Author: Hamdi Kumanova

Qytetarët ankohen për çmimet e larta të shërbimeve mjekësore, sidomos nëpër klinikat private. Ata thonë se mezi arrijnë ti blejnë barnat elementare që ju nevojiten për gjatë muajit, e lëre më të bëjnë vizita te mjeku për problemet shëndetësore që kanë. Qytetarët shprehen të shqetësuar se për të shkuar në klinikat private duhet të kenë shumë para, ndërsa nëpër klinikat shtetërore duhet të presin shumë gjatë për shkak se nuk ka termine të lira. “Janë të shtrenjta për Zotin. Barnat nuk mund të merren me pensione. Në çdo rast duhet të jenë më të lira, nuk mundet kështu, 3-4 mijë…

Lexo më Shumë

LSDM-ja të mos shqetësohet, Maqedoni po lëviz në drejtim të duhur dhe Qeveria e VMRO-DPMNE-së ka plan dhe program që ta zhvillojë ekonominë e shkatëruar – thonë nga VMRO-DPMNE-ja duke reaguar ndaj press-konferencës së Fatmir Bytyqit. Reagim VMRO-DPMNE “LSD-ja aktron shqetësime të rreme për qytetarët dhe ekonominë, kishin shtatë vite ta zhvillojnë Maqedoninë dhe ta rrisin ekonominë. Por në vend të kësaj lanë ekonomi të shkatëruar dhe buxhet të zbrazët. Për dallim nga LSDM-ja, VMRO-DPMNE në Qeveri po ndërmerr masa konkrete për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe për rritje të standardit jetësor të qytetarëve. Për vetëm dy muaj, VMRO-DPMNE solli katër…

Lexo më Shumë

Dhjetëra anëtarë të sindikatës greke në port bllokuan ngarkimin e një kontejneri me municion të destinuara për Izraelin në shenjë proteste kundër luftës në Gaza, përcjell TV21. Municioni është transportuar me kamion nga Maqedonia e Veriut dhe duhej të ngarkohej në një anije me flamurin e Ishujve Marshall për Izraelin. Kontejneri kishte 21 ton municion. Para incidentit, sindikata e punëtorëve të portit u bëri thirrje punëtorëve të protestojnë dhe të bllokojnë dërgesën e armëve dhe municioneve që do të përdoren në luftën në Gazë.

Lexo më Shumë

Një ditë pas vendimit për suspendimin e dy mjekëve specialistë në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, për shkak të lëshimeve profesionale në lidhje me vdekjen e foshnjës 14 muajshe, Ministria e Shëndetësisë ende nuk e ka dorëzuar kërkesë në Odën e Mjekëve për marrjen e licencës e të dy mjekëve. Nga ky dikaster nuk u përgjigjën se kur do të dorëzojnë kërkesë tek Oda e Mjekëve për licencat. Nga Oda e Mjekëve thonë se nuk kanë pranuar as kërkesë për licencat e as dokumentacionin e plotë të rastit. Dy mjekë specialistë të Klinikës së Fëmijëve u suspenduan përkohësisht nga…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 13:00, në pikën e pagesës “Kadrifakovë”, policia ka konstatuar parregullsi teknike në një autobus me targa të Shkupit, përcjell TV21. “Është ndaluar dhe është kontrolluar një autobus i markës “Iveko” me targa të Shkupit, pronë e një kompanie nga Shkupi, që po drejtohej nga M.Z. (42) nga Shën Nikolla. Në kuadër të kontrollit është konstatuar se tahografi nuk ka qenë në rregull, gjegjësisht shoferi nuk ka pasur certifikatë për kontroll. Për ngjarjen është njoftuar Inspektorati Shtetëror për Transport dhe Lidhje, i cili ka shqiptuar gjobë…

Lexo më Shumë

Një grua 43-vjeçare nga fshati Luboten, në afërsi të Shkupit, ka ndërruar jetë në spitalin “8 Shtatori”. Më 18.10.2024, në orën 14:30, në SPB Shkup është raportuar nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” se në Qendrën e Urgjencës, ndërsa ishte në dhomën e kontrollit, ka ndërruar jetë M.S. (43) nga fshati Luboten, Shkup, njoftuan nga MPB. Vdekja është konstatuar nga mjeku pa shenja dhune, dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.

Lexo më Shumë

“Vendimi për ndarjen e fondeve për financimin e projekteve infrastrukturore në komunat nuk është politik. Ka komuna të kryesuara nga kryetarët e komunave nga LSDM-ja, e që morën mjete si për shembull Dellçeva, Berova, Kriva Pallanka… Nëse do të ishte politikë, ata nuk do të kishin marrë”, shprehet ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski në intervistë për Agjencinë Informative të Lajmeve. Ai nuk deshi të komentojë deklaratën e kryetares së Qytetit të Shkupit, e cila e quajti vendimin e tillë të Qeverisë një përballje me kundërshtarët. Shprehet se problemi në kryeqytet është sistemor dhe asnjë masë ndërhyrëse nuk mund…

Lexo më Shumë

Këshilli Lokal për Parandalimin e Delikuencës në Tetovë, ka ngritur alarmin, duke theksuar se shkollat janë të mbushura me nxënës që jo vetëm konsumojnë, por edhe tregtojnë lëndë narkotike. Blerta Ademi nga ky këshill thotë se, bazuar në një anketë të realizuar, kjo problematikë bashkë me lojërat e fatit vazhdon të rritet në Tetovë. Për të luftuar këtë dukuri rekomandojnë të rritet bashkëpunimi me SPB-Tetovë kurse policia të patrullojë afër objekteve shkollore. Por, një shqetësim tjetër që paraqitet është edhe fshehja e rasteve nga shkollat. Nga praktika jonë, nuk mund të themi se shkollat i fshehin këto raste. Ne kemi…

Lexo më Shumë

Derisa funksionarët shijojnë luksin, cdo I treti fëmijë në Maqedoni jeton në varfëri. Reagimi vjen nga “Levica”, sic thonë, të dhënat janë konfirmuar nga UNICEF-i, me të dhëna shqetësuese ku një numër I madh I fëmijëve janë pa mbrojtje shëndetësore, ushqime dhe veshmbathje. “Maqedonia sipas Kushtetutës është shtet social, por sistemi i egër kapitalit dhe lakmia e elitave politike, tërësisht anashkalojnë këtë përcaktim kushtetues. I bëjmë thirrje Qeverisë që urgjentisht të gjejë zgjidhje për shkurtimin e harxhimeve joracionale të funksionarëve dhe destinimin e tyre për të shkatëruar varfërinë e fëmijëve. Një shtet ku çdo i treti fëmijë jeton në varfëri,…

Lexo më Shumë