gjatë kontrollit në dy lokacione në Gjevgjeli të përdorura nga personi, me urdhër të gjykatës janë gjetur marihuanë dhe një objekt me mbetje të lëndës bimore”. “Personi është ndaluar në Stacionin Policor Gjevgjeli, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.
MPB ka njoftuar se me datë 17.10.2024 në ora 17:00 në SPB Tetovë, një grua 55-vjeçare nga Tetova ka raportuar se në fillim të vitit 2024 së bashku me kushërinjtë e saj kanë kryer ndarje fizike dhe kalim të pasurisë së trashëguar nga nënat e tyre dhe pas pastrimit të vendit që i takonte dhe ishte duke përgatitur dokumentet për ndërtimin e një shtëpie në atë parcelë në komunën e Jegunovcës, ajo u njoftua se ajo parcelë tashmë është e një pronari tjetër, nga fshati Siriçinë, gjatë së cilës ajo njoftoi menjëherë avokatin e saj. E njëjta dyshon se janë…

