Për shkak të nxehtësisë së vazhdueshme në Evropë, shumë turistë evropianë po udhëtojnë drejt Kinës për t’u freskuar gjatë pushimeve verore. Ky trend, jo vetëm ka rritur ndjeshëm shpenzimet në fushat e akomodimit, ushqimit dhe blerjeve, por ka sjellë edhe mundësi të reja biznesi për sektorët përkatësë. Sipas statistikave nga Ctrip, gjatë kësaj vere, nga 20 vendet më të mëdha burimore të turistëve ndërkombëtarë, vendet evropiane përbëjnë 30% të tyre, ndërsa rezervimet janë rritur 275% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, madje edhe rezervimet për bileta janë rritur më shumë se 20 herë.
Nga këto, Rusia përbën 53.5% të rezervimeve, me një rritje prej 553% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vendet e Evropës Perëndimore si Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania përbëjnë gati 42% së bashku, me një rritje totale afërsisht 150% krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas First Financial në shumë pika turistike, Franca, Britania Italia, Rusia dhe Spanja janë vendet kryesore burimore të turistëve evropianë që vijnë për të shijuar freskim veror.
Të dhënat nga platforma turistike HopeGoo tregojnë se që nga korriku, qytete si Edinburgu, Barcelona, Londra, Madridi dhe Roma kanë pasur rritje mbi 20% në rezervimet e biletave të fluturimit drejt Kinës; disa linja kryesore nga Britania e Madhe drejt qyteteve kineze, gjithashtu kanë pasur rritje mbi 80% krahasuar me vitin e kaluar



