Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona dhe ka dëmtuar një veturë dhe xhamat e një lokali.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00 në rrugën “Tirana”, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë dhe ka dëmtuar një veturë dhe xhamat e një lokali. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.