LSDM-ja kërkon shkarkimine Bojan Hristovskit të sapo emëruar për drejtor të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK). Sipas tyre, ish kryetari i VMRO-DPMNE-së për Shkupin dëshmon se është figurë politike i cili nuk guxon të jetë drejtues i shërbimit sekret dhe bie në kundërshtim me Ligjin për ASK-në. Por kryeministri, Hristijan Mickoski ka hedhur poshtë këto akuza duke i cilësuar sikur të pa baza. Ai ka shtuar se Hristovski nuk do të shkarkohet nga pozita e drejtorit dhe se të drejtën e profesionalizmin e tij e dëshmoi në gjykatë. I pari i Qeverisë shtoi se mbetet i fokusuar në zbatimin e reformave dhe se po punohet për shkrirjen e dy shërbimeve dhe Drejtorisë për informata të klasifikuara në një organ të vetëm të sigurisë. Lidhur me shkarkimin e Zare Milloshevskit nga pozita e drejtorit të ASK-së, Mickoski tha se i njëjti dy muajt e fundit nuk ka komunikuar me Qeverinë dhe për këtë arsye do të ketë përgjegjësi. /Alsat.mk
Data 24.07.2026
Aktuale
- Ironizon Irena Beqiraj: As iranianë, as serbë, as grekë… Rama ‘gjen’ më në fund organizatorin e protestës
- VLEN: Pranë qytetarëve të Gostivarit, vazhdojmë mbështetjen me shpërndarjen e ujit të pijshëm
- Gjorgjievski: Brenda një kohe të shkurtër do të zbulohet ndotësi i Lepencit dhe do të sanksionohet
- “Po ktheheshim nga terapia, nuk isha në protestë” – Nëna e djalit me spektër autik, përgënjeshtron Ramën: Le të vijë të ballafaqohet me mua
- Bie borë mbi Kodrën e Diellit, Poposki: Parashikimi im u realizua
- (VIDEO) Ofroi garanci 1,1 mln euro, lirohet nga burgu ish-kryetari i FFM-së
- (VIDEO) Helmimi në Gostivar zbulon probleme më të mëdha me cilësinë e ujit
- 55 ditë revoltë! Dhuna dhe arrestimet nuk e ndalin revoltën, qytetarët sërish sot në shesh për dorëheqjen e Ramës


