Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar pak momente më parë në Tiranë. Raportohet se Meta ndodhej afër një Qendre Tregtare në Tiranë në momentin e ekzekutimit të urdhrit të SPAK. Meta është akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish. SPAK ka dhënë masë sigurie “detyrim paraqitje” edhe për Monika Kryemadhin, bashkëshorten e Ilir Metës, të arrestuar këtë të hënë. Meta është nën akuzë për 3 vepra penale.
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në Samitin Evropian të në Salzburg me moton :”BE: Nuk ka ardhmëri pa reforma” theksoi se ardhmëria e Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe në atë rrugë shteti ka bërë një sërë lëshimesh dhe hapa të cilat e dëshmojnë përkushtimin tonë për ardhmërinë evropiane. Sipas Mickoskit, ajo që mungon është vullneti i ndjekur me vepra që rajoni vërtetë të dalë nga dhoma e pritjes drejt realizimit të ardhmërisë evropiane. Kryeministri më tej, ka potencuar se ardhmëria e rajonit është në transformimin dhe ndërlidhjen ekonomike dhe politike. Fokus i Maqedonisë, sipas Mickoskit është që…
Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,08 % në raport me vendimin e datës 18.10.2024. Nga data 22.10.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 77,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 79,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 68,50 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 68,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 42,573 (denarë/kilogram) Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë…
LSDM-ja propozon rritjen e pagës minimale në 27 700 denarë. Kreu i partisë Venko Filipçe tha se standardi i jetës së qytetarëve duhet të rritet ashtu siç qeveria u ka premtuar qytetarëve. Sipas tyre VMRO DPMNE-ja dëmton ekonominë dhe në mënyrë joekonomike shpenzon buxhetin. “Ky paralajmërim dhe ndryshim i ligjit do të thotë se vendosim nen të ri në suazat e asaj se si formohet paga, do të thotë, me nenin e ri të ndryshimit, propozojmë paga të rritet për 12,3% kurse më tej metodologjia dhe përllogaritja të mbetet e njëjtë. Kjo do të thotë se paga prej marsit të…
Me datë 20.10.2024, në ora 19:20, në lagjen Hanet e Mavrovës, punonjësit policorë të NjP Mavrovë, kanë privuar nga liria personin R.Gj. (54) nga Gostivari. Ai në ora 19:00 është denoncuar nga bashkëshortja e tij 56-vjeçare se ka tentuar ta sulmojë me një mjet të mprehtë në vikend shtëpinë e tyre në hanet e Mavrovës. Ai është ndaluar në Stacionin policorë për veprime të mëtejshme dhe i është marrë mjeti i mrehtë. Pas dokumentimit të çështjes kundër tij, do të vijojë parashtresa përkatëse.TS
Në Gjykatën Themelore në Strugë sot nuk do të mbahen dy seancat e caktuara kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollat fillore për shkak të mosdorëzimit të rregullt të dokumentacionit deri te dëshmitarët. Nga gjykata thonë se kanë pasur probleme me dorëzimin deri te dëshmitarët. “Dy dëshmitarët që duhej të merren në pyetje sot, në të dyja lëndët, nuk janë në gjendje të marrin pjesë në seancë”, deklaroi avokati i Merkos, Igor Petkovski. Në cilësinë e dëshmitarëve sot është dashur të paraqiten ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut planifikon që në të ardhmen, të prezantojë fluturime ndërkontinentale nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit njoftoi portali exyuaviation.com. Siç shkruan në njoftimin e tyre, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, ka thënë se tashmë kanë filluar të punojnë në të dhe se është i vetëdijshëm se është një ambicie e madhe, transmeton Portalb.mk. “Qeveria ka plane për organizimin e fluturimeve ndërkontinentale nga aeroporti i Shkupit, që do të jetë rast unik jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin. Tashmë kemi filluar punën për të dhe besoj se është një ambicie e madhe, por do…
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 40-vjeçar nga Kosova, që sipas tyre, kërkohej nga Interpoli i Austrisë “Me datë 20.10.2024 në ora 12:45 në vendkalimin kufitar Jazhincë, gjatë hyrjes në vendin tonë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin Z.K (40) nga Kosova pasi që gjatë kontrollit është konstatuar se i njëjti është regjistruar në masën “arrest” me kërkesë të Interpolit të Austrisë. Ai ka tentuar të arratiset, por është ndaluar nga efektivët e policisë. I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë në SPB Tetovë për procedurë…
E mërkura e ardhshme (23 tetor) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e RMV-së. Kështu njofton Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinis. Të mërkurën do të shënohet Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase. “Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 23 tetor 2024 (e mërkurë), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”. ” Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë uron qytetarët…
Policia njoftoi se dje, në orën 21:00, oficerët e policisë nga SPB Shkup arrestuan M.P. (43). I arrestuari, më 18.10., rreth orës 22:30, në shtëpinë familjare, ka kërcënuar gruan dhe vajzën e tij, dhe më pas e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij 19-vjeçare, duke përdorur një objekt të fortë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.
Nga VMRO-DPMNE thonë se kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska “e cila njihet se nuk kujdeset për qytetarët, nuk kujdeset për paratë e popullit, tani ishte në prag të shkaktimit të epidemisë me gripin e shpendëve”. Thonë se Danela Arsovska së bashku me koalicionin LSDM, BDI dhe “Levica”, me të cilët bën të gjitha marrëveshjet e dyshimta, janë të interesuar vetëm për intriga dhe për pak ka shpëtuar të jenë shkaktare e gripit të shpendëve dhe epidemisë në të gjithë qytetin. “Arsovska, i mbështetur nga LSDM, BDI dhe “Levica”, ka ndërruar vetëm drejtorët e Kopshtit Zoologjik të Shkupit, i…
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona dhe ka dëmtuar një veturë dhe xhamat e një lokali. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00 në rrugën “Tirana”, në Prishtinë. Tutje bëhet e ditur se njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë dhe ka dëmtuar një veturë dhe xhamat e një lokali. Njëri nga viktimat…

