Kryetari i Partisë për Emancipim të Plotë të Romëve (PEPR), Samka Ibraimoski, thotë se në klubin e partisë së tyre në Tetovë është hedhur një mjet shpërthyes. Në njoftimin e PEPR-së nuk ka të dhëna për persona të lënduar, ndërsa thuhet se ka dëme të mëdha materiale. “Njoftojmë opinionin se me datë 21.10.2024 në klubin PEPR është hedhur një mjet shpërthyes. Të gjitha xhamat janë thyer dhe nga e gjithë kjo janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Ne e dënojmë ashpër këtë akt të intolerancës dhe mosrespektimit ndaj nesh dhe romëve nga ky qytet dhe nga i gjithë vendi. Ftojmë institucionet…
Author: Hamdi Kumanova
Shkruan: Hamzi Ibraimi Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë gjithmonë janë karakterizuara nga një ndjenjë miqësie vëllazërie dhe mbi të gjitha Turkiye ka qenë një ndër partnerët më strategjik të Shqipëris.Por gjithashtu vitet e fundit kjo lidhje dhe ky bashkpunim është përforcuar edhe më shumë përmes vizitave të shpeshta zyrtare anasjtelltas dhe aritja e bashkëpunimeve të fundit në fusha të ndryshme. Vizitat e Zyrtarëve të Lartë dhe Bashkëpunimi në Fusha Strategjike Vizitat e rëndësishme nga zyrtarët e lartë nga të dyja vendet kanë dëshmuar një angazhim të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe kulturor. Ndërsa vizita e…
Ish ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka deklaruar se mosformimi i disa fondeve janë si pasojë e dështimeve të partisë në pushtet. Bajrami thotë se Lëvizja Vetëvendosje s’ka nevojë për fushatë të re se e ka të vjetrën pasi sipas saj, nuk i ka realizuar asnjërën nga premtimet. “Për fondet e tjera të parealizuara është dështim, por LVV edhe këtu ka një përparësi sepse duke qenë se nuk e ka realizu asnjë premtim e zotim, nuk ka nevoje të bëj program qeverisëse për fushatë elektorale, i vlen i njëjti vetëm se këtë herë qytetaret nuk ju besojnë fjalëve dhe mashtrimeve…
Nga 15 punëtorët e Kopshtit zoologjik të Shkupit për të cilët tashmë ka përfunduar anketa epidemiologjike nga ana e epidemiologëve të Qendrës për Shëndet Publik (QSHP) dhe Institutit për Shëndet Publik (ISHP), për katër prej tyre gjatë ditës së nesërme do të jepen vendime për mbikëqyrje shëndetësore, ndërsa te njëri prej tyre i cili të premten ka shfaqur simptoma të temperaturës së lartë dhe diarre, do të testohet për praninë eventuale të gripit të shpendëve. Për shkak të shpërthimit të “gripit të shpendëve”, Kopshti zoologjik në Shkup është mbyllur për të tretën ditë. Autoritetet shëndetësore dhe ekspertët sigurojnë se pavarësisht…
Nga sot, nis vaksinimi kundër gripit sezonal, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, nga ku njoftuan se kanë siguruar 70 mijë vaksina falas. Deri më tani në portalin e internetit vaksinacija.mk për vaksinim kundër gripit sezonal kanë aplikuar rreth 33.000 qytetarë, që sipas autoriteteve shëndetësore tregon rritje të vetëdijes për rëndësinë e vaksinës në mbrojtjen e shëndetit publik. Vaksinimi do të kryhet në 36 lokacione në të gjithë vendin. Në Shkup qytetarët e interesuar do të mund të vaksinohen në pesë institucione: Qendra për shëndet publik, poliklinikat e Bukureshtit, Bit Pazarit dhe Idadija, ndërsa punëtorët shëndetësorë do të mund të vaksinohen në…
Një bombë është hedhur në një lokal në Tetovë por nuk jepen më shumë detaje për ngjarjen informon Tetovasot. Pritet që policia të jep më shumë informacione për ngjarjen në ndërkohë që për momentin ata janë duke bërë hetimet . Tetovasot do jep më shumë hollësi në vijim.TS
