Një 67-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi. Mediat vendase bëjnë me dije se ditën e djeshme ( 18 tetor) 67-vjeçari me origjinë shqiptare vdiq në vend, pasi u rrëzua nga një pemë, në të cilën kishte hipur për të mbledhur dardhë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kalavrita. Shqiptari fatkeq ishte duke lëvizur me makinë drejt Dafni Kalavryton, kur në një moment anash rrugës pa një pemë me dardhë. Ai ndaloi për të marrë disa dardhë nga pema, por për fat të keq u rrëzua dhe ndërroi jetë.
Author: Hamdi Kumanova
Gjykata e Korçës ka vendosur masën “arrestit me burg” për 68-vjeçarin. Iqmet Skënderi u arrestuar tre ditë më parë për ngacmim seksual ndaj 11-vjeçares. Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg, e cila u pranua nga gjykata. Ndërsa Skënderi nuk e ka pranuar që ka ngacmuar të miturën në fshatin Strelcë.
Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate, Venko Filipçe, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas. Në fokus të bisedës ishte procesi i integrimit evropian, përkatësisht rëndësia që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën evropiane, si dhe nevoja për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt hapjes së kapitujve të negociatave me BE-në. Në takim u theksua se integrimi i shtetit është çështje e interesit kombëtar dhe çdo vonesë në përmbushjen e kushteve të kornizës së negociatave është një hap prapa për të ardhmen e qytetarëve. Kryetari i LSDM-së, Filipçe, ka shprehur shqetësimin për politikat e…
“Ende jemi duke bërë analiza, hapat e nxituar janë veprim i keq”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen e një gazetari lidhur me letrën që ishte paralajmëruar t’i dërgohet BE-së me propozim-zgjidhje për zhbllokimin e procesit të integrimeve evropiane. “Po kërkoj pak durim. Hapat e nxituar janë gjithmonë një lëvizje e keqe do të thosha, ndoshta duhet t’i tresin pak gjërat që të flemë me kokë të ftohtë dhe të marrim një vendim të vërtetë. Gjithçka është në qarkullim. Unë do të udhëtoj këtë fundjavë në Austri, do të jem pjesë e një eventi në Salzburg, më pas do të…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Beogradit nga fashizmi, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, në të cilin ka theksuar se është e rëndësishme që traditat e mira e miqësisë vëllazërore ende shërbejnë si bazë e besueshme për zhvillimin e partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Serbisë. “Operacioni sulmues i Beogradit, i cili u krye tetë dekada më parë nga forcat e Ushtrisë së Kuqe dhe çetat partizane jugosllave, është një faqe e lavdishme e historisë sonë të përbashkët. Mijëra ushtarë sovjetikë që vdiqën në luftën kundër nazizmit prehen…
Dy këshilltarë bashkiak të Shkodrës që përfaqësonin grupimin e Lulzim Bashës, të dalë nga zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, i janë bashkuar PD zyrtare, të drejtuar nga Sali Berisha. Imeldi Sokoli dhe Gloria Shllaku kanë theksuar në qëndrimet e tyre se ky hapi i ndërmarrë vjen si mesazh bashkimi në prag të zgjedhjeve të 2025, prandaj kanë ftuar që nën këtë frymë të veprojnë të gjithë demokratët. Duhet të jemi të bashkuar kunder kesaj qeverie, ishte mesazhi i tyre. Me këtë lëvizje, grupi i Lulzim Bashës mbetet në këshillin bashkiak të Shkodres me vetëm 3 këshilltarë duke…
Policia ka vënë në pranga 29-vjeçar që shpërndante doza kokaine, në qytetin e Vlorës. “Pas një hetimi të kryer bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë kanë finalizuar operacionin e koduar “Parts 35”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi V. F., 29 vjeç, banues në Fushë Dukat”, thuhet në njoftim. Gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu gjetën një sasi lënde kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde, gati për shitje./vizionplus.tv
Më pak aksidente me fatal dhe aksidente në përgjithësi janë shënuar në shtator të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Nga Policia e Kosovës kanë thënë se kanë ndërmarrë veprime me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik. Dorëshlirë ky institucion është treguar edhe në shqiptimin e gjobave, pasi nga 58 mijë gjoba që janë shqiptuar vitin e kaluar, kësaj here ky numër ka shkuar në 65 151. “Falë angazhimeve policore, periudha krahasuese e muajit shtator (2023/2024) ka rezultuar me uljen e të gjitha llojeve të aksidenteve rrugore, ku aksidentet fatale kanë shënuar ulje -81.82%,…
Vizita zyrtare e Presidentit të SHBA Joe Biden në Gjermani është një vlerësim i SHBA për rolin e Gjermanisë në Evropë dhe në botë. Me sulmin e Rusisë kundër Ukrainës, Gjermania i kujtoi të gjithë pse është kaq e rëndësishme aleanca e Natos, tha Biden. Në Berlin, Bideni e cilësoi Gjermaninë “më të ngushtin dhe më të rëndësishmin nga aleatët” e SHBA. Presidenti amerikan solli me vete vlerësime të larta për mikpritësit gjermanë. Para takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Joe Bideni theksoi se nën drejtimin e Scholzit Gjermania u ngrit në këmbë dhe u përball me momentin. Kancelarin Scholz, Bideni…
Ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, është dorëzuar edhe një kallëzim penal nga DPB Strugë, për shkak të emërimeve të paligjshme që i ka bërë në shkollat e strugës. Siç informojnë nga MPB, kallëzimi penal ndaj Merkos është dorëzuar për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme në detyrën zyrtare”. “Me datë 17.01.2022, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Strugës, në kundërshtim me dispozitat ligjore, ka marrë vendim për zgjedhjen dhe emërimin e ushtruesit të detyrës drejtor i një shkolle në Strugë. Këtë e ka bërë edhe pse e dinte se kandidatja të cilën e emëroi nuk…