“Për fat të keq, Maqedonia ka shpenzuar mbi një miliard euro për ushqim vitin e kaluar. Ajo që ne po bëjmë si strategji është që fillimisht të rikthehet besimi i fermerëve në institucionet sepse ky është momenti kyç pse po zvogëlohet prodhimi ynë”, tha ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski në një intervistë në RTVM. Ai tha se po punohet për projektimin dhe restaurimin e sistemeve të ujitjes sepse janë një segment i rëndësishëm në prodhimin bujqësor. Tripunovski tha se subvencionet do të paguhen rregullisht. Fermerët duhet të ndjejnë se në anën tjetër kanë një partner me të cilin mund të…
Partia maqedonase në opozitë LSDM, thotë se drejtori i emëruar i Agjencisë për Siguri Kombëtare Bojan Hristovski, ka konfirmuar se nuk posedon certifikatën përkatëse të sigurisë. Nga LSDM thonë se Hristovski nuk ka certifikatë “sekret shtetëror” dhe kërkesë për një certifikatë të tillë e ka paraqitur vetëm pasi është emëruar drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare me direktivë partiake. “ASK si shërbim sigurie ka shumë informacione të klasifikuara të nivelit më të lartë, ndaj të cilave drejtori aktual nuk ka të drejtë të ketë njohuri deri sa të marrë certifikatën. Kjo konfirmon të gjitha dyshimet nëse Hristovski i plotëson kushtet…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Salzburg do të marrë pjesë në Samitin e 20-të Evropian kushtuar Bashkimit Evropian, ku do të mbajë fjalim. Mickoski në Facebook ka njoftuar se mbrëmë ka marrë pjesë në një darkë, me ftesë të kryetarit të Salzburgut dhe kryetarit të Institutit të rajoneve evropiane, Franz Schausberger. “Bashkëbiseduesve të mi ua kam përcjellë angazhimet dhe synimet tona drejt rrugës evropiane të Maqedonisë. Evropa duhet të hapë dyert për vendet që bëjnë hapa përpara, tha Mickoski në një postim në Facebook. Të martën ai do të ketë një takim me presidentin e Austrisë Alexander Van der Bellen…
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dëshiron ta informojë opinionin më të gjerë se nga projektet e fundit të dedikuara për komunat për të cilat solli vendim ditë më parë edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në këtë Ministri kanë aplikuar dhe kanë marrë projekte edhe komuna që drejtohen nga kryetarë të komunave edhe të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të Frontit Evropian siç janë Komuna e Haraçinës, Komuna e Kërçovës, Komuna e Likovës, Komuna e Vrapçishtit, Komuna e Shutkës. Dhe kjo dëshmon vetëm një gjë – se në asnjë rast ne nuk jemi nisur nga parimi i përkatësisë…
Komuna e Sarajit vazhdon të insisitojë se përgjegjës kryesor se përse kjo Komunë u la pa mbështetje financiare nga Qeveria është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor dhe Ministri Izet Mexhiti. Nga kjo Komunë thonë se kanë aplikuar me kohë, po edhe pas 4 muajve dhe 2 urgjencave të lëshuara nga Komuna, nuk u dha pëlqimi për projektin e rrugës së Fshatit Llaskarcë. Sipas Komunës së Sarajit, Ministria përkatëse sipas afatit të paraparë me ligj duhej të jepte pëlqim pozitiv deri më datën 19 Korrik 2024, gjë të cilën ende nuk e ka bërë dhe heziton ta bëjë. Gjithashtu,…
Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se do të ketë rritje të subvencioneve për 1 miliard e 300 milione denarë për rreth 20 000 bujq. Gjendja e bujqëve thotë Mickoski është katastrofale, pasi të tillë e trashiguam. Nga periudha 25 dhe 26 qershor deri më 17-18 nënëtor tha se më shumë se 1 miliard e 300 milion denarë u janë paguar bujqëve për subvencione. Kjo sipas tij deri më tani ka qenë e pamundur. Ai paralajmëroi se ky konsolidim do të vazhdoj edhe vitin e ardhshëm. Hristijan Mickoski, kryeministër “Do ju kujtoj se kemi pasur çmim jashtëzakonisht të mirë për vreshtarët, për…

